Legjenda e baletit rus, Maya Plisetskaya
ka ndërruar jetë në Gjermani në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i
ditur nga Teatri Bolshoi, drejtori i së cilës, Vladimir Urin tha se
shkak ishte një arrest kardiak.
"Doktorët u përpoqën të bënin
gjithçka, por ishte e pamundur ta shpëtonin", është cituar të ketë thënë
ai nga agjencia ruse e lajmeve "Itar-TASS".
Presidenti rus,
Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjarëve
dhe të afërmve të Plisetskayas. Balerina iu bashkua Teatrit të Bolshoit
në vitin 1943, duke rrëmbyer vëmendjen e audiencave mbarë botërore me
performancat e saj.
Në vitin 1960, ajo u bë balerinë e parë
(prima balerinë)e Bolshoit. Mes roleve më të spikatura të saj ishin ato
të Odette-Odile, në "Liqeni i Mjelmave"; Aurora në "Bukuroshja e fjetur"
dhe Carmen në "Suitën e Carmenit".
Plisetskaya u largua nga
skena në moshën 65-vjeçare, duke u bërë një koreografe dhe duke dhënë
mësim për qindra balerinë të tjerë nga e gjithë bota. Ajo u transferua
në Mynih të Gjermanisë me bashkëshortin e saj kompozitor, Rodion
Shchredrin, në vitin 1991.