VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.09.2010, 07:41am (GMT+1)


Liderët e BE-së, me në krye presidentin francez Sarkozy, bashkë me kancelaren Merkel kërkojnë që në krye të diplomacisë dhe sigurisë të Bashkimit Evropian të vijë ish ministri i jashtëm britanik David Miliband, për të marrë postin që deri më tash e ka zonja Catherine Ashton.

Sipas burimeve franceze dhe belge të lajmeve të cilat i janë referuar  News of the World, rezulton që presidenti i Francës të jetë shprehur për mënjanimin e baroneshës, me qëllim "për t'i dhënë hapësira Davidit". Siç dihet Miliband ishte kandidati më i favorizuar për këtë vend që më 2009, por ai ishte tërhequr pasi kishte hyrë në garë për të trashëguar vendin e Gordon Brown-it në drejtimin e partisë Laburiste. Por tani që kreun e partisë e zuri i vëllai Ed, David Miliband do të ishte kryediplomati ideal në BE, për të zëvendësuar zonjën Ashton. Në favor të David Miliband kanë qenë qysh në fillim Sarkozy, Merkel e Hillary Clinton, të cilët preferonin më mirë Miliband në vend të Ashton.

Dhe preferenca e tyre ka qenë e drejtë sepse karriera brilante e Miliband e lë në hije baroneshën, sepse sa modern dhe kontemporan duket i pari, aq demode dhe anakronike duket e dyta, paçka se që të dy janë anglezë.

Ne shqiptarët e njohim shumë mirë dhe e vlerësojmë David Miliband, pasi ai prej 2007 deri në 2010 ka qenë Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, duke u përfshirë direkt në arritjet e Kosovës. Në kohën e tij, Britania e Madhe ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës, kështu që ne do të na interesonte që në krye të diplomacisë dhe sigurisë të BE-së të jetë David MIliband në vend të zonjës Ashton.

Me këtë rast ne e vlerësojmë qëndrimin e presidentit të Francës, z.Sarkozy, Kancelares së Gjermanisë Z.Merkel dhe Sekretares të Shtetit të SHBA Zonjës Clinton, të cilët kanë menduar se vendin e kryediplomatiti e meriton David Miliband, në vend të Catherine Ashton.

Sepse Kosova ka qenë dhe mbetet argumenti që i provon kalibrin e të gjithë politikanëve. Ata që e kalojnë këtë provë, hyjnë në histori. Ata që mbesin në këtë provim, duhet të heqin dorë nga politika.

David MIliban është hebre me gjak polak. Gjatë vizitës së tij në Poloni, si Ministër i Jashtëm i Britanisë, në qershorin e vitit 2009, David shkon dhe viziton varrezat e familjes së tij në Varshavë, duke kujtuar:  'Nëna ime ka lindur këtu, ajo shpëtoi prej atyre që vunë jetën e tyre në rrezik që të shpëtonin të sajën nga regjimi Nazist".

Para disa ditësh The New York Times kishte botuar një opinion të Roger Cohen, që është njëri prej opinionistave më brilantë të NYT. Cohen e merrte zanafillën e këtij shkrimi  titulluar "A Miliband Too Many", pas fitores të Ed Miliband në krye të partisë Laburiste, ku gjente rastin për të shprehur trishtimin për humbjen dhe për të vlerësuar figurën e David Miliband.

Është "koha për të deklaruar simpatitë e mia"  shkruan Roger Cohen në opinionin e tij tek NYT dhe më tutje vazhdon: "Unë e njoh Davidin dhe, siç më thoshte dikur Hillary Clinton, ish ministri i jashtëm është i hatashëm dhe i magjishëm. Një etiketë boshe ka sfiduar syzet e tij jashtë mode, por mendja që ia dha atij një klasifikim shembullor në Oksford është jo çfarëdo. Ai është një njeri me parime, me një ekuilibër progresiv për të balancuar drejtësinë dhe lirinë. Plus, ai është magjepsës."

"Milibandët dolën nga e majta ekstreme. Babai i tyre ishte një intelektual marksist, shtëpia e tyre ishte një sallon majtistësh të ndritur. Por ajo që ata morën nga kjo e majtë ishte një shpirt hetimi rigoroz, jo ngurtësi, dhe gjatë rrugës së reformimit britanik e holluan entuziazmin kontinental revolucionar. Unë admiroj idealizmin e tyre të vrullshëm.", vazhdon Roger Cohen.

Më tutje Cohen duke krahasuar dy vëllezërit, shton: "Prapë Davidi është i ndryshëm në anë të rëndësishme. Ai i njeh dhe i do Shtetet e Bashkuara. Ai studioi në M.I.T. dhe e përjetoi mjaft përvojën e Luftës së Ftohtë të "lidhjeve trans-Atlantike", më shumë se një abstraksion."

Ndaj Roger Cohen e thotë me trishtim se "Puna e ministrit të jashtëm të Evropës, në të cilën David Miliband  do të kishte shkëlqyer, ka shkuar. Tani, Kombet e Bashkuara apo Fondi Monetar Ndërkombëtar do të shërbeheshin edhe me talentin e tij të bollshëm."

Por ndërsa Cohen flet në kohën e shkuar për postin e Kryediplomatit të BE-së, Sarkozy dhe Merkel duke parë drejt të ardhmes e shohin David MIliband si personin e duhur në vendin e duhur. Dhe Sarkozy e Merkel padyshim që kanë të drejtë. Me mendimin e tyre do të jetë dakord padyshim si Roger Cohen ashtu ne shqiptarët.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 6 Tetor)

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVROPË! EVROPË! EVROPË! Nga ROGER COHEN, New York Times (10.08.2010)
DITË KRENARIE DHE VOTËBESIMI EUROPIAN PËR REFORMATNga SALI  BERISHA (10.08.2010)
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.06.2010)
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJENGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2010)
HAJDUTËT E KOHËVE MODERNENga MIMOZA DAJÇI (10.05.2010)
HAMENDJET PARAZGJEDHORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI (10.04.2010)
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]