VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»
Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

E Mërkurë, 05.13.2015, 08:41am (GMT+1)

                



PARATHËNIA
nga
Gëzim Hajdarit


Poeti Faslli Haliti besonte  ashtu  si Majakovski dhe  Esenini në një  socializëm  me fytyrë  njerëzore. Dy poetët  e Rusisë  sovjetike  kënduan  dhe  sublimuan  me zjarr të madh, ndonëse  për një kohë të  shkurtër, revolucionin  bollshevik dhe  shokun Lenin.
Në  gjurmët e majakovskit dhe Eseninit filloi  rrugën e vet  poetike edhe poeti i ri shqiptar  i Lushnjes. Ishin vitet 60-të kur Haliti  shkruante: «Per  voi ,(Partito ed Enver Hoxha),  noi dormiamo anche sul ghiaccio / Per voi noi ci copriamo con lenzuola di neve». (Ne për ju flemë/ Edhe në dyshekë akujsh/,Ne për ju flemë/ Edhe nën çarçafë dëborërash mbuluar!

Poeti  i Lushnjës  ka dashur  shumë në  rininë e vet  këngëtarët e  nënës Rusi dhe, pas  fundit tragjik të komunizmit në Shqipërinë e tij, Haliti ia hodhi  fajin pikërisht mjeshtërve  të vet  sovjetikë  se kishte  besuar verbërisht tek ta,. Ashtu  si  Majakovski dhe Esenini edhe poeti  Haliti, ndonëse në një  përmasë  mjaft  të ndryshme  u bë "viktimë" e utopisë  marksiste që solli  dhjetramijëra të vdekur  në  Shqipëri duke  mbjellë  në  tërë vendin tmerr,  të vdekur, gjak dhe shkatërrim masiv.

Faslliu  shfaqet në  panoramën  poetike  shqiptare  në fund të viteve 60-të. Tamam  më 1969 botohet përmbledhja e tij e  parë «Oggi». (Sot) Vargjet e tij sjellin një frymëmarrje të re poetike në  panoramën e realizmit socialist, origjinalitetin, karakterin  sintetik  të  mendimit dhe gjithashtu një  ndjenjë të fuqishme kritike në marrëdhënie  me burokracinë e regjimit. Gjuha e tij  është  lapidare  dhe e mprehtë.

Forca e fjalës dhe veçantia e stilit tërhoqën  vëmendjen e lexuesve  dhe kritikës  zyrtare. Kjo përmbledhje me vargje  fitoi çmimin e dytë  kombëtar  për poezinë. Haliti është me origjinë  bujk i mesëm dhe, si i tillë, sillte  në tekstet e  veta  muzikalitetin e fshatit, zërat e jetës dhe  ankthin  ekzistencial të un-it të tij poetik si sfidë  për retorikën  e kulturës  zyrtare  të regjimit. Qëndresa dhe rebelimi bashkëjetojnë në  mesazhin e tij poetik.

Shumë  tekste të tij kanë qenë "manifeste" të  vërteta që godisnin pa mëshirë zemrën e  burokracisë së regjimit komunist. Mund  të thuhet  se pjesa më interesante e krijimtarisë së tij  si për  shumicën e poetëve  të bllokut  sovjetik, mbetet ajo e shkruar nën  diktaturën  komuniste dhe kjo s'është e rastit. Do të  mjaftonte «L'uomo con la pistola», (Njeriu me kobure), për  të  kuptuar  forcën e  vargjeve  të tij dhe ndikimin që ky  tekst pati mbi lexuesit në  vitet 70-të. Këto vargje: «Lui aspetta che tiri vento / Non per vedere gli alberi spogli / Non per veder cadere le foglie gialle / Ma per far alzare il lembo della giacca / E far vedere la pistola nella cintola. / Lui aspetta che venga la primavera / Non per mietere e falciare / Ma per togliere la giacca / E far vedere sotto la giacca / La pistola». 

(NJERIU ME KOBURE) /Ai pret të fryjë era /Jo që të zhvishen pemët,/Jo që të shkunden gjethet e verdha, / Por që t'i ngrihet cepi i xhaketës, / Të duket pas brezit koburja./Ai pret të vijë pranvera,/Jo që të mbjellë e të korrë,/Por që të zhveshë xhaketën,/T'i duket pas brezit / Koburja/.(1972) Ky tekst  u quajt kryengritës dhe revizionist  dhe u kritikua ashpër  gjatë plenumit famëkeq IV të Partisë së Punës së Shqipërisë, më 1973 që dënoi me  burg  me dhjetëra  intelektualë dhe shkrimtarë  duke  i akuzuar se ishin  ndikuar  nga arti  borgjez i Perëndimit.

