VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.04.2010, 08:00pm (GMT+1)


Në një intervistë tek Radio Evropa e Lirë, Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet vuri në dukje se "aktualisht Kosova s'ka perspektivë evropiane". Ky pohim ka një tingull sa realist aq edhe alarmant.
Kosova duke qenë në zemër të Evropës nuk mund t'i diskutohet perspektiva evropiane; populli i Kosovës duke qenë popull autokton me prejardhje ilire, është një populli evropian dok, njëqind karatësh, kështu që askush nuk mund të vejë në diskutim perspektivën evropiane të Kosovës, aq më pak minoranca prej pesë vendesh anëtare të BE-së.

Më tutje Knaus shton se "neutraliteti i BE-së ndaj statusit nuk vjen nga ndonjë argument ligjor apo nga ndonjë gjykatë por është vetëm reflektim i ndasisë së BE-se dhe përderisa 5 nga 27 vendet anëtare nuk e njohin Kosovën, BE-ja nuk mund të ketë qëndrim për statusin".

Evropa ka reflektuar plot ndasi deri me rrëzimin e Murit të Berlinit, të cilat janë fashitur me politikat integruese të BE-së, të cilat duhet të mbeten konstante edhe kur është fjala për njohjen e pavarësisë të Kosovës e integrimin e saj në BE.

BE-ja nuk duhet të tolerojë politikat diskriminuese që përcjellin pesë vendet anëtare të saj që nuk e njohin shtetin e Kosovës, të cilat përbëjnë vetëm një pakicë. Dhe në demokraci, pakica nuk mund t'i diktojë kurrë shumicës, veç duhet t'i bindet verdiktit të saj.

Problemi i ndasive brenda BE-së në rastin e Kosovës është midis 22 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe 5 vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e ri, duke vënë kështu në diskutim jo vetëm integrimin e Ballkanit në Evropë, por edhe duke e kthyer Kosovën në një Lager, që mjerisht do të kujtonte Lagerat e periudhës naziste.

Disa ditë më parë shefja e politikës të jashtme të BE-së Zonja Catherine Ashton i bëri thirrje për dialog Prishtinës dhe Beogradit, për një çështje që përbën edhe thelbin e ndasive midis vetë vendeve të BE-së, ku 22 e njohin Kosovën si shtet ndërsa 5 nuk e njohin.

Thirrja e Zonjës Ashton nuk mund të jetë efiçente dhe nuk mund të ketë ndikimin e duhur pasi as Kosova dhe as Serbia nuk janë shtete të BE-së, aq më tepër kur është fjala për një pikë ku Kosova dhe Serbia mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta.

Për Prishtinën, ashtu si edhe për SHBA dhe 22 vendet evropiane që kanë njohur shtetin e ri të Kosovës pavarësia është e padiskutueshme, e patjetërsueshme dhe e pakthyeshme. Pra ndasitë midis Prishtinës dhe Beogradit janë si dy vija paralele që nuk përputhen kurrë. Por ndasi të tilla me Beogradin i kanë edhe 22 vende të BE-së, që janë aleatë të Kosovës dhe integrimit të saj në BE.

Nga ana tjetër qëndrimi neutral, aq absurd i BE-së në raport me Kosovën bie ndesh me qendrimin e shumicës së vendeve që përbëjnë BE. A do të vazhdojë e të mbetet Brukseli skllav dhe në varësi të pesë vendeve të BE-së, kur thelbi i shteteve që përbëjnë qytetërimin Perëndimor janë shpallur pro pavarësisë së Kosovës ?!

Thirrjet që Zonja Ashton i drejton Prishtinës dhe Beogradit do të ishte më mirë t'ua drejtonte pesë vendeve që po e mbajnë peng rajonin, duke e futur Kosovën në karantinë. Përndryshe nëse 22 vendet që përbëjnë shumicën në BE nuk do të kenë fuqi për të ushtruar ndikimin e tyre tek pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën për arsye politike, atëhere Brukseli vë në dyshim vlerat e BE-së dhe ekzistencën e vet.

Sa për Kosovën, Kosova as nuk mund të kthehet në Lager, as nuk mund të vazhdojë nën karantinën e protektoratit të EULEX-it dhe as nuk mund të mbetet e paintegruar në BE. Kosova është pjesë e Evropës dhe detyrimisht duhet të jetë edhe e BE-së. Prandaj BE-ja duhet të neutralizojë sa më shpejt që të jetë e mundur ndasitë që kanë me shumicën pesë shtetet që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, duke ushtruar ndikimin e vet që edhe këto vende t'i bashkohen shumicës. Kosova nuk pret më.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORENga GREGORY FEIFER (08.04.2010)
PROBLEMI MË I MADH I SERBISËNga PATRICK MOORE (08.02.2010)
TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISËNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (08.01.2010)
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]