E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë
E Mërkurë, 01.21.2009, 11:47am

VOA -Presidenti Barak Obama pritet të merret me çështje të politikave të jashtme dhe ekonomike gjatë ditës së tij të parë të punës si President i Shteteve të Bashkuara. Këshillitarët e tij thonë se ai do të takohet me ekipin e Sigurisë Kombëtare për të rivlerësuar luftrat në Irak dhe Afganistan. Sipas njoftimeve, këshilltarët e zotit Obama thonë se ai do të emërojë senatorin Xhorxh Miçëll si të dërguar për Lindjen e Mesme. Po sot presidenti pritet të takohet me këshilltarët e tij ekonomikë.

Bush: Largohem nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim
E Mërkurë, 01.21.2009, 11:40am

Ish presidenti Xhorxh Bush tha pas kthimit në qytetin Midlend të Teksasit se ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim dhe se kthimi në shtëpinë e tij është një moment i bukur. Ai dhe zonja e tij Laura u përcoll për tek helikopteri nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Mishel. Helikopteri kishte destinacion bazën ajrore  Andrew ku e priste avioni Air Force One, që ishte i njëjti avion, por me emërtim tjetër, Air Force 7000, me të cilin Bush do të shkonte në Dallas në shtëpinë e tij të re.

"All we can do, all this we will do" - "Gjithçka që mund ta bëjmë, do ta bëjmë" - Të ngrihemi për të ndërtuar Amerikën - Nga Barak Obama, Presidenti i SHBA


E Mërkurë, 01.21.2009, 11:18am
Pra, le të kujtojmë kush jemi dhe sa përpara kemi ecur. Le ta marrë vesh bota e së ardhmes që në zemër të dimrit, kur vetëm shpresa dhe virtyti mund të mbijetonin, të alarmuar nga një rrezik i përbashkët qyteti dhe vendi u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë. Amerikë! Përballë rreziqeve tona të përbashkëta, në këtë dimër vështirësish, le të kujtojmë këto fjalë të përjetshme. Me shpresë dhe virtyt, le të përballim edhe një herë me rrymat e akullta dhe të durojmë stuhitë që mund të vijnë. Le të thonë fëmijët e fëmijëve tanë që kur u vumë në provë ne nuk pranuan të hiqnim dorë nga udhëtimi, që nuk u kthyem pas, që nuk u lëkundëm; dhe me sytë të fiksuar në horizont dhe me bekimin e Zotit me vete, ne çuam përpara dhuratën e madhe të lirisë dhe ua përcollëm të sigurt brezave të ardhshëm.
Barak Obama betohet, është Presidenti i 44-t i Amerikës
E Martë, 01.20.2009, 06:13pm

20 janar (Voal-online) “Unë, Barak Obama, betohem solemnisht se do ta përmbush besnikërisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta ruaj dhe do ta mbroj, më së miri, Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra Zoti më Ndihmoftë.” Kështu është betuar Barak Obama para kryetarit të Gjykatës Supreme John Roberts dhe është kështu Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më shumë se dy milionë veta erdhën në Washington për të marrë pjesë në përurimin historik.

 

Obama Day  - veprimtaritë e Obamës në orët në prag të përurimit


E Martë, 01.20.2009, 04:31pm

20 janar (Voal-online) Barack Obama e filloi ditën e sotme me pjesëmarrjen në një shërbim kishëtar afër Shtëpisë së Bardhë pak orë para betimit si Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Kishën Ipeshvnore të Shën Gjonit, që njihet si “kisha e presidentëve”, çifti Obama arritën në një limuzinë të zezë, Atje i priste nënpresidenti Joseph R. Biden Jr. dhe e shoqja e tij Jill Biden. Pastaj Presidenti Obama dhe nënpresidenti Biden patën një takim me Presidentin Bush, nënpresidenti Cheney dhe liderët e Kongresit Amerikan për të pirë një kafe në Shtëpinë e Bardhë.

Filloi epoka Obama - dy milionë të pranishëm në ceremoni
E Martë, 01.20.2009, 04:00pm

20 janar (Voal-online) Metropolitana e Washington D.C ka qenë prej orës 4 të mëgjesit e supërmbingarkuar nga njerëzit që kanë vazhduar të vinë nga të katër anët e Amerikës për të marrë pjesë në përurimin e Barack Obamës si Presidenti i 44-t i vendit. Pritet të konfirmohet shifra e 2 milionë vetave të pranishëm në ngjarjen e madhe historike. Këmbësorët janë në çdo hap të qendrës së kryeqytetit amerikan. Peshën e madhe, planetare, të ngjarjes e dëshmojnë edhe deklarimet e personaliteteve botërore me këtë rast. “Populli amerikan nën udhëheqjen tuaj le të vazhdojë të gjeë një trashëgimin mbresëlënëse religjize e politike vlerat shpirtërore dhe parimet etike të nevojshme për të bashkëpunuar në ndërtimin e një shoqërie vërtetë të drejtë dhe të lirë të shënuar nga respekti për dinjitet, barazi dhe të drejta për çdo anëtar të shoqërisë, sidomos për të varfërit, të përjashtuarit dhe ata që nuk kanë zë,” ka thënë në përshëndetjen e dërguar nga Papa Benedikti XVI.