Ishin vitet  kur  kritika zyrtare  këmbëngulte që  në art të pasqyroheshin edhe  më shumë mësimet dhe idetë e Partisë; vitet e planifikimit të estetikës së re shtetërore dhe të  afirmimit të njeriut të ri të socializmit, të mbrujtur nga Partia dhe të  farkëtuar  nën  kudhrën e klasës  punëtore  dhe fshatare: "njeriu muskuloz  dhe stakanovist" që  vigjëllon  ditë e natë për të mbrojtur  fitoret dhe atdheun nga armiqtë. Në veprat  letrare  temat  ekzistenciale dhe metafizike  si, bie fjala,  ndjenja e shtypjes dhe e pasigurisë së përditshme  ishin të ndaluara. Madje  edhe fjalët "dashuri", "vdekje", "errësirë", "ngricë", "ankth"  quheshin si të  rrezikshme. Ata që  guxuan  të thyenin "heshtjen e rëndë" që kishte  shuar  kujtesën  dhe  ëndrrat për liri, e paguan  shtrenjtë.  Vlera  e një vepre  matej me  forcën e saj për t'i  shërbyer partisë, masave dhe socializmit  real.  Parulla e "realizmit socialist" ishte  "Poeti duhet të jetë syri, veshi dhe zëri i klasës",  parullë kjo që  s'do mend, buronte  nga letërsia mëmë  e Bashkimit Sovjetik.
                              
Terrori i vazhdueshëm  dhe sistematik  i regjimit lidhur me njerëzit e kulturës  mbyti  hapësirat dhe energjinë e Fjalës. Mbi skenën e përgjakur të  poezisë  shqiptare  luhej  tragjedia  më e  zymtë e kohës. Para  kësaj tragjedie njerëzore, kësaj shtypjeje të vazhdueshme, për të mbijetuar  shpirtërisht  dhe artistikisht poetët e kthyen  vështrimin nga  traditat dhe  poezia  e së kaluarës. Kështu  limfa e frymëzimit të tyre u bë  tradita  gojore dhe epika. Për  t'i shpëtuar  censurës, Haliti i drejtohet  mitit dhe  alegorisë  për  t'u shprehur.  Fjala e tij i fundos  rrënjët në mitin  klasik  greko-latin për ta  rilexuar realitetin; poezia e tij u bë  gati  një lojë  përrallash ku  ndërthuren realja dhe surealja. Po  censorët e regjimit vigjëllojnë, nuk lejojnë që t'i  kapësh  në befasi dhe e ndalin  në kohë  poetin  kryengritës.

Makina  inkuizitore  e Hoxhës  praktikonte me mijëra  forma të ndryshme  për të  shqyer "armiqtë  e kombit" dhe të  komunizmit. Syrit  vigjëllues të rojtarëve të regjimit s'u shpëtonte  asgjë. Me dhjetëra  poetë dhe shkrimtarë u larguan, u dërguan në  periferi apo  në fshat  për riedukimin ideor. Disa u burgosën dhe librat e tyre  u ndaluan. Lista e poetëve të persekutuar nga regjimi është e gjatë  dhe tragjike.

Milicitë  e Enver Hoxhës  kontrollonin  çdo  qoshe të jetës kulturore të vendit. Për  diktatorin, shkrimtari  ishte  thjesht një  vegël  në dorë të partisë për edukimin komunist të popullit, dora  e djathtë e pushtetit; për këtë pohohej se në Shqipëri, letërsia  kishte lindur më 1941 me themelimin  e Partisë Komuniste. Marksizmi  u bë  parimi i vetëm  estetik i poezisë dhe i artit.

Poetit  Haliti iu hoq  e drejta  për të botuar  për 15 vjet  me radhë: e dërguan në fshat për t'u  riedukuar si  njeri i padëshiruar  nga Partia.

