Voal-online Çfarë do të gatuanit për njeriun më të fuqishëm të botës? Fituesja e çmimit Oskar Julia Julia Roberts e ka pikërisht këtë problem, sepse ajo do të dëshironte që ta ftonte për darkë në shtëpinë e saj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.
Diva e Hollivudit ka pohuar se Obama është krejt në krye të listës për t'ia shtruar një darkë të paharrueshme në shtëpi. Mysafirë të tjerë të dëshiruar prej Julia Robertsit janë Diane Sawyer, Mike Nichols, Oprah Winfrey, Stedman Graham dhe Tina Fey. Në një intervistë dhënë revistës amerikane "Allure" 41 vjeçarja tregon: "Natyrisht lista ime fillon me Obamën. Vajzat e tij do të luanin me fëmijët e mi."
Duke u kthyer tek shtëpia e Julia Robertsit mund të themi se ajo dhe burri i saj, kameramani
Danny Moder, janë prindër të binjakëve katërvjeçarë Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter. Roberts thotë shpesh se ajo është një nënë tepër e kujdesshme dhe tepër e përkushtuar, sepse ajo dëshiron që fëmijët e saj të rriten të lumtur.
"Unë mendoj se duhet ndaluar që fëmijët e një artisti apo artisteje yll të fotografohen," thekson aktorja amerikane. Dhe vazhdon: "Për fat kjo është pasuria jonë e vërtetë dhe më e madhe. Burri im dhe unë e kemi mendjen gjithë kohën tek fëmijët tanë dhe merremi gjithnjë me ata. Ne bëjmë çmos t'i mbajmë sa më larg paparacëve në mënyrë që ata të kenë një jetë sa më normale."
Në filmin e saj të ri, ku laun me kolegun Brad Pitt, "Eat, Pray, Love" (Ha, lutu, dashuro) bëhet fjalë për historinë e një gruaje që është në kërkim të dashurisë, duke udhëtuar nëpër mbarë botën.