Burri që e ngacmonte Selinë Dionin arrestohet
E Hënë, 02.16.2009, 06:16pm
Voal-onlinë -Zëarta Celine Dion kishte probleme të rënda me një përndjekës. Një burrë 41 vjeçar është arrestuar këto ditë për arsye të këngëtares së „Falling Into You“. Ai kishte kërcënuar se nëse këngëtarja nuk pranonte të takohej me të atëherë do të kishte punë me të shoqin e saj Rene Angelil. Gjersa ai nuk hiqte dorë nga marrëzitë e tij, Dion u detyrua të njoftonte policinë. Ai ra pikërisht në rrjetën e policisë, në kohën kur kjo e fundit e kishte marrë në përkujdessje vilën e saj. Atë e dërguan fillimisht në një spital të të sëmurëve mendorë. Të hënën ai filloi përballjen me gjykimin për vardisje ndaj këngëtares dhe për kërcënime të rrezikshme ndaj saj dhe burrit të saj. Këngëtarja nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat rreth kësaj ngjarjeje.
|
|
|
Drju Berimor si po e kalon Shën Valentinin
E Shtunë, 02.14.2009, 09:23am
Voal-online -Diva e Hollywood Drew Barrymore hapur dhe përvëlueshëm është parë tek përqafohej me kolegun e saj Hugh Grant, tek po dilnin nga një restorant të New Yorkut. Aktorja 33 vjeçare dhe britaniku i magjishëm janë të pandashëm tashmë, prej vitit 2007 kur së bashku xhiruan filmin komedi „Zemrat bashkë“ dhe nuk ngurojnë aspak ta dëshmojnë hapur lidhjen e tyre të ngushtë. Të brendshëm në vendin e ngjarjes thanë se, sapo Hugh Grant hyri në restorantin Waverly Inn në New York, Barrymore iu hodh me përqafime atij. Një tjetër e ka treguar këtë ngjarje për gazetën New York Post kështu „Kur Hugh hyri në Waverly Inn, ajo brohoriti dhe iu hosh atij në krahë. Ashtu vazhduan të shtrëngohen fort e më fort. Por çifti i përvëluar nuk qëndroi gjatë në këtë restorant: Barrymore iku më vonë për në restorantin „Beatrice Inn“ ku thonë se ka kaluar me Clive Owen pjesën tjetër të natës.
|
|
|
"Desperate Housewives" pa Nikoletë Sheridan
E Enjte, 02.12.2009, 04:08pm
Voal-online - Seriali “Desperate Housewives†(Shtëpiaket e dëshpëruara) nuk do ta ketë më njërën nga banoret e famshme të Wisteria Lane. Nicollette Sheridan, e cila luan bjonden tunduese Edie Britt në komedinë e rrjetit televiziv amerikan ABC, do të largohet nga filmi. Këtë e bëri të ditur një zëdhënëse e këtij rrjeti televiziv. ABC nuk dha hollësi të tjera për rrethanat e ndryshimit të ekipit të aktoreve me largimin e personazhit llafazan që mishëronte në rolin e saj Sheridan. Ndërsa në revistën E!, botimin online, kolumnisti Ted Casablanca, shkruante se Britt do të përfshihet në një aksident automobilistik pas një komploit të burrit të saj Dave Williams për ta vrarë atë.
|
|
|
Ben Aflek do patjetër djalë
E Hënë, 02.09.2009, 07:37pm
Voal-online – Bukuroshi amerikan Ben Affleck do të ketë patjetër një djalë, e do me çdo kusht, me çdo çmim. Aktori kishte shpresuar më kot se do të bëhej me djalë, por gruaja e tij, aktorja Jennifer Garner, muajin e shkuar solli në jetë vajzën e tyre të dytë, Seraphina Rose. Affleck prapë është i vendosur që familja e tij të zgjerohet më tej vazhdimisht derisa të bëhet me djalë. Vajza e madhe e çiftit, Violet, është trivjeçare. Një njeri i brendshëm thotë: „Ben nuk e ka problem sa do të shkojë numri i pjesëtarëve të familjes, derisa të lindë djali. Ai ëndërron që biri i tij të veshë kostumin e klubit Boston Red Sox'-Outfit, të luajë atje beisboll dhe të përjetojë kënaqësinë e brohoritjeve të publikut. Pa çka se 33 vjeçarja Jennifer Garner nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë, Ben është i sigurtë se ajo nuk do të jetë kundër dëshirës së tij.
|
|
|
Në Nju Jork 13 shkurti kremtohet si Dita e Dashurive të Fshehta
E Djelë, 02.08.2009, 10:07am
Voal-online - “Nëse 14 shkurti është dita në të cilën iu dhurohen lule e çokollata grave, 13 është dita e kremtimit të dashurive të fshehta.†Kështu thotë New York Post, që i shpalos zakonet sekrete të burrave jobesnikë njujorkas: ata e festojnë ditën e të dashuruarve me dy raunde, një për gratë e të fejuarat, një tjetër për të dashurat e fshehta. Prirja e re lind nga një traditë e vjetër angleze, të cilën e ka kopjuar tashmë pikë për pikë ishulli Manhattan. “Kur e kam filluar karrierën time në botën e restoranteve, kam mbetur i shtangur duke konstatuar se 13 shkurti është një nga ditët më të trafikuara të vitit,†shpjegon manaxheri i restorantit ekskluziv Four Seasons (Katër Stinët), në rrugën 52°. “Shpesh restoranti është shumë më i frekuentuar më 13 shkurt se ditën e Shën Valentinit.†Edhe porositë për sa i përket cilësisë së verërave dhe ëmbëlsirave janë shumë më të kushtueshme se ato për gratë dhe të fejuarat. Sipas tij, 13 shkurti është dita kur klientët shpenzojnë më shumë- duke porositur shampanjë, verëra të shkumëzuara, karkaleca deti dhe haviar – ndërsa më 14 shkurt mungon dëshira për t’i hapur portofolet.