Vite me radhë, ndonëse është profesori i italishtes dhe i frëngjishtes, punon pas qerres së tërhequr  nga qetë në  kooperativën  bujqësore  shtetërore në  Fiershegan, provincë  e Lushnjes. Askush  nga punëtorët  dhe fshatarët s'mund t'ia drejtonte  fjalën  se Partia e quante "reaksionar".

Preteksti  për ta goditur  poetin e Lushnjes  qe poema  «Il sole e i rusceli»  (Dielli dhe rrëkerrat), botuar  për herë të parë më 16 dhjetor 1972 në të përjavshmen  «La Voce della gioventù»  (Zëri i rinisë). Dalja e saj në gazetë  shkaktoi  rrëmujë midis drejtuesve  të lartë të partisë së  Punës së Shqipërisë. Ata  organizuan  mbledhje dhe debate  publike në të  cilat, qoftë poema, qoftë  autori, u  kritikuan  ashpër. Sipas  censurës,  "Dielli dhe rrëkerat «Il sole e i ruscelli» (Dielli dhe rrëkerat) ishte  fryt  i një turbullimi ideologjik dhe politik i poetit që  shtrembëronte  realitetin  socialist dhe rolin e partisë  duke prishur  kështu unitetin e saj  me popullin. Vargjet e para të poemës «Ilsole e i ruscelli» «Dielli dhe rrëkerat», «Mentre il tetto della mia patria è celeste, ottimista. / Il tetto della mia casa è quello di una stamberga»,  (Ndërsa qielli i atdheut tim /është i kaltër, optimist / Çatia e shtëpisë sime është qaraman), u bënë  një pretekst për të sulmuar dhe denoncuar autoren. Haliti kishte  guxuar  tepër. Me një  guxim të padëgjuar  fton  popullin  t'ia  thyejë "dhëmbët  buroktacisë": « Cito: «Ordine / con il pugno della classe operaia / spezzate i denti / alla burocraziai compagni. / Per spezzarli ci vogliono pietre / che non abbiamo[3]». Citoj:«Urdhër, / me grushtin e klasës punëtore/ thyejani dhëmbët burokracisë! Komunistët e akuzojnë se është  një poet  rebel dhe anarkist, ndërsa  kritikët  shtetërorë afrojnë  tekstet e tij me ato të artit të sëmurë dhe dekadent të perëndimit. Haliti bëhet  një  çështje kombëtare. Në  vend  organizohen mbledhje  për të  denoncuar  poemën. Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve ndahen në dysh: ata që admirojnë vargjet e poetit dhe ata që nuk  i miratojnë. Një grup  nxënësish  të liceut të qytetit të tij të lindjes, Lushnjes, boton një artikull denoncues  mbi  gazetën «La scintilla» (Shkëndija),  organ i  Partisë së Punës  së Shqipërisë. Të  vetmet  studentë  që  mbrojtën  me guxim  "Diellin dhe  rrëkerat"  qenë  Fatbardh  Rustemi,  Bujar  Xhaferri dhe Tahsin  Xh.Demiraj. Tahsini, nga 74 në  89-ën  qe  regjizor  pranë teatrit  të qytetit të Lushnjes po e pushuan me urdhër të Partisë . 15 vjet me radhë punoi në një  ndërmarrje  të Durrësit  që prodhonte  materiale plastike.

Në një  letër  Rustemi  iu drejtua  Enver  Hoxhës  për të protestuar kundër  dënimit të poetit  Haliti;  Xhaferri, për ta  mbrojtur  poemën e tij, rrezikoi  përjashtimin nga  gjimnazi. Për ta  sulmuar  poetin tridhjetegjashtëvjeçar  të Lushnjes mobilizohen edhe forcat e rendit publik: kuestori i  qytetit Zija Koçiu    botoi një artikull mbi gazetën e partisë së diktatorit "Zëri i popullit" ku  denonconte  "veprën  reaksionare" të  bashkëqytetarit të vet.

Jehona e kësaj  ngjarjeje u shpërnda  në tërë  vendin.  Ranë si rrëke kritika  dhe denoncime nga qytete të ndryshme. Për ngjarjen  u fol edhe jashtë Shqipërisë.
Në Paris  më 1974, revista tremujore "Koha  jonë" e botoi poemën  "Dielli dhe rrëkerat" dhe, njëkohësisht, e dënoi  fushatën  denigruese të Partisë Komuniste të  Shqipërisë  kundrejt poetit  Haliti. Një vit  më vonë  në Romë, Ernest Koliqi, në revistën që drejtonte  "Shejzat" pohon se "zëri i Halitit ka qenë mbytur nga  Partia".

