E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë
E Enjte, 11.12.2009, 04:58pm

Grace, Princesha e Monakos, e thirrur në përgjithësi Princesha Greis Patricia e Monakos, pra Grace Patricia Kelly, më tepër e njohur si Greis Kelli, simbol i elegancës për brezni të tëra femrash, e renditur nga Instituti Amerikan i Filmit në vendin e 13-të mes Yjeve më të Mëdhenj Femra të të Gjitha Kohërave, lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia të SHBA, e treta nga të katër fëmijët e familjes Kelli- dhe u shua më 14 shtator 1982, plot 25 vjet më parë. Pasi mbaroi studimet e larta në Filadelfia, ajo shkoi në Nju Jork për të studiuar në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike  (American Academy of Dramatic Arts ). Këtu, pasi kishte marrë diplomën, bëri debutimet e para teatrore.

 

Ajo ishte e treta e katër fëmijëve të John Brenda Kelly Sinjor, i njohur edhe si Jack Kelly, dhe e Margaret Katherine Majer Kelly. Fëmijët e tjerë të familjes ishin, me radhë, Peggy, John Junior, dhe Lezzane. Babai i saj ishte një prej dhjetë fëmijëve të John Henry Kelly (1847-1879) dhe e Mary Costello në një familje katolike irlandeze amerikane. Tashmë hero i tri medaljeve të arta olimpike, biznesi i tullave i John Kelly u rrit me shpejtësi të jashtëzakonshme. Multimilioneri i vetëbërë dhe familja e tij hynë në radhët e shoqërisë së lartë amerikane. Rrethi i gjerë i familjes Kelly përfshinte dy artistë të mëdhenj, humoristin Walter Kelly, dhe George Kelly, dramaturg me Pultzer Prize. Më 1935, John Kelly garoi për kryetar bashkie të Filadelfias, duke humbur për pak vota. Gjatë Luftës II presidenti Ruzvelt e emëroi Drejtor Kombëtar të Fitnesit fizik. Nëna e Grace, lindur luterane nga prindër gjermanë (Carl Majer dhe Margaretha Berg), u bë katolike kur u martua me zotërinë Kelly. Si shoqi, edhe ajo ishte e shquar në fitnes.

 

Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet
E Martë, 11.10.2009, 06:16pm

Talenti kinematografik i njohur si një nga më të mëdhenjtë e dhjetë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ka lindur në Los Anxhelos më 11 nëntor 1974, bir i George (me prejardhje italiane) e Irmalin (gjermane) dy hippy të famshëm. Qëkur ishte fëmijë Leonardo ka njohur shkrimtarë të mallkuar si Charles Bukowski e Hubert Selby, miq të familjes, në mënyrë të veçantë të babait, aktor komiksash dhe botues i specializuar në librat komiksa.


Prindërit e tij, të cilët u divorcuan para se ai të hidhte hapat e parë, vendosën ta thërrasin kështu në nderim të Leonardo Da Vinçit. Legjenda, në fakt, tregon se vogëlushi Leo, ende në barkun e nënës, lëshoi shqelmate tij të parë teksa e ëma gjendej përballë një pikture të Leonardo Da Vinçit në një muzeum në Itali.

 

Dukej si një shenjë e fatit dhe atëherë erdhi zgjedhja e emrit, që është natyrisht një nderim për artistin e madh italian, por edhe një parathënie për fatin e djalit.

 

 

Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar
E Djelë, 11.01.2009, 06:12pm

Voal-online –Si mund ta gjejë veten një nga aktorët më mirë të paguar të Hollivudit në $6.3 milionë para të pashlyera për taksat dhe në shqetësime të thella financiare? Përgjitha është e thjeshtë nëse i besojmë asaj që thotë Nicolas Cage.

Në një padi ligjore të dorëzuar më 16 tetor në Los Anxhelos, aktori yll i filmit National Treasure (Thesari Kombëtar), 45 vjeç, mëton se manaxheri i tij i një kohe të gjatë, Samuel J. Levin, “ia zbrazi xhepat deri në fund duke ia zhdukuar disa miliona dollarë në administrimin e bizneseve të aktorit duke e dërguar Cage në rrënim total financiar”.

Kjo histori filloi në vitin 2001 kur Cage – filmi i ardhshëm i të cilit, drama me temë krimi Bad Lieutenant: Port of Call New Orleans – e punësoi Levinin për t’ia mbikqyrur interesat e tij të biznesit, investimet dhe financat e tij.

