E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Portugalia po Shqipërisë në NATO
E Shtunë, 02.14.2009, 08:42am

Voal-online – Dje Parlamenti i Portugalisë miratoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, çka Kryetari i parlamentit Jaime Gama ia kishte premtuar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në një bisedë telefonike të pak ditëve më parë. Kryetarja e Kuvendit ka falënderuar homologun e saj Gama për angazhimin e tij personal për përshpejtimin e këtij ratifikimi si dhe deputetët e Portugalisë për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të martën pritet që ky ratifikim të bëhet edhe nga Hollanda dhe Greqia duke përmbyllur kështu fazën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.

Denis Bleir: Ballkani është kërcënimi më i madh për Evropën më 2009
E Premte, 02.13.2009, 05:51pm
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Dennis Blair, ka paraqitur para Kongresit raportin me kërcënimet kryesore të sigurisë në botë. Ballkani gjithashtu ishte pjesë e raportimit. Ngjarjet në Ballkan sërish paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin e Evropës gjatë vitit 2009, pavarësisht zhvillimeve pozitive të vitit të fundit, siç ishin shpallja paqësore e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, zgjedhja e udhëheqësve pro BE-së në Beograd dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia. Sfidat kryesore për stabilitetin do të vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i pakicës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, si dhe nga raportet jo të lehta në mesin e komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë. Më tej, raporti thekson faktin se mbi 50 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku përfshihen dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në vitet që vijnë, Prishtina do të varet nga ndihma e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, si dhe për sigurimin e integritetit territorial.
SHBA - rrëzimi i avionit shkaktoi 49 viktima
E Premte, 02.13.2009, 09:17am
Voal-online – Avioni i  linjes Continental 3407 është rrëzuar mbi një shtëpi pak para se të zbriste në aeroportin e Buffalos  në shtetin e Nju Jorkut. 49 janë viktimat e këtij aksidenti ajror, mes të cilëve 44 janë pasagjerë, 4 janë anëtarë të ekuipazhit dhe një person i cili ndodhej në tokë. Aksidenti ndodhi rreth orës 22.10 minuta me orën amerikane . Avioni i linjes Continental 3407 ishte nisur nga Njuark i Nju Xhersit. Avioni u përplas me një shtëpi, rreth 16 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Bufalos në shtetin e Nju Jorkut. Pas aksidentit dhjetëra shtëpi u evakuan nga forcat zjarrfikëse për shkak të rrezikut të shpërthimit të avionit.
Diplomatja çeke në Tiranë tha se ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë
E Premte, 02.13.2009, 08:19am
Voal-online - "Nëse dikush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kjo presupozon që ai ka spiunuar një njeri tjetër, i cili për shkak të këtij spiunimi apo denoncimi apo dëshmie, ka humbur lirinë, është varur, pushkatuar, ka vdekur në hetuesi, është burgosur, internuar apo dëbuar nga vendbanimi i tij në një fshat apo zonë të thellë, është diskriminuar e privuar nga e drejta për të pasur një punë sipas arsimit apo zotësisë, po ashtu familja, të afërmit, fëmijët, nipërit e mbesat dhe farefisi, kanë pësuar genocid që shkonte deri tek kushurinjtë e largët", tha ambasadorja çeke.
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti
E Enjte, 02.12.2009, 08:32pm

"Pas një viti pavarësie, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, kemi të drejtë të jemi krenarë me faktin se nuk i zhgënjyem pritjet e miqve të lirisë sonë", tha kreu i Ekzekutivit. Thaçi nga kryetarët e komunave kërkoi frymë të dinjitetit e tolerancës në këtë përvjetor të parë të pavarësisë, duke dërguar mesazhin e qartë, si një vit më parë, se "liria jonë, shteti ynë, nuk është kërcenim për askënd, por vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon". Por Thaçi paralajmëroi se çdo incident eventual, çdo shfaqje mosdurimi, shkon drejtpërdrejt në dëm të interesave të shtetit të pavarur dhe sovran dhe në favor të atyre që ende flasin kundër Pavarësisë së Kosovës.

Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO
E Enjte, 02.12.2009, 08:25pm

Voal-online – Parlamenti i Islandës, me një votë të njëzëshme, i ka thënë sot po pranimit të Shqipërisë në Paktin e Atlantikut Verior, aleancës më të madhe e më të suksesshme ushtarake e politike të të gjitha kohërave. Në seancën e miratimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ndodhej i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërsisë Lulzim Basha, i cili ka shkuar në Rejkjavik, ku ka pasur një sërë takimesh me homologun islandez dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Islandës. Tashmë mbeten vetëm edhe tri vende për të miratuar protokollin e Shqipërisë në NATO, çka pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme. Pas kryerjes së kësaj procedure hapet rruga përfundimtare për anëtarësimin zyrtar të Shqipërisë në NATO.

