Në foto: Kozeta Zylo para auditorit amerikan
 
Në foto: Zonja Sobel dhe zonja Zylo gjatë interpretimit të poezive
Nga mësueset poete amerikane në shkollat e mesme në Staten Island, e përzgjedhur me katër poezi të sajat, në pjesën e parë të aktivitetit, u prezantua me plot sukses edhe mësuesja poete zonja Kozeta Zylo. Ajo u paraqit me katër poezi të recituara në dy versione, anglisht dhe shqip.
SATEN ISLAND - NY
Në kompleksin më të madh rekreativ - "The Greenbelt Recreation Center", të ishullit Staten Island,të dielën në drekë, nën organizimin e bërë nga koordinatorja dhe këshilltarja e shkollës se mesme "Susan E. Wagner", në Staten Island, New York, zonja Sheree Sobel, njëkohësisht dhe shkrimtare profesore, u organizua një spektakël artistik, me talentet më të mira të shkollave të mesme të qytetit në Staten Island.
Në këtë qendër kulturore ku u zhvillua aktiviteti, me nxënës të të gjitha cikleve, grupe artistike, artistë, shkrimtarë, studentë dhe poetë e shkrimtarë, u ftuan dhe talentet më të mira të shkollës se mesme "Susan E. Wagner", nga Staten Island. Në këtë aktivitet morën pjesë mësimdhënës të shkollave të qytetit, prindër dhe nxënës, aktivistë dhe veprimtarë të komunitetit shqiptaro - amerikan, punonjës të administrates të kësaj qendre, studentë të rrethit letrar të shkollave të mesme si dhe ciklit të ulët e të mesmë.
Me katër poezi të sajat, në pjesën e parë të aktivitetit, u prezantua me plot sukses edhe mësuesja poete zonja Kozeta Zylo. Ajo u paraqit me katër poezi të recituara në dy versione anglisht dhe shqip.
Vetë aktivistja e dalluar e komunitetit e sheh këtë aktivitet të bukur artisitk, në një audiencë amerikane, jo vetëm si një diçka vetjake, "por, edhe si nje rast shumë të mirë për të prezantuar denjësisht komunitetin tonë, poezinë, letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Poezitë e mia tha ajo duke u recituar në gjuhën angleze dhe në shqip para kësaj audience, shumica amerikanë, ma shton dhe me shumë krenarinë për vendin tim, dhe me tregon se unë jam shqiptare. Pasi, unë me këtë rast i dhurova momente të bukura auditorit, që të degjonte ëmbël dhe shqip, në një mjedis amerikan, poezinë e krijimtarisë sime në gjuhën shqipe dhe anglisht."
Në këtë aktivitet artistik në qendrën zbavitëse "The Greenbelt Recreation Center" në Staten Island, programi ishte mjaft i pasur. Aktiviteti zgjati më shumë se dy orë. Përveçse katër poezive nga Kozeta Zylo në dy versione anglisht dhe shqip, foli dhe studentja poete - Faith Marie and Francois. Ekspozoi pikturat e saj artistja nga Argjentina znj. Maria Fillad, e cila është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bunos Aires - Interpretuan Artistët: Ernesto Montalvo, DeJour roughn, Christine Williams and Sonia Diovanni. Grupi i kërcimtarve- Hip-Hop Dance - Caribbean Dance, interpretoi pjesë vallëzimi me këngë të legjendës së muzikës Pop - Maikell Xhekson. Recitoi poezi dhe Fatima Jarmond. Më pasë luajtën në kor orkestra Saxophone-Band e dirigjuar nga Jacqueline Rivera, po ashtu dhe disa pjesë orkestrale në kitarë. Një talente e veçantë, e këtij aktiviteti ishte edhe zonja Christine Monfasani, profesore prane kesaj shkolle, e cila interpretoi disa këngë të muzikës Blue-Jaz - 
Pjesëmarrësit e mirëpritën me një kënaqësi të veçantë poezinë e poetes shqiptaro- amerikane Kozeta Zylo dhe folën me pasion rreth krijimtarisë së saj. Ata e përgëzuan atë dhe i uruan suksese!
Kozeta Zylo, në komunitetin shqiptar në SHBA, është e dalluar për veprimtarinë e saj në çështjen kombëtare dhe Kosovën, humanizmin, si dhe aktivitetin e saj në gjuhën amtare, nëpërmjet artikujve publicistike dhe poezisë në shkollën Amerikane, ku ajo eshte e punesuar. Poetja Kozeta Zylo, është edhe anëtare e kryesisë së  Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë . Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York. Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë e të huaj në New York, dhe të komunitetit shqiptar në SHBA, etj.
Aktiviteti kulturor u mbyll me një mesazh nga Keshilltarja e shkolles, znj. Sheree Sobel. Zonja Sobel tha se: "Në këtë botë shpejt dhe në paqe ne shpesh mund të humbasin prej asaj që është një çështje e të gjitheve ne. Andaj është detyra e çdonjerit prej nesh, "si t'a bëjmë jetën tonë që ajo të jetë mjaft domethënëse, pasi së bashku në frymën e partneritetit, në krahët e të gjitha komuniteteve, familjes, shoqërisë dhe të miqësisë, çdo gjë është e mundur." Zonja Sheree Sobel theksoi në fund se: " ky aktivitet është edhe një atribut për një fëmijë katër vjeçar, Mikael Lehmacher, i cili po vuan nga sëmundja e leuçemise, dhe kërkon ndihmën e kujdesin tonë".
11 Pril, 2010
Staten Island, New York
Zonja Sobel duke interpretuar poezinë 'Mjellmat po të vijnë'
Pjesëmarrësit duke ndjekur programin
Profesoresha këngëtare Christine Monfasani
Në foto bebi Lechmacher me leucemi
Piktorja e mirënjohur nga Argjentina Maria Fillad
Z. Jacqueline Rivera duke dirigjuar bandën muzikore
Prezantuesja e programit studentja poete Faith Maria
Studentja poete Fatima Jarmond