E Mërkurë, 06.16.2021, 08:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
MBROJTJA E BREZIT KORALOR NË KALIFORNI

E Hënë, 12.15.2014, 09:42am (GMT+1)



Brezi koralor dhe shkëmbor i planetit tonë po kërcënohet nga peshkimi pa kriter dhe ngrohja globale. Ky është përfundimi i Administratës Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën. Korrespondentja Deyane Moses ka shkuar në brigjet e Paqësorit në Kaliforni për të na njohur punën që po bëhet për të mbrojtur ekosistemin koralor.

Bregdeti i Kalifornisë ka disa nga mjediset më mahnitëse të jetës nënujore. Por ashtu si shumë ekosisteme të tjera oqeanike, edhe këtu po ndjehet kërcënimi i aktivitetit të njeriut, ndotjes dhe peshkimit pa kriter.

“Kam vërejtur rrallimin e barishteve nënujore. Ka shumë rëndësi të ndjekim mirëqënien e tyre.

Erica Fellins punon për organizatën jofitimprurëse Reef Check, e cila bën pjesë në një lëvizje ambjentaliste këtu në Shtetet e Bashkuara të njohur me termin “shkenca civile”.

Ajo dhe qindra polombarë në mënyrë vullnetare kontrollojnë mirëqënien e mjediseve nënujore përreth Kalifornisë. Këtë verë, organizata Reef Check dokumentoi një pakësim në masën 25% të 24 llojeve të ndryshme peshku krahasuar me nivelet e vitit 1970.

Stephen Campbell kontrollon jetën e gjallë përreth shkëmbinjve koralorë në brigjet pranë Santa Barbaras.

“Shkëmbinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të temperaturës dhe nivelit të aciditetit në oqeane. Me ndryshimet klimatike që po ndodhin, po ngrihet niveli i detit, po ngrohet uji dhe po rritet niveli i aciditetit. Të gjitha këto ndikojnë tek gjallesat nënujore”.

Në brigjet e Santa Barbaras ka një zonë të mbrojtur ujore. Kjo nënkupton se njerëzit mund të zhyten për të parë shkëmbinjtë nënujore, mund të shëtisin me varka me rrema, por nuk mund të peshkojnë gjatë një periudhe të vitit. Vullnetarët kontrollojnë gjatë gjithë vitit gjendjen e shkëmbinjve koralorë, duke mbajtur shënime për ndryshimet në madhësi apo formë.

“Mbajmë shënime për relievin e brezit koralor. Po ashtu mbajmë shënime për ato që shohim në këtë brez, qofshin alga, qenie disa qelizore, apo peshq, si dhe për përbërjen gjeologjike të brezit: ndryshime në shkëmbinj apo në shtresat ranore”.

Reef Check punon me organizata të tjera jofitimprurëse si dhe me agjenci qeveritare. Zoti Campbell thotë se puna e vullnetarëve është e domosdoshme për të mbuluar një vijë bregdetare prej 1600 kilometrash, në një kohë që burimet qeveritare janë të kufizuara:

“Në Kaliforni, aktivitete të tilla si vëzhgimi i shkëmbinjve koralorë për të kontrolluar mirëqënien e biodiversitetit dhe mbledhja e të dhënave për agjencitë vendim-marrëse, po përhapen dhe po bëhen më popullore”.

Ai thotë se Kalifornia është ndër shtetet më të avancuara në përpjekjet për ruajtjen e ekosistemit nënujor. Megjithë rënien e numrit të specieve të peshkut, raporti i organizatës Reef Check tregoi edhe shenja premtuese të përmirësimit në zonat e mbrojtura nënujore të Kalifornisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERA DAVUTOGLU DHE TURQIA NE BALLKAN (12.12.2014)
HAREMI I SULLTANIT - ARENA E INTRIGAVE TË PERANDORISË (12.06.2014)
EKSPRES NË HAPËSIRË (12.06.2014)
SULMET SEKSUALE NË USHTRI DHE TRAJTIMI I TYRE (12.05.2014)
PASTRIMI I PARAVE - MOTRA E QELBUR E KORRUPSIONIT (12.03.2014)
PAPA - NUK MUND TË THUHET SE ISLAMIKËT JANË TERRORISTË (Intervistë) (12.03.2014)
RICIKLIMI I MBETURINAVE ELEKTRONIKE NË KORENË E JUGUT (12.02.2014)
PRESIDENTI OBAMA DHE INDIANËT E AMERIKËS (12.02.2014)
NJËQIND LIBRAT QË DUHET T'I LEXONI PARA SE TË VDISNI (12.01.2014)
PLATFORMË QË SFIDON GRAVITETIN (11.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]