Megjithatë poeti rebel  i Lushnjës  nuk  pushon së shkruari. Me  po atë guxim boton edhe tekste  të tjera  kundër  burokracisë dhe po aq të egër: «Il figliodel segretario» (Djali i sekretarit), «Io e la burocrazia» (Unë dhe  burokracia  «Edipio» , (Edipi)  e të tjerë.

Tekstet e Halitit  bëhen  objekt diskutimi, madje edhe në  Olimpin e Partisë. Më 1973, Fiqrete Shehu, gruaja e kryeministrit Mehmet Shehu kritikon  poezinë Vetëshërbim duke e përkufizuar  si "një  poezi  që s'ka  të bëjë  fare me artin  revolucionar". Një vit më vonë, në revistën Rruga e Partisë ajo shprehet kundër poezisë  «Njeriu me kobure».
Në vitet e ardhshme vepra e Halitit do të  censurohet  gjithnjë. Partia  do t'ia  heqë  të drejtën e botimit dhe do ta  dërgojë  të punojë në fusha. Më 1985, pas  15 vjetësh  heshtjeje të detyruar, ai shfaqet  përsëri  në skenën e  kulturës  me përmbledhjen «Messaggi di campagne» (Mesazhe  fushe). 

Dënimi i gjatë me heshtje ka rënduar shumë mbi të ardhjen e tij dhe  fatin  e poezisë së tij.  Paraqitja e librit   të ri ngjet  në teatrin e qytetit. Duhet të ishte  festë  për poetin, përkundrazi qe edhe një herë  një proces i vërtetë. Më  kujtohet  si  sot ajo  mbasdite. Në  paraqitjen  merrte pjesë sekretari i Partisë së Punës, Rudi Monari,  i cili bashkë me "pseudo-poetin" N.Nezha, e talli mirë e mirë poetin  dhe librin e tij  të ri.  Tekstet që  kemi  zgjedhur  për lexuesin  përmbledhin  gjithçka më të mirë  nga poeti që shkon  nga libri i parë "Sot" (Oggi) 1969 deri në përmbledhjen (Se n'è andato) "Iku" 2004.

Zgjedhja për t'ia paraqitur  këtë poet  lexuesit italian  s'është e rastit, po bën pjesë  në një mision kulturor të saktë, atë  për të ndërtuar  kujtesën  historike dhe  kulturore të Shqipërisë sime,  si pjesë  integruese të kujtesës së kulturës evropiane.

Faslli Haliti dhe Besnik Mustafaj «Leggenda della mia nascita», (Legjenda e lindjes  sime), Edizione Ensemble 2012 nën kujdesin  e të nënshkruarit dhe e përkthyer po prej tij) bëjnë pjesë ndër ata  poetë që  ndonëse jetojnë  dhe shkruajnë  nën normën e  realizmit socialist kanë  arritur të krijojnë vlera letrare  me rëndësi  ndërkombëtare që   Qëndruan  edhe pas  shembjes së diktaturës së Enver Hoxhës, një nga  regjimet  më gjakatare  dhe të pamëshirshme  të Europës së shekullit të  kaluar.

Përktheu: Klara Kodra


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI (05.12.2015)
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ (05.12.2015)
B O R Ë B A R D H A- poezi nga libri "Trojet e mia"Nga RRUSTEM GECI (05.09.2015)
POEZI LIRIKENga PËRPARIM HYSI (05.09.2015)
ZOGU I PLAGOSUR dhe RRALLIMISkica nga FASLLI HALITI (05.09.2015)
DISA KOMENTE PËR POEZITË E ANTOLOGJISË ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETIT FASLLI HALITI PËRKTHYER NGA POETI I SHQUAR GËZIM HAJDARI (05.07.2015)
RRUGËT E REJACikël poetik nga SOKOL DEMAKU (05.06.2015)
PESHA E BOTËSPoezi nga ALLEN GINSBERGPërktheu: FASLLI HALITI (05.04.2015)
ZOGU I BRAKTISUR(Tregim i jetuar)Nga QERIM SKËNDERAJ (05.04.2015)
NJË KALË I GJELBËRNga ADEM ZAPLLUZHAPoezi prej librit 'Sytë e gurtë të erës' (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]