Që nga viti 2002 e deri në janar të këtij viti,
bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botën e jashtme kanë paguar në
kufirin e Kosovës në emër të taksës kufitare shumën prej 131 milion e
800 mijë euro.
Nga
kjo shumë në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e sigurimit të
Kosovës kanë paguar vetëm 10 milion e 260 mijë euro ose 7.8 % të të
hyrave. Asnjë cent nga mbetja nuk janë derdhur në buxhetin e Kosovës,
por ato mjete kanë mbetur në dispozicion të kompanive të sigurimit.
Kështu ka thënë Naser Osmani , deputet në kuvendin e Kosovës gjatë seancës së sotme.
Ai
po ashtu ka thënë se mungesa e Kartonit të Gjelbër dëmton rëndë
ekonominë e Kosovës sepse pa të ne nuk mund të kemi kompani të
shpedicionit dhe në mungesë të saj derdhim para për kompanitë
shpedituese jashtë Kosovës për transport të mallrave. Sipas tij janë
bashkatdhetarët tanë më të dëmtuarit si pasoj e neglizhencës sonë.
Duke
pasur parasysh këto shuma përfitimi, Osmani ka kërkuar me urgjencë që
qeveria e Kosovës të shpreh interesimin dhe ti drejtohet sekretariatit
të Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Brukselit që kjo çëhstje të
trajtohet në Asamblenë gjenerale të Kartonit të Gjelbër që mbahet më 26
dhe 27 maj në Poloni.
Po ashtu Osmani ka kërkuar nga qeveria që sa
më parë të të formoj një komision të nivelit të lartë që të përfshinë
kabinetin e kryeministrit, ministrin e diasporës , Bankën Qendrore të
Kosovës-guvernatorin dhe Byronë e Kartonit të Gjelbër të Kosovës që sa
më parë të bëjnë zgjidhje për këtë çështje./kp