Numri i kandidatëve për presidentë për zgjedhjet e vitit 2016 po shtohet, me tre republikanë të tjerë që po hyjnë në garë.
Ish-Presidentja e kompanisë Hewlett-Packard, Carly Fiorina tha sot se
do të kandidojë, dhe ish-neurokirurgu Ben Carson shpalli kandidaturën
në Detroit. Një tjetër kandidat, ish-guvernatori i Arkansasë Mike
Huckabee ka në plan të hyjë në garë nesër.
Zonja Fiorina ka gjasa të jetë e vetmja grua me peshë që do të hyjë
në garën republikane ndërsa Carson i vetmi afrikano-amerikan.
Fiorina ka shërbyer si këshilltare ekonomike e senatorit John McCain
gjatë garës presidenciale të vitit 2008 dhe në vitin 2010 kandidoi për
një vend në senat por nuk fitoi.
Carson u shfaq në skenën kombëtare politike para dy vjetësh me një
fjalim ku kritikoi planin e Presidentit Barack Obama për reformën e
sistemit shëndetësor, por ai është kritikuar pasi e ka krahasuar këtë
plan me skllavërinë, si edhe për komente për homoseksualët.