E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe"
E Djelë, 05.31.2009, 04:46pm

Ai dashuroi  një mijë e pesëqind gra, por ka nga ata që thonë tri mijë: flasim për multimiliardierin Howard Hughes, historia e të cilit është treguar në filmin „The Aviator“, kolosalin me regjinë e Martin Scorsese dhe luajtur nga Lenoardo DiCaprio, që ka fituar pesë çmime Oscar (aktorja në rol jokryesor, kamera, skenografia, kostumet dhe montazhi). Është burri të cilit, në kuadrin e suksesit të filmit, po i kushtohen një mori biografish: parë nëpërmjet diveve të Hollivudit që e kanë dashuruar atë dhe që kanë luajtur në filma të cilët janë bërë legjendarë. Mes tyre është Gingi Rogers, aktorja balerinë që, me partnerin e saj Fred Astaire, krijoi njërën nga çiftet më të adhuruara të Hollivudit, falë nëntë filmave muzikorë të xhiruar me Rogers midis viteve 1933 e 1935, si filmi „Kapela cilindër“ i vitit 1935 dhe „Dua të kërcej me ty“ i vitit 1937. Gingi Rogers, emër arti i Virginia Katherine McMath, e bëri dashurinë arsye të ekzistencës së saj. U martua pesë here, por përveç burrave pati edhe shumë të dashur, midis të cilëve George Gershwin, Cary Grant, James Stewart. Atyre që ia kujtonin netët e kaluara me Hughes, aktorja iu përgjigjej me një ligësi të hidhur: „E pastaj, çfarë ka për t’u çuditur? Ajo kur ne jemi dashuruar ka qenë ndër kohët e pakëta kur unë nuk kam qenë e martuar. Prandaj, duke dashur Hughes nuk iu kam vënë brirë asnjërit prej pesë burrave të mi.“ Ginger ishte një forcë e mirëfilltë e natyrës, të cilën vetëm tani, nga largësia e dhjetë viteve nga vdekja e ndodhur më 1995, kur ishte 85 vjeçe, mund ta vlerësojmë të tërën.

Elizabetë Teilor doli nga spitali
E Mërkurë, 05.27.2009, 08:52pm

 Voal-online – Aktorja Elizabeth Taylor doli nga spitali në Los Anxhelos pas një vizite rutinë të martën në mbrëmje, siç e quajti zëdhënësi i saj.  “Jam kthyer në shtëpi nga spitali dhe ndihem shumë mirë,” tha ikona 77 vjeçare e ekranit të madh në faqen e saj Twitter Web page. “Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që keni treguar!” Publicisti Dick Guttman tha se nuk kishte asgjë për të shtuar, sepse ai e pa lajmin e dhënë nga vetë Taylor, si të gjithë të tjerët. Taylor përdori Twitter për t’i freskuar lajmet për shtrimin e saj në spital të premten, kur ajo ia dërgoi një mesazh publik modeles Katyh Ireland në shenjë falënderimi për lulet që ia kishte dërguar asaj në spital.

 Aktorja amerikane Elizabeth (Rosemond) Taylor, thirrur më vonë Dame Elizabeth lindi në Londër në vitin 1932. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, me prindërit e saj amerikanë, ajo shkoi në Amerikë. E njohur për burkurinë e jashtëzakonshme që fëmijë ajo u zbulua nga një agjent talentesh në Beverly Hills. Debutoi në kinematografi në vitin 1942, më 1943 do të luante në Lassie Come Home. Më 1944 ajo do të bëhej një yll me filmin National Velvet. Do të merrte famë botërore me filmin Father of the Bride (1950), A Place on the Sun (1951), Giant (1956), Cat on a Hot Tin Roof (1958), Suddenly Last Summer (1959), Butterfield 8 (1960, Academy Award) dhe Cleopatra (1963).

Në Who is Afraid of Virginia Woolf (1966, Academy Award) dhe në filma të tjerë ajo luajti përballë të të shoqit Richard Burton. Jeta e saj vetjake dhe tetë martesat janë pasqyruar gjerësisht nga mediat botërore. Vitet e fundit ajo ka bërë fushatë energjike kundër AIDS-it.

Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera
E Djelë, 05.24.2009, 05:10pm
Voal-online - „Të jesh në një jaht (Yacht) është si të bësh blerje në një supermerkat. Të shohin qen e derra, më ka ardhur në majë të hundës, bash në majë të hundës ngaqë paparacët ma dhunojnë jetën time intime.“ Naomi Campbell, ikona planetare e modës, ia ka besuar telashet e saj një mikeshe e cila nuk ia ka mbajtur sekretin asnjë minutë. Ajo ka rrëfyer për revistën e gossipeve „Star Magazines“ duke shpallur kthesën në jetën e Venerës së zezë, çka sigurisht do të përbëjë prirje të re edhe mes personazheve VIP. „Kulmi ka ndodhur vitin e shkuar,“ ka hapur zemrën Naomi Campbell, sipas revistës në fjalë, kur përgjatë brigjeve të ishullit të Sardenjës ajo qe zbuluar dhe ndjekur hap pas hapu „nga më shumë se 40 paparacë të cilët më janë qepur e nuk më janë ndarüe, pa asnjë çast armëpushimi, nëpër gjithë Mesdheun deri në portat e diskotekës Fiat Playa, duke kapur çdo lëvizje qerpiku, çdo pëshpëritje.“ Sipas një burimi tjetër të mirinformuar, ka shkruar revista javore „Fashion“, Naomia për pak kohë është duke menduar të gjejë rrugë shumë origjinale, duke shmangur vendet ekskluzive, tepër të vëna në shenjë nga paparacët. Kohët e fundit ajo kishte prenotuar një apartament mbretëror në anijen kroçierë Melody, por ka përfunduar menjëherë në faqet e para të gossipeve mediatike, duke u bërë menjëherë prè e paparacëve. Pikërisht ky incident e ka bërë anijen „Melody“ shumë popullore, duke shtuar shumë numrin e turistëve që parapëlqejnë të kalojnë pushimet në këtë kroçierë. E magjepsur nga kjo ngjarje, aq e komentuar nga mediat botërore, Naomia do të provojë të bëjë marrëveshje paraprake me kroçierat që ato ta mbajnë sekret me çdo mënyrë pasagjeren e famshme.
Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën
E Enjte, 05.21.2009, 11:14am

Voal-online - Angelina Jolie e ka dominuar në mënyrë absolute qilimin e kuq në Kanë përgjatë pesë viteve të fundit, që nga fustani i saj limon i ndezur alla Emanuel Ungaro deri te fustani i saj amnor alla Max Azria vitin e shkuar, dhe më 2009 nuk bën përjashtim nga tradita që ka krijuar. Aktorja yll shoqëronte dje partnerin e saj Brad Pitt për premierëne  filmit të tij të ri “Inglourious Basterds” (Bastardët e palavdishëm) në një fustan super-sexy nga Versace Atelier në një ngjyrë çaj trëndafili. Por çfarë bënte të binte më shumë në sy fustanin e saj ishte se fustani i shpaloste në mënyrën më të përkryer për së gjatë këmbët e saj. Ishte kjo një pamje tejet e adhuruar në Kanë, që nga format e lëshuara lirshëm të flokëve deri buzët e kuqe dhe tek fustani i hatashëm, saqë njeriu nuk mund të mendonte për asgjë tjetër, përveçs pamjes së saj prej mbretëreshe të kinemasë asktuale.

Brad Pitt luan në filmin e regjisorit Quentin Tarantino në rolin e liderit të një grupi banditësh nazistë, nga më të pamëshirshmit, saqë vetë Hitleri kërkon të mësojë nga përvoja e tyre. Tarantino nuk pranoi të jepte shpjegime sa i ishte përmbajtur në filmin e tij filmit të vitit 1978 të regjisorit italian Enzo Castellari, "Inglorious Bastards". Filmi hapet me vitin e parë të pushtimit gjerman në Francë, ku personazhja Shosanna Dreyfus dëshmon ekzekutimin e familjes së saj nga duart e kolonelit nazist Hans Landa, luajtur mrekullisht nga Christoph Waltz. Andej këndej nëpër Europë, personazhi i luajtur nga Brad Pitt, Aldo Raine formon një grup ushtarakësh të ngarkuar me ekzekutimin e menjëhershëm të viktimave naziste. Diane Kruger luan një aktore të famshme gjermane që e cila është gjithashtu agjente e fshehtë me një mision që të bëjë për vete liderët e Raihut të Tretë.
Vudi Alen fiton gjyqin $5 milionë për shfrytëzim imazhi
E Martë, 05.19.2009, 08:36am

