VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Helmut Kohl - Kancelari i ribashkimit shfaqet rrallë në publik

                                                                                      

E Shtunë, 01.04.2025, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Helmut Kohl - Kancelari i ribashkimit shfaqet rrallë në publik
E Martë, 03.30.2010, 06:19pm (GMT+1)

 

 

Helmut Kohl, me 8. dhjetor 2009 në një darkë për nder të tij në Berlin

 

Helmut Kohli është kancelari i bashkimit gjerman, që para se të bëhej ribashkimi, i cili ka qenë synim i politikës së tij. Në këtë çështje ai u tregua luftëtar i paepur, dhe arriti të realizojë synimin e tij politik.

 

Berlin, 10 nëntor 2009. Njëzetë vjet pas rënies së Murit tre politikanë takohen edhe një herë së bashku, tre politikanë, që kanë përshkruar rrugën e Bashkimit gjerman. Michail Gorbatschow, George Bush i vjetri, dhe Helmut Kohli. Ish kancelari mund të flasë vetëm duke u munduar. Pas një aksidenti të rëndë ai ndodhet në një karrocë. "Unë kam një arsye të jem krenar, megjithë zemërimet dhe fustrimet, që kam kaluar. Nuk kam asgjë tjetër për çfarë të jem krenar, sa jam për ribashkimin

 

Vizita e kancelari Kohl në RDGJ, pritje në aeroportin e Dresdenit

 

Megjithatë në vetëdijen e gjermanëve ai është ngulitur si kancelari i bashkimit gjerman. Të paharruara janë fjalët e tij të 19 dhjetorit 1989, të thëna në Drezden, kur ndodhej para një grupi njerëzish, që festonin. "Dhe këtë po jua them në këtë shesh me traditë: Synimi im mbetet, nëse e lejon ora e historisë, bashkimi i kombit tonë."

 

Bashkimi gjerman ka qenë për Kohlin synim i politikës së tij

 

Dhe kjo shumë kohë para se të kryhej ribashkimi. Por deklarimi i këtij synimi për vite me radhë dëgjohej si ritual i ngrirë. Për shembull në deklaratën e tij qeveritare të vitit 1987. "Për ne politikë gjermane do të thotë, që t`i krijojmë mundësinë e afrimit njerëzve, që duhet të jenë bashkë. Prandaj ne duhet të mbajmë gjithmonë të gjallë vetëdijen për bashkimin e kombit tonë.

 

Berlinasit festojnë rënien e murit

 

Kur dy vjet më vonë Muri i Berlinit ra, vetëdija e bashkimit gjerman tek popullsia gjermano-perëndimore kishte kohë që ishte shuar. Edhe qytetarët e Gjermanisë lindore, që festonin në Berlin lirinë e sapofituar, nuk kërkonin ende në këto ditë revolucionare ribashkimin gjerman.

 

Kur Helmut Kohl u gjend më 10 nëntor të 1989-ës para Bashkisë së Shënebergut (Lagje e Berlinit), krah kryetarit të Bashkisë Walter Momper dhe socialdemokratit Willy Brandt, duke kënduar himnin gjerman, turma e njerëzve filloi ta fishkëllente.

 

Por Kohl nuk e prishi gjakun dhe vazhdoi i vendosur të luftonte për bashkimin e kombit të ndarë.

 

Për këtë i duhet të bindte fillimisht aleatët në Evropë dhe në SHBA

 

Kancelari Helmut Kohl dhe udheheqësi sovjetik Michail Gorbatschow me 10.02.1990 në Moskë

 

 

Aletatët vëzhgonin me ndjenja të përziera zhvillimet në Gjermani. Por më e vështirë dhe thelbësore ishte marrja e aprovimit nga Bashkimi Sovjetik. Në shkurt të 1990-ës Kohl u takua me Michail Gorbatschow-in. Pas bisedës dyorëshe ai deklaroi krenar dhe i kënaqur: "Unë kam për t`i transmetuar një mesazh të vetëm të gjithë gjermanëve: Sekretari i Përgjithshëm Gorbatschow dhe unë jemi të një mendjeje se është vetëm e drejta e popullit gjerman të vendosë, nëse do që të jetojë në të ardhmen në një shtet të përbashkët."

 

Në këtë mënyrë u arrit kthesa e parë në skenën ndërkombëtare.

 

Pak javë më vonë në RDGJ (DDR) u zhvilluan zgjedhjet e para të lira parlamentare (zgjedhjet për Kuvendin Popullor), të cilat i fitoi aleanca e partive Aleanca për Gjermaninë. Në gusht të 1990-ës Kuvendi Popullor deklaroi përfshirjen e RDGJ (DDR) në territorin, ku ishte në fuqi Kushtetuta federale. Si datë e bashkimit gjerman u përcaktua 3 tetori 1990.

 

Helmut Kohl me bashkëshorten, ministrin e Jashtëm Genscher dhe Presidentin Weizsäcker në ditën e ribashkimit 3.10.1990 në Berlin.

 

Helmut Kohl ndodhej në atë kohë në majë të pushtetit dhe me dëshirë të realizuar. Në fjalimin e tij të mbajtur për dëgjuesit e Deutsche Welles ai tha: "Të dashur bashkatdhetare. Pas 40 vitesh të hidhura të ndarjes së Gjermanisë, atdheu ynë u bashkua sërish. Për mua ky është momenti më i lumtur i jetës."

 

Ribashkimi gjerman, për të cilin ai luftoi i vendosur deri sa e zbatoi, i dha atij edhe dy legjislacione të tjera qëndrimi si kancelar federal.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Spiun i shërbimeve sekrete në Bundestag (03.26.2010)
Uji i pijshëm shumë i çmueshëm (03.22.2010)
Zotërinjtë e Vatikanit/Pushteti i Papëve (03.21.2010)
GJERMANËVE IU RRËNQETHET MISHI (03.19.2010)
"VDEKJA E TREGTARIT TË VOGËL" NË RRUGËT E ATHINËS (03.18.2010)
GJERMANIA KA DYFISHUAR EKSPORTET E ARMËVE (03.16.2010)
MBRETI FERDINAND, AURELIA DHE AJVAZ VOKANga MARIA VASILESCU (1921-2005) (03.13.2010)
KOMISIONI I BASHKIMIT EVROPIAN MBËSHTET IDENË E NJË FONDI MONETAR VETËM PËR SHTETET E EUROZONËS (03.09.2010)
KOREJA E JUGUT VENDI MË I VARUR NGA INTERNETI (03.06.2010)
MALI I ZI MULTILINGUAL (03.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]