Levin nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarëve që donin ta pyesnin rreth padisë së ngritur nga aktori. Një zëdhënës i Cage nuk dha komente.

 

Ndonëse mëtimet e Cage janë se ai mësoi për gjendjen e rëndë të financave të tij vetëm tani, aktori filloi së shituri disa nga gjërat e tij më të shtrenjta muaj më parë,. Në prill Cage ia dha lamtumirën kështjellës së tij në Bavari të Gjermanisë, duke ia shituar këshilltarit të tij gjerman, juristit Konrad Wilfurth.

 

Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi
E Premte, 10.30.2009, 06:53pm

“Mendimi i tij i fundit ishte për një fëmijë pesë vjeç. Ishim duke u kthyer nga studioja e regjistrimi dhe unë i thashë: të pëlqen të shkojmë për darkë jashtë para se të kthehemi në shëpi?”, kujton Yoko Ono. “Jo, shkojmë në shtëpi menjëherë,” iu përgjigj John Lennon, “sepse dua të shoh Sean (djalin që ka pasur nga Yoko, shënimi im) para se të flejë.” Por nuk e pa kurrë më: sapo zbritën nga vetura që i kishte çuar në shtëpi, para ndërtesës hijerëndë në Dakota, në Nju Jork ku ata jetonin, në rrugën e 72-të, dy hapa larg Central Park, këngëtari u vra me të shtëna pistoletash nga Mark Chapman, një djalosh psikopat që u dënua me burgim të përjetshëm. “Këto ishin fjalët e fundit që ai tha,” kujton tani Yoko Ono, “se dëshironte të shihte Sean. Thua se nuk ishte i sigurtë se do të kthehej në shtëpi në kohën para se ai të flinte, thua se ishte i shqetësuar për këtë.”

Yoko Ono e ka rrëfyer këtë në mënyrë të papritur, gjatë një transmetimi radiofonik të BBC, titulluar “Desert Islands Disc”, për disqe të cilat njeriu do të dëshironte t’i kishte me vete në një ishull të shkretë. Ishte mysafire e programit, dhe, mes një disku e një tjetri, ka treguar gjëra të pathëna kurrë më parë lidhur me marrëdhëniet e saj me John Lennon. Në vitin 1966, kur u takuan në një galeri arti të Londrës, ku ajo ekspozonte pikturat e saj, nuk ishte dashuri me shikimin e parë, por një vit më vonë “ishin të dashuruar çmendurisht”, prapa shpinës së Cinthya, gruas së parë të këngëtarit, dhe tashmë punonin bashkë në albumin e tyre “Two Vergins”. Në atë kohë shumë adhurues të Beatles e fajësuan  Yoko Ono-n për shpërndarjen e grupit dhe pastaj për ndryshimet që shikonin tek John Lennon:

Albume të reja të shumëpritura muzikore
E Hënë, 10.26.2009, 07:38am

Majkëll Babëll ka hedhur në treg albumin e tij të katërt me titull "Crazy Love". Në të ai ka interpretuar këngë të emrave të njohur të muzikës nga Van Morrison tek grupi Eagles.

 

 

Këngëtari i muzikës kantri Kith Urban, ftoi disa prej emrave më të njohur të muzikës kantri si Vinc Gill, Brad Paisley, Faith Hill, Taylor Swift, Jason Aldean etj që të jepnin një koncert për Hallin dhe muzen e famës për muzikën kantri.

 

Edhe Gizele do të lindë vajzë
E Premte, 10.23.2009, 02:36pm

Boom vajzash në Hollywood!

 

Voal-online –Boom vajzash në Hollywood! Pas Ellen Pompeo, Sarah Michelle Gellar dhe Heidi Klum edhe supermodelja Gisele Bündchen (29 vjeçe) pret të lindë një vajzë.

 

Nga fundi i këtij viti do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë Gisele Bündchen dhe burri i saj Brady (32 vjeç), prandaj edhe parapërgatitjet për dhomën e foshnjës janë tashmë në kulmin e tyre…

 

Djepin e foshnjës do ta sjellë gjyshja Bündchen. "Ai është djep ku janë rritur brez pas brezi fëmijët e familjes Bündchen,“ tregon një mikeshë e ngushtë e supermodeles për revistën "Life & Style".

 

"Gjyshja e saj ka fjetur në atë djep, nëna e saj ka fjetur po në atë djep, vetë Gisele gjithashtu në këtë djep ka fjetur dhe tani edhe e bija e saj në këtë djep ka për të fejtur. Djepi është njëcope prej druri lisi.“ Kështu ka treguar mikesha e nënës së re.