Ahtisari, Ishinger dhe Rohan: Vetëm një qëndrim unik i BEsë mund ta ndryshojë qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës
E Enjte, 02.12.2009, 03:36pm

QIK- Vetëm një qëndrim unik i Bashkimit Evropian, i kombinuar me deklarimin se anëtarësimi në BE për Serbinë do të jetë i pamundur derisa të mos zgjidhet problemi i Kosovës në tërësi, mund të rezultojë me ndryshim qëndrimesh, si te serbët e zakonshëm ashtu edhe te qeveria e tyre. Kështu pohojnë në një artikull të përbashkët Marti Ahtisari, Volfgang Ishinger dhe Albert Rohan, ish ndërmjetësues për Kosovën. Në anën tjetrër, shkruajnë ata, Kosovës i duhet një perspektivë e qartë evropiane dhe ndihma për të kapërcyer sfidat e mëdha me të cilat përballet. 

Ambsadori i Shqipërisë ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Sejdiu
E Enjte, 02.12.2009, 03:15pm
Voal-online – Sot Ambasadori shqiptar Islam Lauka ia dorëzoi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu letrat kredenciale.Gjatë takimit presidenti Sejdiu vlerësoi Shqipërinë dhe u shpreh se “Kosova do të jetë gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen e madhe që ka dhënë në proceset e përbashkëta”. Presidenti Sejdiu përsëriti kërkesën për thellimin dhe nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit të gjithanshëm në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e zyrtarizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa pasaporta.
Sot fillojnë ceremonitë e 200 vjetorit të Abraham Linkolnit
E Enjte, 02.12.2009, 08:33am

Zëri I Amerikës - Presidenti amerikan Barak Obama shkon sot në Springfild të Ilinoit, vendlindja e Abraham Linkolnit, për të kujtuar 200 vjetorin të lindjes së ish-Presidentit amerikan. Shumë amerikanë e konsiderojnë Linkolnin si Presidentit më të madh. Linkolni ishte president në vitet 1860, në periudhën e Luftës Civile, kur vendi ishte i ndarë për çështjen e skllavërisë. Abraham Linkolni nënshkroi Proklamatën e Emancipimit, që filloi procesin e lirimit të skllevërve zezakë. Z. Obama, Presidenti i parë afrikanë amerikan i SHBA, mori pjesë mbrëmë në një dramë që u shfaq në Teatrin historik Ford të Washingtonit, ku Linkolnin e vranë në vitin 1865. Tema e dramës ishte një biografi e ish-presidentit amerikan. Z. Obama shpeshherë i është referuar Linkolnit gjatë fushatës së tij presidenciale, për të shprehur nderimin ndaj tij dhe duke bërë një paralelizëm mes tij dhe ish-presidentit amerikan. Voal-online.

Obama Thaçit: Jam i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë
E Enjte, 02.12.2009, 08:21am

Voal-online - Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur përkushtimin për të pasur një bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës përgjatë katër viteve të administratës së tij. Në një letër përshëndetjeje që ia ka dërguar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Obama e ka falënderuar kreun e qeverisë së Kosovës për mesazhin e urimit që ia ka dërguar me rastin e ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. “Jam plot besim se mund të punojmë së bashku me një shpirt paqeje dhe miqëse, për të ndërtuar një botë më të siguruar. Kam për qëllim të punoj së bashku me ju dhe të nxit marrëdhënie të mira midis dy vendeve tona,” ka shkruar Presidenti Barack Obama në letrën drejtuar Hashim Thaçit.

  » Themelohet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës
  » Ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka takon sot krerët më të lartë të shtetit të Kosovës
  » Polonia vendos masa drastike për pensionistët, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit
  » Hashim Thaçi për Reuters: Në raport me Kosovën, Beogradi nuk ka ndrysuar asgjë nga Milosheviçi
  » Presidenti Obama komenton për politikën e jashtme
  » Bakojanis viziton kreun e Tiranës, premton përkrahjen greke
  » Atentati ndaj gjyqtarit - reagon KLD, Kreshnik Spahiu: Mafia po sulmon ashpër gjyqsorin
  » Atentat gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni
  » Ministrja greke Dora Bakojanis sot në Tiranë
  » Bajden sinjalizon ndryshime në politikën e jashtme - Nënpresidenti Bajden: SHBA-të gati të flasin me Iranin



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]