Voal-online – Jeta e trazuar dashurore nuk ia ka dëmtuar imazhin Woody Allen-it. Pas një viti beteje ligjore regjisori ia ka arritur të bëjë një marrëveshje jashtëgjyqësore për 5 milionë dollarë (gjysma e sa kishte kërkuar), sipas së cilës ndërmarrja e veshjeve American Apparel do ta dëmshpërblejë atë, për shkak se ia ka shfrytëzuar imazhin pa autorizimin e regjisorit të famshëm. “Më kanë ofruar një marrëveshje për 5 milionë dollarë dhe kështu bëhet fjalë për dëmshpërblimin më të paguar në bazë të ligjit për privatësi të shtetit të Nju Jorkut,” ka komentuar Allen në përfundim të seancës gjyqësore federale të Manhattan. E gjitha kishte filluar para më shumë se një viti kur Allen e akuzoi American Apparel se kishte vënë afishe të mëdha publiciteti në Nju Jork dhe Los Anxhelos ku dukej një fotogramë e filmit I and Annie (për të cilin ai fitoi çmimin Oskar) ku kineasti ishte i veshur si rabin. Regjisori thotë se reputacioni i tij ishte dëmtuar. Ndërsa presidenti i ndërmarrjes Dov Charney pohoi se imazhi i Allen nuk vlente më pas çështjeve ligjore për ngacmime seksuale që ishte ngritur kundër regjisorit të famshëm. Bëhet fjalë për skandalin e vitit 1992, kur gruaja e atëhershme Mia Farrow zbuloi se Allen kishte një histori me vajzën e birësuar, njëzetedyvjeçaren Soon-Yi, me të cilën Allen u martua më 1997.

40 vitet e para të sfidantes legjendë hollivudiane Keit Blanshet
E Premte, 05.15.2009, 12:49pm

Catherine Élise "Cate" Blanchett (lindur më 14 maj 1969) është aktore dhe regjisore australiane. Ajo ka marrë një mori çmimesh si aktore, ku shquhen dy çmime SAG, dy Golden Globe Awards, dy BAFTA, një Academy Award (Oskar) dhe një Volpi Cup në Festivalin e 64-t Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Ajo tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me filmin e vitit 1998 “Elizabeth”, me regji të Shekhar Kapur, ku luan Elzabetën I të Anglisë. Është gjithashtu e njohur për portretizimin e mbretëreshës së elfëve Galadriel në trilogjinë The Lord of The Rings (Zotëria i Unazave), të koloneles doktoreshë Irina Spalko tek filmi Indiana Jones dhe Kingdom of the Crystal Skull (Indiana Xhons dhe Mbretëria e Kafkës së Kristaltë) dhe rolin e Katharinë Hepburn (Kethrin Hepbërn) në filmin e Martin Scorcese “The Aviator”. Ajo dhe i shoqi Andrew Upton janë aktualisht regjisorë teatri të Sydney Theatre Company. Ata kanë edhe një kompani prodhimi filmash të quajtur “Dirty Films”. Aktorja Blanchett lindi në Ivanhoe, rrethinë e Melburnit, shteti Viktoria, Australi, vajzë e June, një sipërmarrëse dhe mësuese, si dhe e Robert "Bob" Blanchett, një oficer i marinës amerikane i lindur në Teksas, i cili më vonë drejtoi një kompani reklamash. Kur Blanchett ishte 10 vjeçe humbi babain nga një sulm në zemër. Ajo e përshkruan veten e saj gjatë fëmijërisë si “pjesërisht të dalldisur, pjesërisht vetmitare”. Ajo një vëlla, Bob, inxhinier i sistemit të kompjuterave, si dhe një motër më të vogël, Genevieve, që punon si dizajnere teatri dhe ka marrë diplomën për dizajn në arkitekturë në prill 2008.

Alli Sims këndon këngë malli për Britney Spears
E Enjte, 05.14.2009, 09:04am
Kushërirat kanë më shumë se një vit që nuk flasin.

 

