VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RIVARRIMI I ESHTRAVE TË HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINIT"Një komb që nuk nderon heronjtë e vet, do të zhduket" (Abraham Linkolni)Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RIVARRIMI I ESHTRAVE TË HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINIT
"Një komb që nuk nderon heronjtë e vet, do të zhduket"
(Abraham Linkolni)
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 04.30.2015, 07:09am (GMT+1)



Komuna e Mitrovicës njoftoi më heret këtë muaj se është vendosur që rivarrimi i eshtrave të heroit të Kombit Shqiptar, Isa Boletinit të bëhet me 10 qershor të këtij viti.  Pas shtyrjeve të herë pas hershme të rivarrimit të eshtrave të këtij heroi të kombit, njoftohet se më në fund Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka zhvilluar mbledhjet paraprake të kabinetit të tij dhe në lidhje me organizimin e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, ai ka takuar gjithashtu edhe Gjeneral- Brigade, Zymber Halimin, Drejtorin e Policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçin si edhe përfaqsuesin e familjes së Isa Boletinit, Gazmend  Boletinin.   Në njoftim thuhet gjithashtu se Mitrovica po bën përgatitjet e nevojshme për rivarrimin sa më dinjitoz të eshtrave të këtij burri të madh të Kombit Shqiptar.


Natyrisht se organeve kompetente të Mitrovicës u takon organizimi dhe përgatitjet e nevojshme për këtë ngjarje historike por ky është një moment në historinë shqiptare, i cili duhet të tërheq vëmendjen jo vetëm të Mitrovicës dhe Kosovës, por duhet të nxitë interesimin dhe pjesëmarrjen zyrtare dhe jo zyrtare të autoriteteve shtetërore dhe qeveritare nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, përfshirë Shqipërnë, sepse Isa Boletini jetoi, veproi dhe u vra për idealet dhe të drejtat mbarë kombëtare të shqiptarëve.   

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës që u mbajtë më heret këtë muaj, Kryetari Agim Bahtiri ka shpallur se duke filluar nga 6 Qershori Mitrovica do të ketë festë, duke kërkuar njëkohsisht edhe angazhimin e plotë të të gjitha strukturave të komunës që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të dalë sa më me sukses dhe të bëhet në mënyrën sa më dinjitoze që meriton ky burr-shteti shqiptar i të gjitha kohërave dhe ashtu siç i ka hije kombit për të nderuar herojë të dalluar të tij, si Isa Boletini.    Ndoshta, si rrallë nga figurat më të ndritura të historisë së Shqiptarëve, Isa Boletini -- dorë e djathtë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit -- me dorë në pushkë dhe me pushkë në dorë gjithmonë në mbrojtje të interesave territoriale kombëtare, në thjeshtësinë e tij posedonte vlerat më të mira të kombit shqiptar, vlerat fisnore të tij -- siç janë nderi dhe burrënia, por mbi të gjitha atdhedashurinë - të jetuara, të zbatuara dhe të mishëruara në qënjen e shqiptarit me shekuj, e të cilat janë trashëgimi e shënjët e patriotëve dhe herojve të kombit shqiptar, si Isa Boletini.  Ai jo vetëm ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer për bashkatdhetarët e vet, por  megjithëse i pa shkollë, Isa Boletini ka lënë një përshtypje mbresëlënse edhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare dhe në radhët e të huajve me të cilët ai ishte takuar, si pjesë e delegacioneve të ndryshme.  

Aubrey Herbert, një diplomat anglez i asaj kohe me përvojë ballkanike, kishte lidhje të ngushta me Shqiptarët, por veçanërisht me Isa Boletinin i cili, sipas tij, ''kalonte orë të tëra në shtëpinë time'' gjatë qendrimit të tij në Londër -- shkruan në kujtimet e tija se '' Shqiptarët që erdhën në Angli lanë një përshtypje të shkëlqyer''.   Ai e përshkruan Isa Boletinin si "më të pashmin dhe më i shprehuri i delegacionit''. Ai shton se megjithëse Boletini ''ishte i pa shkollë, ai gëzonte një reputacion që e dallonte atë për kurajon dhe trimërinë për të cilat ishte i njohur.   

Veprat e tija ishin madhështore dhe arratisjet e tija nga serbët dhe turqit ishin këthyer në legjendë.''   Gjatë takimit me përfaqsuesin e lartë britanik,  Z. Lloyd George, sipas  kujtimeve  të Aubrey Herbert, Isa Boletini iu drejtua përkëthyesit të delegacionit shqiptar, Tonin Prekës duke i thënë:  "Thuaji atij, (Lloyd George) se unë jam malësor, ashtu si është ai dhe se unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë."

 Po, Isa Boletini ishte dëshmitar i vuajtjeve të popullit të tij, por jo vetëm dëshmitar, ai bëri ç'mos gjatë gjithë jetës së tij, si në fushën ushtarake ashtu edhe atë diplomatike , në përpjekje që vuajtjet e popullit të tij të lehtësoheshin sadopak ose të zhdukeshin duke u përpjekur që kombit të vet -- të njërit prej popujve më të vjetër të Europës -- t'ia siguronte lirinë dhe pavarësinë e mohuar prej shekujsh.