Duke pritur Obamën - Zezakët Amerikanë me autobus në Uashington për të përjetuar historinë
E Martë, 01.20.2009, 03:48pm

20 janar (Voal-online) - Autobusët, gjithsesi, janë mjetet më të parapëlqyera me të cilat zezakët amerikanë kanë ardhur në Washington D.C. për të marrë pjesë në kremtimet e përurimit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse autobusët mishërojnë një simbolikë të veçantë në lëvizjen amerikane për të drejta qytetare të njerëzve me ngjyrë. Ishte Rosa Parks ajo që mbahet si paraprirëse e kësaj lëvizje, kur ajo nuk pranoi ta lironte vendin e saj në autobus në Montgomery, Alabama, në 1955. Sipas ligjit të atëhershëm, ajo duhej t’ia lironte vendin një pasagjeri të bardhë.

Në prag të përurimit popullariteti i Obamës arrin kulmin bashkë me kremtimet
E Hënë, 01.19.2009, 06:41pm
Në prag të përurimit, popullariteti i Presidentit të ri nuk ka qenë kurrë kaq i lartë: sipas sondazhi që sapo shpall CNN, Obama ka mbështetjen e 84% të të intervistuarve. Gjashtë veta në dhjetë shohin te ceremonia e përurimit “një kremte të demokracisë” dhe, ende më domethënës, 9 afroamerikanë në 10 thonë se kjo që po ndodh është realizimi i një ëndërre. Dita e Përurimit (The Inauguration Day) do të kushtojë rreth $170 milionë. Vetë ceremonia e betimit do të arrijë $1,24 milionë. Shpenzimet më të mëdha bëhen për masat e sigurisë dhe në dhjetëra ballo e festa që do të mbahen në qytetin e Washingtonit. Kryesisht ato do t’i mbulojnë sponsorët.
Presidenti i zgjedhur Obama, një ditë para inaugurimit nderoi kujtimin e Martin Luther King-ut
E Hënë, 01.19.2009, 06:30pm

Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barak Obama, nderoi sot kujtimin e udhëheqësit të të drejtave civile, duke marrë pjesë në një aktivitet në shërbim të komunitetit. Zoti Obama tha në fjalën e tij me këtë rast se kjo ditë nuk është vetëm një moment për të reflektuar mbi shërbimin e Dr. Kingut për shoqërinë, por një ditë për veprim. Presidenti i zgjedhur, Obama, i cili bën betimin si presidenti i parë afrikano-amerikan nesër, vuri në dukje se shumë njerëz do të mblidhen për të ndjekur ceremoninë e tij historike të inaugurimit, pikërisht në atë park ku në vitin 1963 njerëzit ishin mbledhur për të dëgjuar të përndershmin Martin Luther King që fliste për barazi racore. Zoti Obama tha se është me rëndësi që të kujtohet mësimi i Dr. Kingut se “ëndërrat tona të veçanta, përbëjnë në fakt një ëndërr të vetme”.

Barak dhe Mishel Obama marrin pjesë në festimet me rastin e inaugurimit
E Hënë, 01.19.2009, 08:35am
ZA - Katër ditë festime me rastin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, filluan dje në Washington, ku u dha një koncert madhështor para Memorialit të Linkolnit. Dhjetra mijëra njerëz ishin mbledhur, edhe pse ishte ftohtë, për të marrë pjesë në një koncert të legjendave të muzikës, Bruce Springsteen, Stevie Wonder dhe Bono, për të dëgjuar fjalimet që mbajtën personalitete të fuqishme të Hollivudit, për të parë prezantimet në video të inaugurimeve të mëparshme presidenciale, si dhe të momenteve kyçe në historinë e Shteteve të Bashkuara.
  » Obama: Ky është një Fillimi i ri - Na duhet e njëjta këmbëngulje që kanë pasur themeluesit e vendit
  » TOPI: Lufta në Kosovë u frymëzua nga kujtimi i Skënderbeut- Nga Bamir TOPI, President i Republikës - Fjalimi që mbajti në Konferencën Kombëtare "Familjet e Mëdha Fisnike Shqiptare"
  » Obama nis udhëtimin me tren si Linkolni drej Washingtonit
  » CNN - Obama: Bush ka marrë vendimet më të mira në rrethana tejskajshmërisht të vështira - Në intervistën ekskluzive për CNN tha se ka arritur që të bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë celularin e tij Blackberry
  » Quhet Chesley Sullenberg Heroi i Hudson-it që shpëtoi 155 jetë njerëzish
  » Panamaja njeh Kosovën e pavarur
  » Fjalimi i Lamtumirës i George W.Bush drejtuar kombit: "Kombi Amerikan kurrë nuk do të lodhet, kurrë nuk do të përkulet, kurrë nuk do të dështojë"
  » Ushtria e re e Kosovës nën mbështetjen e NATO-s
  » Topi nuk firmos Ligjin e Dosjeve, por Ligji hyri në fuqi edhe pa firmën e Topit
  » Hillary Clinton: Amerika nuk bën dot pa botën as bota nuk bën dot pa Amerikën



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]