E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BE SHQETËSOHET NGA PROTESTAT E DHUNSHME NË SHKUP

E Mërkurë, 05.06.2015, 07:21pm (GMT+1)



Bashkimi Evropian ka shprehur sot shqetësime pas protestave të dhunshme para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë. Zëdhënësja Maja Kocijançiç ka theksuar nga Brukseli se protestat duhet të jenë të qeta dhe drejtuesit politik të gjejnë sa më parë një zgjidhje për krizën politike në vend. Zëdhënësja citohet të ketë përkujtuar parimet e Komisionit Evropian për lirinë e protestimit në mënyrë të qetë dhe lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, protestat e mbrëmshme shkaktuan një gjendje të tendosur; ndërkohë që nga përplasjet në mes tyre morën lëndime dhjetra demonstrues dhe policë."‹"‹

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila veprimet e protestuesve i quajti si sulme vandale kundër policisë, tha se tridhjetë e tetë policë kishin marrë lëndime, gjashtë prej tyre më rëndë, ndërsa 38 demonstrues ishin arrestuar.

Sjellja e policisë kishte qenë e matur dhe në bazë të standardeve ligjore, sipas ministres së Rendit.

Por, pjesëmarrës në protestat e mbrëmshme që zgjatën deri vonë pas mesnate thonë se policia kishte ushtruar dhunë kundër tyre, madje edhe pasi kishte shpërndarë masën, kishte vazhduar t'i kërkojë demonstruesit nëpër rrugë, sheshe dhe nëpër apartamente banimi në afërsi të vendit ku u zhvillua protesta.
Gjatë protestave u panë dhe disa flamuj shqiptarë, krahas atyre shtetërorë, që është mbase, hera e parë në ngjarje të këtilla, duke pasur parasysh mungesën e tolerancës dhe gjendjen e brishtë ndëretnike në Maqedoni.

Protesta pasoi publikimin nga opozita të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë qeveritarë, të cilët flisnin në lidhje me vrasjen e një të riu maqedonas nga një pjesëtar i policisë speciale në vitin 2011, një akt ky që u mbajt disi i fshehur për 48 orë, si nga autoritetet, poashtu edhe nga një pjesë e mjeteve të informimit të afërta me pushtetin.

Zhvillimet e fundit kanë shkaktuar lëvizje brenda koalicionit të partive maqedonase në pushtet. Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, një parti e vogël që bën pjesë në qeveri, ka njoftuar prishjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Nikolla Gruevski.
 
Analistët nuk presin qetësimin e gjendjes brenda një të ardhmeje të afërt, sidomos tash që Lidhja Social Demokrate e opozitës ka paralajmëruar protesta të mëdha që do të mbahen më shtatëmbëdhjetë maj. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOSEPH DIOGUARDI - PA NJË ZGJIDHJE TË DREJTË NË MARRËDHËNIET ARMIQËSORE MES KOSOVËS E SERBISË, NUK DO TË KETË PAQE DHE STABILITET NË BALLKAN (05.06.2015)
NJU JORK - PRESIDENTIT NISHANI IU DORËZUA MEDALJA E NDERIT PËR ROLIN E SHQIPTARËVE NË SHPËTIMIN E HEBREJVE (05.06.2015)
BANKA E SHQIPËRISË RISHIKON ME ULJE RRITJEN EKONOMIKENgadalësim i aktivitetit ekonomik dhe në tremujorin e parë të vitit (05.06.2015)
LIGJVËNËSIT E NJU JORKUT NDEROJNË BESËN SHQIPTARE - I PRANISHËM PRESIDENTI NISHANI (05.06.2015)
SHËNIMI I VIJËS KUFITARE KOSOVË-MALI I ZI DREJT PËRFUNDIMIT (05.06.2015)
KUVENDI I KOSOVËS - AKUZA E FJALËS FYESE NDAJ QEVERISË (05.06.2015)
MBI 131 MILIONË EURO PËRFITUAN KOMPANITË E SIGURIMEVE NË KOSOVË NGA DIASPORA (05.06.2015)
POLICIA BLLOKON BULEVARDIN ILINDEN - PROTESTUESIT ULEN NË RRUGË (05.06.2015)
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.06.2015)
FATOS LUBONJA - ISLAMI ËSHTË FÉ E PAQES (05.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]