VAN DAM PËSON SULM NË ZEMËR E Mërkurë, 10.20.2010, 06:04pm (GMT+1)
 
Aktori Zhan Klod Van Dam humbi ndjenjat gjatë filmimeve të një filmi në Nju Orleans, ndërsa dyshohet si shkak një infarkt në zemër, shkruan të mërkurën tabloidi "The Sun". Ylli i arteve luftarake ndodhet aktualisht në shtëpi për të rimarrë veten pas humbjes së ndjenjave gjatë xhirimeve të martën.
Ngjarja ndodhi në më pak se 24 orë pasi aktori mbushi 50-vjeç. Ai u dërgua urgjentisht në spital ku qëndroi një kohë shumë të shkurtër.