|
|
|
Bie më në fund republika Malu Entu
E Hënë, 02.02.2009, 04:22pm
(Voal-online) Pas pesë muajsh « republika e Malu Entu » ka rënë. Njerëzit e Rojës Pyjore e të Kapitenerisë së portit kanë zbarkuar në ishullin Mal di Ventre (Dhimbja e Barkut), në liqenin Oristano, duke i dhënë fund shtetit të vetëshpallur i pavarur, udhëhequr nga Salvatore Meloni. Janë zbrazur çadrat e pajisjet e kampit. Përfshirë edhe një panel diellor dhe një gjenerator me erë. Meloni e pesë veprimtarë të tjerë të Partidu Indipendentista Sardu janë akuzuar se e kanë shndërruar në zonë të banuar një zonë me lidhje të ngushta mjedisore. Akuza thotë se ata të pesë kanë realizuar në ishullth punime dhe strehime pa pasur leje apo autorizime, se e kanë dëmtuar mjedisin duke prerë drur dhe gëmusha për të ndezur zjarre dhe se i kanë hedhur mbeturinat pa kujdes gjatë banimit atje.
|
|
|
Burg i artë për Boji Xhorxhin
E Hënë, 02.02.2009, 03:29pm
(Voal-online) Nuk do të jenë ndoshta aq të tmerrshëm 15 muajt që Boy George do t’i vuajë në burg, siç kishte kujtuar ish pjesëtari i Culture Club në momentin kur e merrte dënimin, dy javë më parë. Përveç se është shndërruar në idhull të të dënuarve të tjerë, të cilët ia kërkojnë autografin, 47 vjeçari britanik, i mbyllur në burgun londinez të Pentoville se e kishte rrëmbyer dhe e kishte rrahur një shoqërues grash, ka marrë tashmë mbi 400 letra nga adhuruesit e tij të cilët me ndihmat ekonomike që ia kanë dhënë ia kanë bërë qëndrimin në burg atij më të rehatshëm. Një nëpunës i drejtorisë së burgut ka treguar për gazetën britanike Sunday Mirrror: “Është diçka e pabesueshme sa persona kanë shpenzuar para për të. Ka mbetur vërtetë i befasuar nga përkujdesja që kanë patur.â€
|
|
|
Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis
E Djelë, 02.01.2009, 08:47pm
Voal-online – Ka edhe foto që janë të destinuara që të bëjnë xhiro nëpër botë, siç mund të jetë ajo e kampionit amerikan të botës në not, të famshmit Majkëll Felps (Michael Phelps) të cilin paparacët e kanë fiksuar duke tymosur kanabis. Ky skup është botuar në revistën britanike "News of the World", e cila veç të tjerave merret edhe me hipotezën për një skualifikim të mundshëm për konsum dopingu të superkampionit të lojrave të Pekinit, i cili ka fituar tetë medalje të arta. Fotoja është shkrepur nëntorin e shkuar, gjatë një feste në Univeristetin e Karolinës të Jugut, ku kampioni kishte marrë pjesë për të takuar një shoqen e tij, Jordan Matthews. Në foto Phelps afron në gojë një tub të xhamtë që përdoret për të thithur kanabis. Në këtë galeri janë edhe fotot e kampionit botëror të notit gjatë vizitës së tij më të fundit në Arabinë Saudite.
|
|
|
Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro
E Djelë, 02.01.2009, 05:04pm
Voal-online - Përsëri në qendër të vemendjes Cecilia, ish-bashkëshortja e presidentit të Francës Sarkozi, tash e martuar me publicistin dhe botuesin Richard Attias. Nuk është fjala për ndarje apo për një divorc të ri, as për sagat e saj sentimentale, por sepse kësaj here shtëpia e zonjës francese në Paris në lagjen Neuilly-sur-Seine, është vizituar nga vjedhësit, të cilët janë larguar prej andej me një vlerë prej 500 mijë eurosh, duke marrë me vete xhevehiret e ish-zonjës të parë. Sipas gazetetës francese Le Parisien, vjedhja është bërë në fillim të janarit, por lajmi është bëri i njohur vetëm tani, në shtëpi nuk jetonte askush, as edhe ndonjë mace, pasi Cecilia dhe bashkëshorti i saj jetojnë në Dubai, kështu që hajdutët kanë hyrë me lehtësi të madhe, duke thyer vetëm një xham të dritares. A është e shqetesuar Cecilia pas kësaj. S’na e ha mendje sepse xhevahiret e saj duhet të jenë të siguruar.
|
|
|
Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati
E Djelë, 01.04.2009, 11:26am
Për më të informuarit ekzistojnë prej kohësh dyshime rreth një lidhjeje midis Dati e Nicolas Sarkozy, pas divorcit me të shoqen Cecilia e para martesës me Carla Bruni. Anekdota më e lezetshme është ajo sipas së cilës Bruni, nusja e re e presidentit, e kishte marrë ministreshën Dati në Elisè dhe, duke ia treguar dhomën e gjumit, i kishte thënë “Do të doje të ishe ti, vërtetë?â€. Shaka, por dy zonjat prej atëherë nuk ia kanë parë sytë më njëra tjetrës. Sipas gossipeve, për shtatzaninë e ministreshës, ngapak e gjithë familja Sarkozy është bërë me fjalë. (Voal-online)
|
|
|
Faqe 36/36: « :: ... 30 31 32 33 34 35 36
|