E Mërkurë, 10.30.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHËNIMI I VIJËS KUFITARE KOSOVË-MALI I ZI DREJT PËRFUNDIMIT

E Mërkurë, 05.06.2015, 02:55pm (GMT+1)



Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se punët rreth shënimit të kufirit ndërmjet Republikës se Kosovës dhe shtetit të Malit të Zi, janë në përfundim e sipër.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar së fundmi se Komisioni Kosovar Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka përfunduar punët, por sipas tij, janë edhe disa çështje që kanë mbetur për t'u sqaruar me Komunën e Pejës dhe banorët e atyre viseve ku do të shënohet vija kufitare me Malin e Zi.

"Asgjë nuk mund të ndodhë dhe asgjë nuk mund të kryhet jashtë dokumenteve, të cilat vërtetojnë se ku ka qenë dhe ku duhet të shënohet kufiri. Unë mendoj se kjo punë mund të kryhet dhe se zvarritja e këtij procesi, nuk mund të na çoj as më shumë në territorin e Malit të Zi, as nuk i fut ata në territorin tonë".

"Kufiri është i qartë, vetëm se duhet të sqarohet me qytetarët në mënyrë që të mos ketë ankesa dhe ata t'i pranojnë argumentet të cilat atyre u ofrohen", tha Mustafa.

Rreth shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, për disa kilometra kontestuese, ka pasur reagime dhe pakënaqësi nga pronaret e atyre tokave ku do të përcaktohet vija e përhershme kufitare.

Ali Lajçi, kryetar i Komisionit Komunal për ketë çështje, i cili thotë se është emëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, konsideron se lidhur me punën e deritanishme për shënimin e vijës ndarëse të kufirit me Malin e Zi, janë bërë shkelje të mëdha.

"Nga kjo zonë, kemi shqetësime të mëdha të pronarëve të shfrytëzuesve e të tjerë. Ata thonë se cenohet prona. Vetëm në anën e Rugovës shkon deri në 7 mijë hektarë, kurse nga pjesa e Kullës kemi edhe 5 kilometra që jemi duke e bërë llogarinë e tyre në sipërfaqe dhe kjo është e papranueshme". Ë

"Është një cenim i rëndë, janë marrë bjeshkët kryesore", tha Lajçi.

Kurse, kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, tha për Radion Evropa e Lirë, se procesi për shënimin e vijës kufitare është duke shkuar pa problem.

Ai thotë se kufiri i vitit 1974, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe Pakoja e Ahtisarit, janë pjesë përbërëse e vendimmarrjes për vijën kufitare.

"Komisioni shtetëror ka mbledhur gjithë dokumentacionin relevant dhe e ka prezantuar. Kosova nuk e ka as një pretendim për territore të huaja sikurse as Mali i Zi që nuk ka shprehur ndonjë pretendim në territoret tona. Prandaj, komisioni e ka pasur për detyrë që të punojë në bazë të dokumenteve dhe detyrave që i ka marrë përsipër me vendimin e qeverisë", ka shpjeguar Meha.

Meha tha se si komision janë në dijeni për disa pakënaqësi të disa banorëve të asaj ane, por pretendimet e tyre duhet të dokumentohen me fakte.

"Kemi mbajtur 15 takime me banorët e asaj ane, me kryetarin e Komunës së Pejës i kemi sqaruar të gjitha gjërat. Presim me transparencë që t'i ofrojnë dokumentet për atë që pretendojnë dhe ajo do të jetë", tha Meha.

Lidhur me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me zyrtarë nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë.

Ata thanë shkurt se "nuk ka rrethana të reja lidhur me marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës".

Përfundimin e çështjes së shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovës.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I KOSOVËS - AKUZA E FJALËS FYESE NDAJ QEVERISË (05.06.2015)
MBI 131 MILIONË EURO PËRFITUAN KOMPANITË E SIGURIMEVE NË KOSOVË NGA DIASPORA (05.06.2015)
POLICIA BLLOKON BULEVARDIN ILINDEN - PROTESTUESIT ULEN NË RRUGË (05.06.2015)
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.06.2015)
FATOS LUBONJA - ISLAMI ËSHTË FÉ E PAQES (05.06.2015)
HAPJA E DOSJEVE E TRONDIT KOSOVËN (05.06.2015)
ANTON QUNI - FATOS KLOSI ISHTE NJË SABOTUES LUFTE (05.06.2015)
QEVERIA SHPËRNDAU ME DHUNË PROTESTËN E OPOZITËS NË SHKUPMorën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar (05.06.2015)
KËSHTU E MBROJTI DIOGUARDI KOSOVËN NË WASHINGTON PARA SERBIT VEJVODA (05.05.2015)
KUKËS - SHTYP ME DHUNË PROTESTËN, PEZULLOHET SHEFI I KRIMEVEShefi i Krimeve Albion Xhitoni nxorri armën dhe kërcënoi protestuesit me fjalë fyese (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]