E nevojshme, në kohën e duhur, e dobishme. Nuk kursehen gjykimet pozitive të Evropës, FMN-së, Konfindustrias - "mjekë të mëshirshëm" - mbi manovrën e qeverisë. Edhe në masën e duhur? Po, për të ndaluar ethet, të cilat kërcënuan të rriten. Jo, trajtimit të sëmundjes, që është kronike. Po, sa "për të kaluar radhën". Jo, për të na mbrojtur nga ato që do të vinë.
Zgjerimi i sferës publike - e cila tani absorbon pesëdhjetë për qind të pasurisë së prodhuar - shkakton dy shtrembërime. Së pari: shpenzimi - rritur me 90 miliardë gjatë pesë viteve të fundit, - në lëkurë të të cilave ushqehen shpërdorimet, devijimi i burimeve për përdorime klienteliste, korrupsioni, daljet në asistencë sociale, shpërndarja gjeometrikisht e shpërpjesëtuar e pasurisë në të mirë të interesave korporative më të forta dhe në dëm të parimit të barazisë.
Vendi dita ditës po varfërohet. Së dyti, një tkurrje e kufijve të autonomisë së shoqërisë civile dhe lirive individuale, gjë që rrit kostot e transaksioneve private, mbyt frymën sipërmarrëse, penalizon meritokracinë dhe kërkimin. Vendi dita ditës është raskapitur.
I sëmuri - shteti social - është i pashërueshëm, sepse mjeku (politika), nuk di ta shërojë veten. Qeveritë - e çfarëdo ngjyre, dhe të cilat bëjnë një politikë "me qira" - zgjidhin shtrembërimin e parë, me manovrat koniunkturore, "tampon", në mënyrë sistematike duke injoruar shtrembërimin e dytë.
Reformat e ashtuquajtura strukturore, të cilat do t'ia jepnin sferës publike atë çfarë është e sferës publike, duke ia zvogëluar përmasat, dhe shoqërisë civile atë çfarë është e shoqërisë civile, duke i njohur hapësirat më të mëdha autonomie, nuk bëhen sepse nuk i leverdisin asnjërit. As politikës, as Qeverisë, të cilat janë për status quo, as korporatave dhe interesave të organizuara, as zonës së parazitizmit publik dhe asaj të klientelave private, të cilat përfitojnë. Manovra është radiografia e gjendjes së marrëdhënieve mes të politikës dhe shoqërisë civile; mes një politike - bazuar në anketat, dhe mbi një udhëheqje me prirje fortë populiste, që premton reforma e pastaj nuk i bën për t'i kënaqur të gjithë, dhe një shoqërie civile të cilën për pjesën që ka rëndësi, nuk e dëshiron.
 
Vetmia e Ministrit të Ekonomisë - rrethuar në Këshillin e shpenzimeve të Ministrave nga pretendimet e kolegëve të tij - është paradigma e një superstrukture (kultura) ideologjike, anti-empirike e pak pragmatike, përveç se anti-individuale dhe anti-meritokratike, dhe e një strukture (kompania) korporative, të mbyllur, që për shekuj kanë prodhuar, kulturalisht, "gjeniun" e izoluar dhe, politikisht demagogë e populistë të suksesshëm, asnjëherë një "shkollë mendimi" organike, pa të cilat leopardizmi, transformizmi, në fund, Reaksioni ndaj ndryshimit, bëhen praktikë. Shteti nuk është instrumenti për të mbrojtur të drejtat individuale të qytetarëve - si dëshiron konstitutionalizmi liberal - por reduktuar në statizëm të pastër, pretendon të jenë qytetarët në shërbim të tij, sipas imperativit racionalist dhe totalitar 'të vullnetit të përgjithshëm' në të cilin bazohen dhe anullohen autonomitë dhe liritë individuale./Skënder Buçpapaj
--
Meno stato più societÃ
Necessaria, tempestiva, utile. Si sprecano i giudizi positivi dell'Europa, del Fondo monetario, della Confindustria "” «i medici pietosi» "” sulla manovra del governo. Anche sufficiente? Sì, ad arrestare la febbre, che minacciava di salire. No, a curare la malattia, che è cronica. Sì, a farci «passare la nottata». No, a metterci al riparo da quelle che verranno.
La dilatazione della sfera pubblica "” che ormai assorbe il cinquanta per cento della ricchezza prodotta "” provoca due distorsioni. Prima: una spesa "” cresciuta di 90 miliardi negli ultimi cinque anni"” nelle pieghe della quale si annidano sprechi, distrazione di risorse a uso clientelare, corruzione, assistenzialismo, distribuzione a geometria variabile della ricchezza agli interessi corporativi più forti con pregiudizio del principio di equità .
Il Paese si impoverisce progressivamente. Seconda: una contrazione dei margini di autonomia della Società civile e delle libertà individuali, che aumenta i costi delle transazioni private, mortifica lo spirito imprenditoriale, penalizza meritocrazia e ricerca. Il Paese ne è progressivamente sfiancato.
Il malato"” lo Stato sociale"” è inguaribile perché il medico (la politica) non sa curare se stesso. I governi "” quale ne sia il colore, e che ne ricavano una «rendita politica» "” rimediano alla prima distorsione, con manovre congiunturali, «tampone», ignorando sistematicamente la seconda.
Le riforme cosiddette strutturali, che darebbero alla sfera pubblica ciò che è della sfera pubblica, riducendone le dimensioni, e alla Società civile ciò che è della Società civile, riconoscendole maggiori spazi di autonomia, non si fanno perché non convengono a nessuno. Non alla politica, non alla Pubblica amministrazione, che sono per lo status quo, non alle corporazioni e agli interessi organizzati, non all'area del parassitismo pubblico e a quella delle clientele private, che ci guadagnano. La manovra è la radiografia dello stato dei rapporti fra politica e Società civile; fra una politica"” fondata sui sondaggi, e su una leadership a forte carica populista, che promette le riforme e poi non le fa per accontentare tutti"” e una Società civile che, per la parte che conta, non le vuole.
La solitudine del ministro dell'Economia "” assediato, in Consiglio dei ministri, dalle richieste di spesa dei suoi stessi colleghi "” è paradigmatica di una sovrastruttura (la cultura) ideologica, anti-empirica e poco pragmatica, nonché anti-individualistica e anti-meritocratica, e di una struttura (la società ) corporativa, chiusa, che, nei secoli, hanno prodotto, culturalmente, «il genio» isolato e, politicamente, demagoghi e populisti di successo, mai una «scuola di pensiero» organica, senza la quale il gattopardismo, il trasformismo, in definiva, la Reazione al cambiamento, diventano prassi. Lo Stato non è lo strumento a difesa dei diritti individuali del cittadino "” come vuole il costituzionalismo liberale"” ma, degradato a puro statalismo, pretende siano i cittadini a essere al suo servizio, secondo l'imperativo razionalista e totalitario della «volontà generale» nella quale si fondono e si annullano le autonomie e le singole libertà individuali.
Piero Ostellino
30 maggio 2010