GEORGE CLOONEY - MARTESA MË BËRI TJETËR NJERI
E Hënë, 05.11.2015, 09:47am (GMT+1)
Aktori i famshëm George Clooney ka folur hapur dhe ka treguar anën e tij emocionale, duke thënë se martesa e tij me avokaten Amal Alamuddin ka "ndryshuar gjithçka".
Aktori ka zbuluar se jeta e tij ka ndryshuar për të mirë pas martesës së tij vitin e kaluar me avokaten e të drejtave të njeriut.
"E tëra çka di është se ka ndryshuar gjithçka sa i përket asaj që kam menduar për të ardhmen time të ardhmen time personale si do të ishte", ka thënë Clooney për revistën "People", transmeton Koha.net.
"Por, unë gjithnjë kam qenë optimist rreth botës. Nuk kam qenë gjithmonë optimist për atë se çfarë do të ndodhë me mua personalisht. Por tani jam", ka shtuar ai.
www.voal-online.ch
|