NJU JORK - PRESIDENTIT NISHANI IU DORËZUA MEDALJA E NDERIT PËR ROLIN E SHQIPTARËVE NË SHPËTIMIN E HEBREJVE
E Mërkurë, 05.06.2015, 07:03pm (GMT+1)
Me një ceremoni në Nju Jork, Presidentit Bujar Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Wallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës. Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Në vitin 1945, ai u rrëmbye nga sovjetikët për të mos u parë më. Fondacioni u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum. Pas ceremonisë së çmimit u shfaq filmi dokumentar Besa në një sallë të mbushur plot. za
www.voal-online.ch
|