VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë
E Martë, 03.17.2009, 05:44pm (GMT+1)

Serge Gainsbourg & Jane Birkin, emra që edhe sot na kujtojnë skandale të moçme. E dueti i tyre legjendari "Je t'aime, moi non plus", edhe pse ka gati 40 vjet që është krijuar,  iu reziston pa rivalitet klasifikimeve në krye të këngëve të të gjitha kohërave kushtuar dashurisë. Motivi i këngës është universal, por jo të gjithë e dinë se këngën "Je t'aime, moi non plus", Gainsbourg e kishte shkruar në vjeshtën e vitit 1967 për Brigitte Bardot, të dashurën e tij të asaj kohe. Po hanin darkë, kur Serge u ul në piano duke thënë: "Kam shkruar për ty këngën më të bukur të dashurisë në botë." "Ishte një dhuratë e jashtëzakonshme, emocionuese, tejet tronditëse," tregon tani Bardot në gazetën Le Monde, e cila për "këngën-skandal" ka treguar histori të pafundme. Këngën pas disa muajsh e kënduan bashkë dhe e regjistruan, por pastaj Bardot e bllokoi publikimin nga droja se ia dëmtonte marrëdhëniet me gjermanin Gunter Sachs. Të gjithë dinin gjithçka për Serge dhe Bardot, por publikimi i këngës do të ishte "sikur të bënim dashuri para syve të gjithë botës," ka shtuar ajo. "Me fisnikëri të pashoqe," tregon Bardot, Gainsbourg iu përgjigj: "Është e jotja. Kur të duash, e publikojmë." Më trimëreshë ishte, atëherë një vajzë shumë e re, Jane Birkin, zbarkuar në Parigi nga Londra për të nisur karrierën e aktores. Pas shumë vitesh ka pranuar se e ka kënduar sidomos nga xhelozia. "Ishte një këngë shumë erotike, magjike. Kur Serge më kërkoi ta këndojmë bashkë, isha krenare për veten." Gainsbourg kërkoi që kënga të këndohej një oktavë më lart se e kishte kënduar Bardot. U përftua një zë vajzëror, që bëhej me tundues nga theksi anglez që binte në fjalët franceze. Publikimi më 1969 shkaktoi ndëshkime e censura. Deri edhe Papa shprehu zemërimin e tij, por të gjitha këto ishin vetëm jehonë për këngën e cila u ngjit në zenitin e botës. Më 1986, gati njëzet vjet më vonë, më në fund Bardot kërkon nga Gainsbourg ta publikojnë versionin e tyre. "Versioni me Jane është magjepsës," ka pranuar B. B., por versioni im "ndoshta është më sensual"./Elida BUÇPAPAJ

 

JE T'AIME MOI NON PLUS                      

 

Je t'aime
oh, oui je t'aime!
moi non plus
oh, mon amour...
comme la vague irrésolu
je vais je vais et je viens
entre tes reins
et je
me retiens-je t'aime je t'aime
oh, oui je t'aime !
moi non plus
oh mon amour...
tu es la vague, moi l'île nue
tu va et tu viens
entre mes reins
tu vas et tu viens
entre mes reins
et je
te rejoins- je t'aime je t'aime
moi non plus
oh, mon amour...
comme la vague irrésolu
je vais je vais et je viens
entre tes reins
et je
me retiens
tu va et tu viens
entre mes reins
tu vas et tu viens
entre mes reins
et je
te rejoins- je t'aime je t'aime
oh, oui je t'aime !
moi non plus
oh mon amour...
l'amour physique est sans issue
je vais et je viens
entre tes reins
je vais et je viens
et je me retiens
non ! main-
tenant
Viens !

 

UNË TË DUA TI JO MUA

 

Unë të dua

oh, unë të dua!

ti jo mua

oh, dashuria ime...

si një valë që luhatet

unë shkoj e vij

dhe unë

midis veshkave tua

mbahem- të dua, të dua

o, po të dua

ti jo mua

oh, dashuria ime...

ti je vala, unë një ishull i zhveshur

ti shkon dhe ti vjen

midis veshkave të mia

dhe unë

të bashkohem- të dua, të dua

ti jo mua

oh, dashuria ime...

si një valë që luhatet

unë shkoj e vij

dhe unë

midis veshkave tua

dhe unë

besoj se

ti shkon e vjen

midis veshkave të mia

dhe unë

të bashkohem- të dua, të dua

oh, po unë të dua

ti jo mua

oh, dashuria ime...

dashuria fizike s'ka rrugëdalje

ti shkon e vjen

midis veshkave të mia

unë shkoj e vij

dhe besoj

jo! Tani

eja!

 

Përktheu: Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit (03.14.2009)
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote? (03.13.2009)
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI (03.05.2009)
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste (02.24.2009)
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton (02.22.2009)
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]