VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?

Nga AJET NURO, Montreal, Kanada


E Shtunë, 03.20.2010, 09:32pm (GMT+1)

 

 

Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë ta dënojë komunizmin... Kuptojeni mirë, NJË DELEGACION I KOMBEVE TË BASHKUARA I KËRKON SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN...

 

Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkojë që Shqipëria ta dënojë komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t'i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar. Dhe kjo 20 vjetë pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.

 

Që ta kuptoni shqetësimin tim (dhe që ndoshta do të ishte mirë të ishte shqetësim i të gjithëve ne...) po ju kujtoj se ka njëzet vjet që ne shqiptarët gjithçka bëjmë e bëjmë vetëm e vetëm për t'i plotësuar dëshirat e delegacioneve të ndryshme që na vizitojnë. Më gjeni një numër gazete të botuar në Shqipëri në këto njëzetë vjet që nuk ka qoftë edhe një shkrim me vlerësimet e të "jashtëmve", pozitive apo negative (sipas interesit të editorit...) për ecurinë e Shqipërisë drejt standardeve më të përparuara. Njëzet vjet, pra, që nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë shqiptarët vetë. E rëndësishme është se çfarë mendojnë të tjerët. Le të thyejnë qafën shqiptarët me pronat, le të vriten, kjo përbën një lajmë të rëndomtë për faqet e brendëshme apo për kronikat e zeza, rëndësi ka se çfarë ka thënë një eurodeputet komunist apo një socialist francez për ligjin e tokave në Shqipëri.

 

Po para disa ditësh një lajm tjetër më bëri përshtypje, lajm që shumë media na e paraqitën me pompozitet. Bëhet fjalë për një intervistë të Veli Llakës që po ju kujtojmë se ishte shef i shtabit të ushtrisë në kohën e "shpartallimit" të puçistëve në ushtri në vitin 1982, ku ai bënte një vlerësim përpjesëtimor mbi diktatorin Hoxha. Sipas tij Hoxha ishte 80 për qind i mirë (engjëll) dhe 20 për qind i keq (djall).

 

Është e drejta e gjithsecilit të bëjë vlerësime të tilla, sepse në Shqipëri Hoxha dhe regjimi i tij nuk janë gjykuar. Nëse gjermanët i bënë Hitlerit procesin e Nurembergut dhe sot e kësaj dite të flasësh për Hitlerin dënohesh dhe mbi të gjitha, elozhet ndaj tij konsiderohen si fyerje për popullin gjerman, shqiptarët jo vetëm nuk i bënë gjyq regjimit të tyre, por në media dhe kudo që është e mundur dëgjojmë për bëmat e njëshit të atëhershëm dhe të servilëve të tij. Për shqiptarët, gjykimi i diktaturës konsiderohet si dënim. Jo. Gjykimi i diktaturës është domosdoshmëri në radhë të parë për të kuptuar mekanizmin e asaj fatkeqësie që i ra popullit shqiptar mbi kokë, fatkeqësi nga e cila nuk po mundim të dalim ende. Në botën e qytetëruar, nëse ndodh një fatkeqësi, ku njeriu është i përfshirë (jo vetëm krim por edhe një aksident) shteti merr përsipër ta zbardhi çështjen me qëllim që një fatkeqësi e cila të ketë ndodhur njëherë, të mos përsëritet më. Rekomandimet se si të evitohet një fatkeqësi e shoqërojnë konkluzionin e studimit të çështjes. Në Shqipëri, u vranë me qindra e mijëra djem e vajza, intelektualë, nacionalistë e patriotë vetëm sepse nuk ishin nga krahu i njëshit apo thjesht pse duhej të bëheshin shembull. Nëse ne do të ishim njerëz në lartësinë që i takon këtij të fundit, do ta kishim zbardhur mekanizmin e krimit të këtyre viktimave apo edhe dëshmorëve. Nëse komunizmi do të ishte përmbysur në Shqipëri, sipas një rregulli të vjetër, fituesit duhet të gjykonin humbësit, që humbësit mos të rikthehen në fronin e tyre makbetian.

 

Mallkimi ynë

 

20 vjet më parë ka qenë e paimagjinueshme situata në të cilën ne ndodhemi sot. Ndonëse kemi filluar ndryshimet politike për të kaluar nga diktatura moniste në demokraci në një kohë me Hungarinë, Poloninë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë, të gjitha këto shtete janë bërë pjesë e Bashkimit Europianë, ndërsa ne, ndonëse nuk kemi njohur zyrtarishtë ndonjë luftë, jemi shumë më pas edhe nga ato shtete ballkanike që kanë njohur një të tillë. Më keq, pozita në të cilin ne ndodhemi në krahasim me të tjerët, nuk na shqetëson më.

 

Një popull i persekutuar

 

Shqiptarët kanë njohur diktaturën më të egër ndër diktaturat komuniste të Lindjes Europiane. Regjimi komunist e siguroi mbijetesën e tij duke evokuar pushtetin e popullit. Por, shqiptarët, të marrë një nga një, asnjëri nuk ishte në pushtet. Që nga qytetari më i thjesht (popull) deri tek numri dy (Mehmet Shehu) askush nuk mundi të provonte imunitetin e tij tek fjala "popull". Në atë regjim kishte vetëm "një" që kishte imunitet. Të tjerët ishin numra. Madje edhe Llakaj, po të mos ia kishte kursyer plumbin Hoxha më 1982, do të ishte një numër më shumë në listën e gjatë të viktimave. Dhe diktatori nuk do merrte notën 80 përqind i mirë dhe 20 përqind i keq... Ai ose ishte diktator ose nuk ishte...

 

Në këtë vit të 20 vjetorit të lëvizjes studentore në Shqiipëri, është koha që shqiptarët të reflektojnë se çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë jo. Ata duhet të reflektojnë mirë në qëndrimin ndaj diktaturës, ndaj pronave, ndaj të presekutuarve, ndaj ligjit...

 

Kur të huajt u kërkojnë shqiptarëve të respektojnë pronat, të respektojnë të persekutuarit, të hapin apo mbyllin dosjet apo të dënojnë diktaturën do të thotë që vetë ne shqiptarët nuk i kemi bërë detyrat siç duhet. Pra le të bëjmë njëherë atë që duhet për të mirën tonë pa na u diktuar gjë nga lart...


Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com

Montreal, mars 2010

Ajet Nuro


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA ! (03.20.2010)
VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËSNga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT (03.19.2010)
LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip (03.18.2010)
AMERIKA NUMËRON THJESHT: CENSUS 2010!Nga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.17.2010)
GËNJESHTËR APO MITOMANI?Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar (03.16.2010)
"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE (03.15.2010)
TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËSNga Elida Buçpapaj (03.15.2010)
EKSODI I SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA DHE MAQEDONIA, SI RRJEDHOJË E POLITIKËS DISKRIMINUESE DHE E MJERIMIT SOCIALNga FEHMI RAMADANI (03.14.2010)
HILARY CLINTON: PËRPARIMI I GRUAS ËSHTË PËRPARIM I NJERËZIMITNga NIK KRASTEV (03.13.2010)
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR (03.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]