VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) E Hënë, 10.26.2009, 09:33am (GMT1)
Voal-online 26 tetor -Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë. Shakaja është një gjë shumë serioze. Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantollonat.
Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën. I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë. Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre. Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë. Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit. Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore…sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat. Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave. Mos ler hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra. Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat. Për keq apo për mirë, zotërimi i ajrit është sot shprehja ekstreme e fuqisë ushtarake. Flotat dhe ushtritë, sado vitale dhe të rëndësishme, duhet të pranojnë një rang më të ulët. Nga Stettin-i në Baltic tek Triesteja në Adriatik, një perde e hekurt ka rënë përmes Kontinentit. I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri. Ai i ka të gjitha virtutet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj. Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend. Historinë e shkruajnë fitimtarët. Gjithmonë duket se marr frymëzim dhe forca të përtëria nga lidhjet që kam me këtë vend të madh e të ri tuajin që shtrihet në anën përballë të Atllantikut. Jam gjithnjë gati të mësoj sado ë asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim. Jam një optimis. Nuk duket të ketë tepër dobi të jesh ndryshe. Unë kënaqem lehtë me shumë të bukurën. Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barbartë. Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë te¨mbarojë unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë.
Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen. Nuk kam asgjë për të dhënë veç gjakun, mundin, lotët dhe djersën. Më pëlqen ai burrë që buzëqesh kur përleshet. Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar. Nëse i Gjithëfuqishmi do ta rindërtonte botën dhe do të më kërkonte mua këshilla, unë do t’i bëja ngushticat angleze rrotull çdo vendi. Dhe atmosfera të ishte e tillë që çdokush që të përpiqej të fluturonte, të merrte flakë. Nëse raca njerëzore dëshiron të ketë një periudhë të gjatë dhe të pafund të pasurimit material, atëherë vetëm duhet të kenë sjellje paqësore dhe ndihmuese midis njerëzve. Nëse je duke ecur përmes ferrit, mos ndalo. Atëherë ai ishte më i mençur se tani; e kishte zakon t’i merrte rregullisht këshillat e mia. Në luftë, si në jetë, shpesh është e nevojshme pas dështimit të një skeme, të kapësh alternativën më të mirë të hapur, dhe nëse e ka atë, do të ishte marrëzi të mos punosh me të gjitha forcat për të. Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë. Është mrekulli të jesh i ndershëm, por është gjithashtu shumë me rëndësi të veprosh drejt.
Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë sesa të marrësh.
Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme. Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz. Lisat e vetmuar, nëse rriten fare, atëherë rriten të fuqishëm. Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entusiazmin. Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes. Ne jemi të gjithë kandra, por unë mendoj se jam një xixëllonjë. Ne po ju kërkojmë kombeve të Evropës, midis të cilëve kanë rendur lumenjtë e gjakut, të harrojnë armiqësinë e mijëra vjetëve. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |