VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 100 VJET MË PARË VDISTE GJENIU LEON TOLSTOI, AUTORI I KRYEVEPRËS "LUFTA DHE PAQJA"

                                                                                      

E Premte, 10.25.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
100 VJET MË PARË VDISTE GJENIU LEON TOLSTOI, AUTORI I KRYEVEPRËS "LUFTA DHE PAQJA"
E Djelë, 11.07.2010, 12:17pm (GMT+1)

Voal-online -Edhe në vitet kur deklaronte se e kishte humbur besimin, kërkimi i fundit i Leon Nikollajeviç Tolstoit, i cili vdiq bash njëqind vjet më parë, më 7 nëntor 1910, në Astrapovo, u udhëhoq nga një damar i fortë shtyse morale në hetimin e kuptimit të jetës. Kështu që kriza e tij fetare dhe shpirtërore pas të 50 vjetave dhe pasi kishte shkruajtur kryeveprat e mëdha, si ''Lufta dhe Paqja'' e ''Anna Karenina'', duket një shfaqje natyrale ekzistenciale dhe artistike, e cila përmes veprave të mëvonshme dhe përmes një thellimi idelogjik si dhe një thellimi në jetën e njeriut e në qenien e tij në botë, do të kishte një ndikim të madh në letërsinë dhe në kulturën evropiane të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë.

Në formimin e tij bën pjesë edhe një udhëtim i gjatë në Francë, Gjermani, Zvicër dhe Angli, ku u takua me personazhe si Proudhon dhe Herzren. Pas kthimit nga ky udhëtim ai vendos të tërhiqet në çifligun e tij në Yasnaya Polyana. Tolstoi, i lindur pikërisht në çifligun e familjes më 1828, është pak më shumë se tridhjetëvjeçar, me një diplomë në drejtësi dhe ka marrë pjesë në luftën e Kaukazit, e më në fund si oficer artilerie në Krime, Sevastopol, më 1853. Këto i lënë një përshtypje të thellë, të cilën e gjejmë në veprat e krijuara nga kjo përvojë, në të cilën i mbron trupat ushtarake dhe i kritikon oficerët, duke vënë në shenjë dhunën e luftës, me objektivitet dhe madje edhe sarkazem, duke përjashtuar çdo ide patriotike, duke bërë thellë përshtypje dhe duke nxitur reagime të censurës.

Në vitin 1862 ai u martua me Sofia Bers, prej së cilës do të ketë 13 fëmijë. Është një periudhë pjellore, në të cilën, përveç përkushtimit ndaj shkollimit të fëmijëve të fshatarëve të tij, i bindur për "Rëndësinë e arsimit popullor,''siç titullohet një nga esetë e tij në atë kohë, shkroi në shtatë vjet afreskun monumental ''Lufta dhe Paqja'', i cili, përmes historisë së dy familjeve aristokratike, Bolkonskët e Rostovët, kundruall pandershmërisë së Kuraginëve, duke nisur me fushatën e parë ruse të Napoleonit dhe luftën patriotike të popullit rus në mbrojtje të vendit të vet, për të demonstruar se si historia bëhet me iniciativën dhe besimet e masave, më shumë sesa nga njerëzit e mëdhenj. Pason ''Anna Karenina'', një histori tradhtie bashkëshortore, ose, më tepër, e një gruaje të dënuar dhe të shtyrë drejt vetëvrasjes nga një shoqëri hipokrite, e cila shtyp kë nuk i zbaton rregullat e saj zyrtare.