Alli Sims e ka përjetuar shumë rëndë këtë vit e disa muaj që nuk flet me Britney Spears, por tani e ndjen mungesën e saj më shumë se kurrë. Ftohja midis tyre filloi në periudhën kur Britney ishte në krizë të thellë shpirtërore. Qëkur i ati, Jamie Spears, vendosi ta merrte në mbikqyrje të bijën Britney, ato nuk kanë komunikuar më. Përgjatë viteve ato i kanë besuar njëra tjetrës më shumë se kujtdo tjetër në botë. Por Jamie Spears donte ta mbronte të bijën prej gjithçkaje. Tani haptas Alli ia kushton albumin e saj të parë single asaj. Në këngën «Driving Blind» ajo rrëfen sa i mungon asaj Britney, sa mall ndjen për të. « Ndodh kështu që unë të kem mall për njerëzit e mi. Sa e sa herë kam medituar duke u përpjekur të kuptoj pse ne jetojmë pa njëra tjetrën dhe kush është fajtor për këtë. Britney ishte për mua njeriu më i dashur në botë. Sapo u ula ta shkruaj tekstin e këngës më erdhën pikërisht këto mendime. Prandaj e krijova me aq lehtësi këngën time. Shpresoj që ajo ta dëgjojë dhe ta kuptojë sa rëndësi ka përmua miqësia e saj. Â» E pyetur si e ka ndjerë ajo veten duke punuar në një këngë kaq të trishtuar, ajo është përgjigjur : « Ashtu siç mund të ndihet kushdo që ka përjetuar një humbje si imja. Këngën time mund ta krijonte kushdo që përjetonte të njëjtën ndjenjë. Â» Prej kohësh ju jeni njohur si kushëria e Britney Spears, si ndiheni tani kur do të njiheni si Alli Sims. Natyrisht, unë isha mësuar me statusin e kushërirës së Britney Spears, dhe po ashtu do të mësohem me identitetin tim të mirëfilltë si këngëtare.

Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re
E Martë, 05.12.2009, 03:18pm
Voal-online – Në një ekskluzive të revistës People bëhet e ditur se Dean McDermott është duke e mbajtur fjalën për t’I blerë së shoqes Tori Spelling një unazë të re  martese në çdo përvjetor të martesës së tyre. Sivjet aktori e mori gruan e tij për darkë në lokalin më të famshëm të Hollivudit, Mr Chow, dhe e befasoi atë me një unazë të prodhimit Neil Lane. “Unë adhuroj traditën që ka nisur im shoq Dean, Â» tha Spelling ekskluzivisht për revistën People. “Çdo vit kur ai e vë një unazë të re në gishtin tim, kjo ma kujton mua atë ditë që më shndërroi mua në gruan e tij dhe ne filluam në udhëtim të hatashëm së bashku si një trup i vetëm” .
Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë
E Djelë, 05.10.2009, 03:21pm

Voal-online – Kishte parashikuar të rrinte 21 ditë në grevën e urisë, por qëndroi vetëm nëntë ditë. Në orët e fundit të grevës ajo e kuptoi: “Unë nuk mund ta bëj më gjatë.” “Unë po shkoja duke u dobësuar e duke u ligur,” i tregoi revistës People aktorja dhe humanitarja 64 vjeçe rreth përfundimit të grevës së urisë të premten, grevë urie që kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj Darfurit. “Unë humba shumë kilogramë peshë.” Edhe pse ajo ishte e vendosur të vazhdonte edhe më tej, asaj iu këshillua nga mjekët që ta ndërprisë menjëherë grevën, për shkak të rreziqeve të rënda për shëndetin. “Mjeku im më vizitoi të mërkurën dhe më tregoi se duhej të merrja serum menjëherë, sepse sheqeri në gjakun tim kishte rënë pa masë,” vijoi Mia Farrow. “Mjeku më tha se duhej të merrja veten sa më shpejt.”

Fred Aster, njeriu që fluturonte mbi botë
E Premte, 05.08.2009, 09:01pm
Fred Aster (Fred Astaire ), pseudonim, pra emër arti i Frederick Austerlitz, lindi në Omaha të Nebraskës (SHBA ) mël 10 maj 1899, pra 110 vjet më parë. Bir i një austriaku të pasur që kishte emigruar në Amerikë, studioi në Alvienne School of Dance e Ned Wayburn School of Dancing. Që i vogël ishte i lidhur me motrën e madhe, Adele, e cila, midis të tjerash, do të ishte partnerja e tij profesionale për më shumë se njëzet e pesë vjet. Në moshë fare të njomë, Fred, nxitur nga një prirje e jashtëzakonshme për kërcimin, mori leksione e mësoi të hedhë hapat e parë themelorë. Sapo e ndjen veten të përgatitur, ai fillon të kërceje në kabare dhe në teatro të shfaqjeve popullore, bashkë me motrën e tij të pandarë Adele.
  » Alfred Hiçkoku, babai i filmave "thriller" e "horror"
  » Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër
  » Bruk Shilds është vetëm numër dy
  » Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti
  » Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit
  » Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri
  » Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare
  » Suri Kruiz kremtoi dje ditëlindjen e tretë
  » Tori Spelling e mban jetën e familjes private
  » Shtëpitë e mbretërve dhe mbretëreshave të Hollivudit në Britani



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]