E Mërkurë, 06.16.2021, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Ç'ËSHTË PEGIDA?

E Djelë, 12.21.2014, 06:55pm (GMT+1)


Grupi me drejtim ksenofob Pegida demonstron kundër "islamizimit të Perëndimit" dhe ka gjithnjë e më shumë pasues.

"Evropianët patriotë kundër islamizimit të Perëndimit" e shprehin frikën e tyre që në emër. Që nga mesi i tetorit ky grup demonstron çdo të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e saksonisë Drezden kundër çdo gjëje, që konsiderohet si islamike, abuzim i azilit, apo kërcënim i kulturës gjermane. Shqetësimet e veta ky grup i paraqet përmes parullash jo haptas raciste, por me parulla të tilla si "pa dhunë dhe të bashkuar kundër luftërave fetare në tokën gjermane". Protestuesve nuk u lejohet prej organizatorëve që të flasin me shtypin. Vëmendje në gjithë Gjermaninë ata tërhoqën me marshimet e protestës për nga madhësia e tyre: Fillimisht në to kishte vetëm disa qindra protestues, kurse në fillim të dhjetorit policia e numëroi 7500 pjesëmarrës.

A ka radikalë të djathtë pas kësaj lëvizjeje?


Me sa duket jo. Sipas Zyrës Kulturore të Saksonisë, e cila vëren skenën neonaziste të landit në organizimin e demonstratave, nuk ka pasur të përfshirë ekstremistë të djathtë. Në organizim kanë marrë pjesë qytetarët, që më parë kanë qenë politikisht e shumta si anëtarë të partisë liberale FDP. Organizatorët madje distancohen shprehimisht nga ekstremizmi i djathtë. Megjithatë në demonstrata marrin pjesë shumë neonazistë. Nismëtari i Pegidas Lutz Bachmann tha për gazetën "Sächsische Zeitung" se sipas legjislacionit gjerman ai nuk lejohet t'i mohojë dikujt të drejtën për të marrë pjesë, por nuk dha sqarime, nëse kjo pjesëmarrje e neonazistëve e shqetëson.

Kush i organizon demonstratat?

Sipas njoftimeve të lëvizjes, për përmbajtjen e veprimtarive të Pegidas vendos një "grup prej 12 vetësh". Grupi planifikon të regjistrohet si shoqatë. Pjesëtarët thonë se janë lidhur me njëri-tjetrin përmes Facebook-ut. Hapur nëpër mitingje flet deri tani Lutz Bachmann. Ai ka një agjenci për fotografi dhe PR. Ai nuk pranoi të japë intervistë për DW. Bachmann kërkon "politikë të tolerancës zero kundër emigrantëve, që kryejnë vepra penale". Sipas Sächsische Zeitung ai vetë është aktualisht i dënuar me kusht për tregti me lëndë narkotike dhe është dënuar po ashtu edhe për vjedhje, nxitje për padi të gabuara, plagosje dhe disa vepra të tjera.

A mund të ketë koncepti sukses në vende të tjera?

Të paktën kështu spekulohet: në shumë qytete janë krijuar grupe në Facebook sipas modelit Pegida. Ato mund të kenë edhe potencial, sepse sipas studimeve rreth një e katërta e popullsisë gjermane është e hapur ndaj ideve populiste të djathta. Por ndryshe nga Britania e Madhe apo Franca, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të gatshëm për të votuar për partitë të tilla, ose për të dalë në rrugë. Mundësia e mobilizimit të grupeve të tilla në qytete të tjera varet nga dy faktorë, mendon Alexander Häusler, studiues pranë Qendrës për neonazmin në Gjermani: "Nga krijimi së pari i imazhit publik që kjo lëvizje nuk del hapur si radikale e djathtë dhe së dyti duhet një strukturë organizative, që mund të kombinojë në të ardhmen protestat nga konteksti lokal në Drezden."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
USHTRIA E KUQE E ÇLIROI SERBINË - DHE MENJËHERË FILLOI DHUNIMIN MASIV TË FEMRAVE SERBE (12.21.2014)
PROMOVOHET LIBRI PËR GRUAN E PARË TË PROFETIT MUHAMET (12.19.2014)
10 PREJ TRADHTARËVE MË FAMËKËQINJ TË HISTORISË (12.16.2014)
KRIJUES, VIZIONARË, KURIOZË - KËTA JANË GJENITË (12.16.2014)
MBROJTJA E BREZIT KORALOR NË KALIFORNI (12.15.2014)
ERA DAVUTOGLU DHE TURQIA NE BALLKAN (12.12.2014)
HAREMI I SULLTANIT - ARENA E INTRIGAVE TË PERANDORISË (12.06.2014)
EKSPRES NË HAPËSIRË (12.06.2014)
SULMET SEKSUALE NË USHTRI DHE TRAJTIMI I TYRE (12.05.2014)
PASTRIMI I PARAVE - MOTRA E QELBUR E KORRUPSIONIT (12.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]