 

Për ngjyrën e mureve të dhomës së foshnjës ende nëna e re nuk ka vendosur gjë. Fillimisht donte që dhoma të ketë vetëm një ngjyrë, të kuqerremtë të ëmbël, pastaj ka mundur për jeshile të butë, pastaj për një ndërthurje ngjyrash dhe nuancash...

Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës
E Enjte, 10.22.2009, 04:24pm

Voal-online –Pas rreth katër javësh në një sallë gjyqi, një gjyqtare Bahamiane deklaroi një pavlefshmëri të papritur të procesit gjyqësor mbrëmë në rastin e grabitjes ndaj aktorit John Travolta, duke lënë aktorin dhe avokatët e tij të habitur dhe të tronditur.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme Judge Anita Allen e deklaroi gjyqin të pavlefshëm për shkak të keqsjelljes së një anëtari të jurisë pasi një politikan lokal shpalli se një nga të pandehurit ka dalë i pafajshëm – përpara se anëtarët e jurisë të dilnin me verdiktin e tyre. Anita Allen urdhëroi një gjykim të ri nga e para. Por mbeti e paqartë nëse rasti do të rigjykohet ndonjëherë.

“Ishte si rrufe në qiell të kthjellët,” tha Mike Ossi, një nga avokatët e aktorit Travolta.

Më vonë, në një deklaratë zyrtare, Ossi shtoi: “Ne jemi dëspëruar kur kemi dëgjuar lidhur me keqsjelljen e një anëtari të jurisë, për sa kohë ne e dimë se qeveria Bahamiane, gjykata, anëtarët e tjerë të jurisë dhe John Travolta si viktima e grabitjes duan zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Z. Travolta ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëüunojë me autoritetet Bahamiane në ndjekjen e të pandehurve për grabitje.”

Ossi, avokat për çështjet artistike, i cili ishte edhe dëshmitar i prokurorisë, tha se pikënisja e asaj që përfundoi me vendimin e anullimit të gjykimit ishte një oficer policie që dëgjoi në televizion se një nga të pandehurit – ish senatori Bahamian Pleasant Bridgewater – qe shfajësuar.

Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI
E Hënë, 10.19.2009, 06:48am

Paulina Rubio e quajtur "Golden Girl" apo "Queen of Latin Pop", ka zhvilluar një duet me grupin amerikan, Cobra Starship në Çmimet los Premios të MTV-së.  Gjatë një pushimi në interpretimin e saj në Los Angelos, Rubio u shfaq sëbashku me qenin e saj Miranda.  Rubio dhe Cobra Starship kënduan "Girls gone bad" e më pas interpretuan këngën himn të Paulina Rubios me titull "El Ultimo adios".

Nuk dua të jem mosmirënjohëse, dua të jem e lirë.  Këngëtarja 22 vjeçare britanike, Xhos Stone ka vendosur të ashpërsojë betejën e saj ligjore me kompaninë e regjistrimeve EMI , pasi ajo nuk e sheh vehten si këngëtare popi.

Më parë Stone pati nënshkruar një kontratë me këtë kompani:

"Puna është se kur nënshkrova kontratën me ta, isha 14 vjeçe, dhe ndoshta ata kanë menduar se unë isha vajza që ata mund të përpunonin sipas modelit të projektuar prej tyre. Por mendoj se kanë gabuar" – thotë Stone.

Mbas albumit të saj të fundit, i cili nuk u prit mirë nga kritika, sepse mungonin hitet, Stone shtoi disa interpretime të tjera për të nxjerrë një këngë të saktë. Rebelimi erdhi në prag të albumit të saj të katërt.

Ajo e regjistroi albumin " Colour me Free", në Denver, por kompania EMI ku e paraqitit atë, nuk mendoi se ai duhej të hidhej në treg.

Stone thotë se ky album nuk është i ndikuar nga muzika që preferon tregu por përmban këngë të përzgjedhura nga ajo vetë.

Për 22 vjeçaren ka qenë e vështirë që t'i qëndrojë presionit për të kënduar muzikë pop. Por ajo thotë se e ndjen që nuk duhet të heqë dorë nga muzika e saj, e cila deri tani i ka dhuruar çmimin Grammy në Britani.

