DITA E VERËS Nga MARY OLIVER
E Mërkurë, 12.10.2014, 10:53pm (GMT+1)

Kush e krijoi botën? Kush e krijoi mjellmën dhe ariun e zi? Kush e krijoi karkalecin? Këtë karkalec dua të them – këtë që doli nga bari, ky që ëmbëlsohet nga dora ime, që lëviz nofullat pas dhe përpara dhe jo poshtë dhe lart, që vështron përreth me sytë e mëdhenj enigmatik. Tani ai ngre parakrahët dhe pastron fytyrën deri në fund. Po tani ai ngre krahët e hapur dhe fluturon tutje. Nuk e di me saktësi se çfarë është një lutje. Unë nuk e di si të tregohem i kujdesshëm, si të rrëzohem në bar, si të bie në gjunjë te bari, si të jem i lirë dhe i bekuar, si të endem fushave, gjë që e kam bërë gjithë kohën. Më thoni çfarë duhet të bëja tjetër? A nuk vdes çdo gjë më në fund dhe shumë shpejt? Më thoni çfarë keni ndërmend të bëni me jetën tuaj pa pranga dhe të çmuar?
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|