VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.23.2010, 08:43am (GMT+1)


Pas liberalizmit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Kosova do të mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk do të ketë mundësi lëvizje, duke rrezikuar izolimin dhe kthimin në një Geto të Evropës Juglindore.
Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon dha alarmin për Kosovën, që kur Parlamenti Europian votoi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjen, ku pritet që pas miratimit përfundimtar nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, qytetarët e këtyre dy vendeve nga fundi i vitit 2010, para Krishtlindjeve katolike, do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e hapësirës Shengen.

Pas monitorimit dhe plotësimit të standarteve për të lëvizur pa viza në zonën Shengen, ku Parlamenti Evropian votoi me një shumicë absolute për liberalizimin e vizave të Shqipërisë, duke i shpëtuar shqiptarët nga ankthet e pritjeve të gjata para Ambasadave të vendeve të BE-së, duke mbushur formularë e plotësuar kërkesa pa fund për të marrë një vizë, Tonja Fajon i ktheu sytë menjëherë nga Kosova, duke thënë se  pak kësaj "Kosova rrezikon izolimin".

Në një intervistë tek DW, Tonja Fajon do të thoshte se për të " do të ishte shumë e rrezikshme që Kosova të mos jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave." "Duhet  gjetur sa më parë që të jetë e mundur një zgjidhje që edhe Kosova të përfshihet në këtë proces. Tani që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të gëzojnë lëvizjen pa viza, Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar. Jo vetëm kaq, por qytetarët e Kosovës do të jenë shumë të tensionuar dhe të pakënaqur. Prandaj KE duhet sa më parë t'u dërgojë një mesazh të qartë autoriteteve të Kosovës që do të fillojë të projektojë një strategji për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën që edhe ata të fillojnë të punojnë për të njëjtin qëllim."

Me një fjalë Kosova rrezikon që të kthehet në Geto të Evropës, vendi i vetëm në rajon i cili po diskriminohet. Megjithëse Kosova ka përjetuar genocid e diskriminime të pafundme nga Serbia kriminale e Milosheviçit, BE ia ka liberalizuar vizat Serbisë, bashkë me Maqedoninë e Malin e Zi, që para një viti, ndërsa Kosova, e cila ka përjetuar tragjedi e vuajtje të pafundme, vazhdon që të mbetet vendi i vetëm pa të drejtë lëvizje në hapësirat Shengen.

Megjithëse BE deri më tani e ka përjashtuar Kosovën nga një e drejtë që i takon, Kosova ka një lidhje të fuqishme me BE-në, pasi më tepër se gjysma e popullsisë së saj jeton në vendet e BE-së, ku pjesa më e madhe është natyralizuar, dhe janë pikërisht shqiptarët e Kosovës në diasporë ata që e mbajnë frymën e Kosovës.

Po të shtojmë faktin se Kosova qysh me çlirimin e saj nga pushtimi i Serbisë ka jetuar e vazhdon të jetojë në një mbikqyrje të përherëshme të UNMIK-ut e tani të EULEX-it, përjashtimi i qytetarëve të saj për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen është  një padrejtësi e madhe e cila iu bëhet vetëm shqiptarëve të Kosovës, pasi pakica serbe përfiton nga liberalizimi i vizave, ngaqë e gëzon të drejtën e dyshtetësisë.

Në këtë situatë thellësisht dëshpërusese për Kosovën, e cila përballet me kufizime të pafundme për shkak se ende nuk ka ndejtëse në OKB, duke përjetuar një varfëri e papunësi eklatante kur ka popullsinë me moshën më të re në Evropë, interesimi i Tanja Fajonit për Kosovën, si Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, ka çelur shpresë dhe ka hapur një dritë  në fund të tunelit.

Edhe gjatë vizitës së saj dyditore në Kosovë, Tanja Fajon, theksoi domosdoshmërinë që Kosova të marrë sa më shpejt udhëzimet zyrtare nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, në mënyrë që të mos mbetet vend i izoluar.

Tanja Fajon, që shihet me shumë simpati prej shqiptarëve, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, nuk u përpoq që t'i ngopte shqiptarët me lugë bosh, por ishte konkrete, duke paraparë se "më dhjetë nëntor, kur Komisioni Evropian pritet të paraqesë Raportet e Progresit në kuadër të së ashtuquajturës Paketës së Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të ketë edhe  një moment të mirë për t'i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj lajme të mira lidhur me këtë."

"Shpresoj se 10 nëntori, dy ditë pasi që ministrat do të marrin vendimin për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të jetë një kohë e shkëlqyeshme për t'u dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës lajme të mira" u shpreh Fajon, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke iu bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Në kushtet ku ndodhet, mendoj se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Populli i Kosovës po tregon një durim biblik, duke u ndeshur me kufizime e diskriminime dhe liberalizimi i vizave do ta nxirrte Kosovën të paktën nga statusi i izolimit ku ndodhet, si një Geto në zemër të Evropës.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI (10.21.2010)
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]