Jeta, sakrificat dhe veprimtaria e tij ushtarake dhe diplomatike, në mbështetje të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta, duhet të jetë shembull për të gjithë ata që ia duan të mirën këtij kombi të vogël në Ballkan, por mbi të gjitha, Isa Boletini duhet të jetë frymëzim për ata që sot janë vënë në krye të  kombit  shqiptar dhe të cilët në dorë të tyre kanë fatin e shqiptarëve sot.  Deklarata e Isa Boletinit edhe sot, pas pothuaj 100 vjetë ç'prej vrasjes së tij nga serbo-malazezët se,  "Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të mirën e Atdheut tim, për lirinë e popullit tim", duhet të tingëllojë aq aktuale sa edhe i denjë për tu kopjuar.   Cili prej politikanëve të sotëm që i janë futur politikës këto 25-vitet e fundit anë e mbanë trojeve shqiptare, mund të pohojë me Isa Boletinin se, "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnisë.  Nuk lypi shpërblime për vete.  Unë jam mirë kur ashtë mirë Shqypnia?"

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në Mitrovicë me 8 qershor,  është një ngjarje historike jo vetëm për Mitrovcën dhe për Kosovën, por për mbarë Kombin Shqiptar, pasi atij ai i përket.  Ai punoi, luftoi dhe u vra për lirinë dhe pavarësinë e kombit të vet. Për të, ai flijoi gjithçka, përfshirë edhe familjen.  Mbarë kombi i ka  borxh këtij heroi një rivarrim të suksesshëm dhe të denjë, me një pjesëmarrje sa më të madhe mbarë kombëtare, ashtu si i ka hije kombit dhe vlerave për të cilat dallohej Isa Boletini: nderi dhe burrënia, atdhedashuria dhe vetflijimi për të mirën e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve.  Jam i sigurt se shqiptarët nga të gjitha trojet e veta autoktone në Ballkan, në mënyrë të oganizuar dhe në nivelet më të larta, do të jenë të pranishëm në Mitrovicë me 10 qershor për të rivarrosur  eshtrat e njërit prej bijve më të mirë të tij, duke  treguar, siç ka thënë ish-presidenti amerikan Xhon F. Kennedy, "Se një komb e dallon veten jo vetëm nga burrat që dalin prej tij, por e dallon vetën edhe nga burrat që ai nderon, si dhe nga burrat që ai kujton.....".  Burra më të mëdhej se sa Isa Boletini, rrallëherë ka lindur kombi shqiptar! Si i tillë, ai duhet të nderohet dhe të kujtohet nga të gjithë qershorin që vjen në Mitrovicë.

Le të shërbejë rivarrimi i eshtrave të këtij burri të madh të historisë shqiptare si një frymëzim edhe për brezat e sotëm dhe të ardhëshëm të udhëheqsve shqiptarë për të ndjekur shembullin e jetës dhe të veprimtarisë së Isa Boletinit, të nderit e të burrënisë, të atdhedashurisë, të vetmohimit dhe të vëllazërimit shqiptar.  Ashtuqë më në fund -- duke u zhveshur nga interesat e tyre politike, personale dhe partiake,dhe si përfaqsues të zgjedhur të jenë dëshmitarë dhe lehtësues të vuajtjeve të popullit të vet, duke shpresuar se zemërat e tyre, sipas Isa Boletinit, "të jenë të sjellshme karshi atyre që vuajnë."  Po, ai me të vërtetë ishte dëshmitar i vuajtjeve të popullit të tij dhe bëri ç'mos që t'ia lehtësonte ato vuajtje, por a janë të aftë përfaqsuesit politikë të sotëm të shqiptarëve kudo në trojet e veta, të pohojnë së  bashku me Isa Boletinin, se ata janë mirë, "Kur ashtë mirë Shqipënia". A është mirë sot Shqipëria dhe a janë mirë shqiptarët?   Është në dorë të tyre, si asnjëherë më parë, që Shqipëria dhe shqiptarët, t'a ndjejnë sot veten mirë në trojet e veta autoktone!  Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit, është një rast i mirë reflektimi serioz mbi vlerat që përfaqëson ky burr i denjë i kombit shqiptar dhe njëkohësisht duhet të jetë edhe një rast solidarizimi mbarë kombëtar rreth këtyre vlerave!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SA PËR KUJTESË PROFESORIT NEXHMEDIN SPAHIUNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.28.2015)
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!Nga FRANK SHKRELI (04.24.2015)
PINJOLLI I NJË FAMILJEJE REFUGJATËSHPËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA?Nga FRANK SHKRELI (04.22.2015)
NJË QËNDRIM PARADOKSAL I MINISTRIT BUSHATI NDAJ NJË DIPLOMATI TË KARRIERËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.22.2015)
DebatA DI ZOTI SHQIP?Nga GANI MEHMETAJ (04.22.2015)
70 vjetori i gjyqit specialKOLABOACIONIST APO PATRIOT...?Nga RESHAT KRIPA (04.22.2015)
KOL BIB MIRAKAJ: VETVRASJA E NJË KOMBINga FRANK SHKRELI (04.16.2015)
"FOL SHQIP, SE JE SHQIPTAR!"(Mos u mërzit, miku im Albert Zholi)Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.15.2015)
'ATA TË CILËT U MOHOJNË LIRINË TË TJERËVE, NUK E MERITOJNË AS PËR VETEN'ABRAHAM LINKOLNI - ME RASTIN E 150 VJETORIT TË VRASJESNga FRANK SHKRELI (04.14.2015)
RibotimAGIM RAMADANI - POEMË E PAMBARUAR E SAGËS SHQIPTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]