VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

POLITIKA E BANKROTIT

Nga PATRICK MOORE


E Mërkurë, 08.11.2010, 10:59am (GMT+1)

Disa njerëz kurrë nuk mësojnë nga gabimet e tyre. Më 22 korrik, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, humbi betejën e madhe, të cilën e kishte përgatitur vetë për afër 2 vjet.

Në këtë datë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi kundër ankesës së Serbisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Humbja ishte totale, sepse palës serbe nuk iu dha madje as një koncesion minor, si për shembull validiteti i Rezolutës 1244.

Pjesa më e madhe e njerëzve të përgjegjshëm e dinë se kur ndiqet një kurs i veprimit që ka çuar vetëm drejt dështimit, është koha për të bërë disa ndryshime.

Zoti Jeremiq, megjithatë, qartazi nuk e di këtë gjë. Madje, ai ka filluar të përgatitet për një tjetër mposhtje dhe planifikon të prezantojë një rezolutë kundër pavarësisë së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, muajin që vjen.

Vetë Jeremiq e ka pranuar se mbi 50 shtete që kanë nguruar ta njohin Kosovën, do ta bëjnë një gjë të këtillë së shpejti, pas vendimit të GJND-së.

Madje edhe lideri nacionalist në opozitë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë së fundmi në Parlamentin serb se plani i Jeremiqit për të proceduar në Asamblenë e Përgjithshme, është i barabartë me një "vetëvrasje politike".

Por, Jeremiq synon të vazhdojë. Në një intervistë për CNN, ai ka thënë se synon të gjejë një "kompromis" mbi pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, ai dëshiron të negociojë për diçka që nuk i takon më as atij, e as Serbisë.

Ai dëshiron të arrijë marrëveshje për diçka që i takon dikujt tjetër, kryesisht popullit të Kosovës. E ky popull tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë fare më punë me Beogradin.

Në këtë intervistë, Jeremiq raportohet të mos e ketë përmendur GJND-në. Por, megjithatë, ai ka vazhduar të shfrytëzojë argumentin e tij të vjetër të cilin GJND-ja e ka hedhur poshtë se deklarata e pavarësisë së Kosovës mund të shfrytëzohet si precedent nga të tjerët.

Ai gjithashtu ka thënë diçka që është tërësisht e gabuar, kur ka nënvizuar se që prej 1945-ës "asnjë territor secesionist nuk e ka arritur pavarësinë pa pajtimin e shtetit në të cilin gjendet".

Në fakt, janë disa raste, si për shembull Bangladeshi dhe Eritrea, pavarësinë e të cilave nuk kanë dashur ta njohin shtetet prej të cilave janë ndarë, por janë detyruar ta bëjnë një gjë të tillë pasi kishin humbur luftën. Beogradi gjithashtu është detyruar ta njohë pavarësinë e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës, pasi kishte humbur luftën me to.

Jeremiq ka thënë se Serbia "do të përmbahet nga dhuna". Është i turpshëm vetë fakti se ai madje ka sugjeruar mundësinë e dhunës, sepse vetë përdorimi i kësaj fjale nënkuptohet si kërcënim.

Gjithkush e di sot se ushtria serbe nuk është në gjendje të hyjë në luftë me askënd, por ka shumë banda të paligjshme dhe elemente të tjera në veri të lumit Ibër që janë të gatshme ta përdorin dhunën.


Arsyeshmëria e Drashkoviqit

Pak kohë para se Jeremiq të flasë, ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, nga Lëvizja Serbe e Ripërtëritjes, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ka ardhur koha që Beogradi ta ndryshojë tërësisht politikën karshi Kosovës. Ai me të drejtë thotë se qasja aktuale është "absurde" dhe "politikë e dështimit".

Drashkoviq ka nënvizuar se Serbia ligjërisht nuk mund të negociojë asgjë mbi Kosovën me kosovarët, sepse Kushtetuta e Serbisë e specifikon Kosovën si pjesë të Serbisë. Ai gjithashtu pohon se Serbia fillimisht duhet të ndryshojë Kushtetutën, nëse dëshiron të flasë me kosovarët për çfarëdo gjëje.

Dhe, për dallim nga Jeremiq, Drashkoviq është i gatshëm të pranojë një të vërtetë bazike: "Serbia nuk ka asnjë sovranitet shtetëror mbi Kosovën. E gjithë Serbia e di se Kosova realisht nuk është krahinë në përbërje të Serbisë, se ajo është jashtë çdo pushteti dhe kontrolli shtetëror të Serbisë. Të gjithë e shohim se perandori është lakuriq, se në të s'ka veshmbathje, por askush në Serbi nuk e thotë këtë".

Ai gjithashtu kishte një ide të mirë për tekstin që do të duhej të ishte në rezolutën e Serbisë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Asambleja e Përgjithshme e OKB-së fton përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd dhe në Prishtinë, që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare, të nisin bisedimet mbi vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellë dhe mbi mbrojtjen thelbësore të popullit serb dhe trashëgimisë fetare që ka në Kosovë. Pikë".

Një nga gjërat më interesante që Drashkoviq ka përmendur ishte pohimi se ai i kishte diskutuar këto pikë me presidentin Boris Tadiq, i cili, siç duket, është i vetëdijshëm se gjërat duhet të lëvizin në drejtimin që Drashkoviq ka përmendur.

Ndoshta Tadiq, ndonjë ditë, do ta bëjë Drashkoviqin sërish ministër të Jashtëm, post ky të cilin ai e ka mbajtur gjatë viteve 2004-2007. Dhe ndoshta atëherë, Jeremiq do të mund të bënte diçka të dobishme për vendin e tij, si për shembull ta shfrytëzojë edukimin e mirë britanik që ka për t'u ligjëruar studentëve të Serbisë fizikë, anglisht dhe menaxhim biznesi, të cilat i ka studiuar në Angli dhe Amerikë.

* * *

Patrick MOORE ka shkruar për zhvillimet në Ballkan për më shumë se 35 vjet. Ai ka qenë edhe analist i Radios Evropa e Lirë nga viti 1977 deri më 2008.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2010)
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN Nga ILIR HYSA, New York (08.10.2010)
A ËSHTË MË E LEHTË TË FITOJMË BETEJËN PËR NJOHJE APO ATË PËR ZHVILLIM ? NGA FATON BISLIM (08.09.2010)
KUÇEDRA SHMANGET VETËM NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.08.2010)
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ"Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë"Nga FRANK SHKRELI (08.07.2010)
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2010)
SIGURIA E QIELLIT MBETET ENDE NJË PRIORITET I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANENga JANET NAPOLITANO, Foreign Affairs (08.07.2010)
SERBIA NUK MUND TË KETË FAT MË TË MIRË SE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.05.2010)
KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKANNGA FRANK SHKRELI (08.04.2010)
BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]