Shpaloset në faqet e këtij romani edhe karakteri simbolik i Leon Tolstoit, një pronar toke në kërkim të një sensi moral për jetën e tij, të cilën, sikundër Pjer Bezuhovi i "Lufta dhe Paqja", e gjen urtësinë tek një bujku të tij vjetër i cili do ta shtyjë atë ta përjetojë jetën e tij dhe dhimbjen e popullit. Tolstoi donte ta shikonte botën në një shumë personale, si për të provokuar një zbulim, duke e çuar atë në një virgjëri hyjnore, përmes një udhëtimi të brendshëm vetjak të tij dhe të personazheve më të rëndësishme të librave të tij. Synon të shpërbëjë superstrukturën sociale dhe psikologjike, duke filluar nga njeriu, nga njohja e të tjerëve dhe nga forca e ndërgjegjes së tij si një udhëzues i vërtetë në jetë. Veprat e tij janë të shumta. Ai ishte tregimtar i lindur dhe i palodhshëm, por edhe një eseist, poet dhe dramaturg, nga shkrimet autobiografike deri te eseja "Cfare është arti" dhe tregimet për çështje përcëlluese morale dhe të aktualitetit të freskët të viteve të fundit, duke kaluar në thellësinë dhe përkryrjen e shprehjes të kryeveprave të tilla si "Vdekja e Ivan Iliçit", "Sonata e Krojcerit", përveç romanit "Ringjallja", arritur disa vjet pas dramës "Pushteti i errësirës".

Drama "Pushteti i errësirës" i kushton shkrimtarit shkishërimin nga Kisha Ortodokse, për karakterin personal dhe revolucionar të pasqyrimit të tronditjeve të brendshme, të kombinuara me refuzimin e të gjitha formave të dhunës, edhe kur është fjala për vetëmbrojtje, një ide që ndikon shumë te Gandi në moshën e rinisë. Për idetë e tij dhe veprimet e tij, ndër të tjera, duke hequr dorë nga e drejta e autorit në favor të fermerëve të tij, deri aty sa t'ua japë tokat që i kanë punar e t'i bëjë të pavarur, Tolstoi do të nderohej pothuajse si një shenjtor dhe Jasnaja Poljana do të bëhej në vitet e fundit të jetës së tij një pelegrinazh i vërtetë i intelektualëve dhe personaliteve jo vetëm ruse.

Ajo që nuk e ndjek në vendimet e tij, ndërkaq, është gruaja e Sofija, me të cilën kundërshtimet thellohe aq shumë sa që, në fund të tetorit 1910, Tolstoj i sëmurë braktisi shtëpinë, për të vdekur një ditë më vonë, vetëm, në stacionin Astrapovo. Një ikje e cila i ka hipnotizuar gjithmonë biografët dhe shkrimtarët, aq sa kanë lindur të paktën tri romane për ta treguar, "Aventurat e Sipovit" nga Bulat Okuzdava , "Stacioni i Fundit" nga Jay Parini (dhe filmi me të njëjtin emër nga Michael Hoffman) and "Tolstoi ka vdekur" nga Vladimir Pozner./Skënder Buçpapaj

 

 

 

Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHITET MENJËHERË BIOGRAFIA PIKANTE E MBRETIT TË SUEDISË (11.05.2010)
ROMI NGA KOSOVA: "UNË JAM GJERMAN - I HUAJ VEÇ NË LETËR" (11.05.2010)
JAMES BLUNT: PËRVOJË MIZORE LUFTA NË KOSOVË (11.03.2010)
DION: EMRIN NELSON NJËRIT BINJAK, PËR NDER TË MANDELËS (11.02.2010)
PËR HERË TË PARË NJË GRUA NË KRYE TË BRAZILIT (11.01.2010)
SHERIL KROU, NJË KARRIERË E SHKËLQYER SI KËNGËTARE DHE KOMPOZITORE (10.31.2010)
ANITA EKBERG ËSHTË DUARTROKITUR NGA FOTOGRAFËT (10.31.2010)
MARADONA: KIRCHNER ISHTE SI CHE GEVARA (10.29.2010)
CHERIE BLAIR E RISHET NË E.BAY ORËN QË IA KISHTE DHURUAR BERLUSCONI (10.28.2010)
PAMELA ANDERSON NË OXFORD SI VEGJETERIANE (10.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]