Albumi "Colour me free", hidhet në treg më 20 tetor.
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3
E Shtunë, 10.17.2009, 11:18am

Pas interpretimi brilant tek Motherhood (Mëmësia) aktorja e gjen fantastike idenë e Tarantinos për vazhdimin e serialit të famshëm

Voal-online - Në fillim të tetorit në televizionin Italian, regjisori Quentin Tarantino kishte lajmëruar se  â€œNusja do të rikthehet të luftojë„.Disa ditë më parë gjatë në një intervistë tek MTV, duke prezantuar filmin Motherhood, ku ka rolin kryesor, Uma Thurman ka konfirmuar se do të rikthehet e të interpretojë Beatrix Kiddo, tek Kill BIll3.

Sa për filmin e ri të  Uma Thurman, që titullohet Motherhood- Mëmësia, mund të thuhet se është një komedi brilante, që nuk duhet lënë pa parë.

Në këtë film Uma luan Eliza Welch një mama në të dyzetat që jeton në Manhetanin e post-11Shtatorit, ka dy fëmijë të vegjël, një bashkëshort që harron gjithçka dhe një qen.  Eliza është një "supermama",  e aftë që të bëjë një mijë punë njëkohësisht, por që ndihet e tmerruar kur po sheh se po i shkon jeta dhe nuk është duke realizuar ëndërrën e saj për t’u bërë shkrimtare.

Aty nga mesi i ditës i duhet të merret me tortën e së bijës, që nuk ishte zbukuruar sipas porosisë të saj; nga pasditja duket sikur ajo është në prag të një aventure me një fatorino që i solli një letër nga posta, i cili është tepër i ri në moshë.

Më pas po gjatë këtyre orëve zemërohet aq shumë me të shoqin, i cili nuk e kishte vlerësuar si duhet një punim të saj dhe ik nga shtëpia, por ndërsa i shoqi e ndjek pas me makinë me të birin, djali i vogël gëlltit diçka, dhe ajo që nga telefoni i jep zemër që ta shpëtojë të birin nga mbytja, dhe ky është momenti ku Eliza e kupton se cilat janë gjërat më të shtrenjta të jetës së saj, përfshi familjen, dhe pasioninin e saj për letërsi. Dhe e gjitha kjo ndodh brënda ditës. Në fund nuk duhet harruar se regjisor i filmit nuk është Tarantino, por një grua, Katherine Dieckmann.
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria
E Mërkurë, 10.14.2009, 11:48am
Ja e vërteta ime: Courtney Love ka lindur në San Francisco më 1962. Drogat, vdekja e Kurtit, dhe vajza jonë: ja e vërteta ime. Nga reformatore në olimpin e rokut: veja kundërthënëse e liderit të grupit Nirvana tregon jetën e saj të vështirë në librin e saj skandaloz të kujtimeve, Dirty Blonde (Bjondja e ndyrë). Dhe pranon: “Isha një bajgë, por për fat më shpëtoi dashuria. Kam thënë gjithmonë se nuk do të shkruaj kurrë libër. Dhe ky që keni në duar nuk është libër. Është një përmbledhje e të gjithçkaje të mbetur nga jeta ime deri tani dhe që dëshiroj ta ndaj me dikë tjetër. Kaq shumë gjëra të mia janë bërë shkrumb (qoftë realish, qoftë metaforikisht) përballë sfidave që fati më kishte rezervuar. Më kanë pyetur pse po e rrëfej jetin time:  besoj se arsyeja është se pas gjithë atyre viteve të tmerrëshme që kam përshkuar, kisha nevojë ta përkufizoja veten time, në të mirë e në të keq, dhe mënyrën time të të menduarit, të të ekzistuarit, të të jetuarit. Vlerat e mia kanë ndryshuar pa masë me kalimin e kohës: tani jam një budiste praktikante, jam esëll dhe përdor vetëm ushqime bimore krejtësisht biologjike - pra dietë makrobiotike. Kam qenë katolike, për pak kohë kam praktikuar Shientologjinë (Scientology), kam studiuar tekstet e magjisë Uika (Wicca) të bibliotekës së Eugjenit, Oregon, për t’i shtriguar djelmoshat e pafajshëm të klasës së katërt fillore. Kam vjedhur shpesh gjëra të vogla nëpër dyqane e kam qenë veprimtare shoqërore, dhe një bajgë e ndyrë. 
  » Penélope Cruz me një unazë të hatashme
  » Kerë Natli luan Molierin
  » Bijonse shfajëson Uestin
  » "Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha
  » E ardhmja e Polanskit (Triptik)
  » Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe
  » Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës
  » Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm
  » Brus Springstin sot është 60 vjeç
  » Suri Cruise me taka



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]