E Enjte, 07.29.2021, 02:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
ANGELA MARTINI - NË LIDHJE ME LEDRI VULËN

E Shtunë, 02.01.2014, 11:04pm (GMT+1)


Fiks një muaj më parë, ajo deklaroi në kopertinën e fundit të “Bluetooth” për vitin 2013 se dëshironte që mashkulli i jetës së saj të ishte shqiptar. “Kam filluar të mendoj që duhet të gjej një burrë shqiptar, s’e kam ditur që janë kaq të mirë. Unë kam bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë vajzat shqiptare; nëse të gjitha provojnë një herë shqiptarët pastaj shkojnë tek të huajt, unë jam marrë me të huajt në fillim dhe në një moment thashë: Prit, burrat shqiptarë qenkan yll. Edhe personaliteti i tyre më pëlqen shumë, jam e habitur”, - tha Angela Martini në fund të dhjetorit, ndonëse në të vërtetë ajo e kishte gjetur mashkullin e saj asokohe. Dhe ai ishte (është), as më pak e as më shumë, sesa një prej reperëve më të përfolur në showbiz-in shqiptar, Ledri Vula. Zeshkani që çmend gjininë femërore me tiparet dhe fizikun e tij, gjatë vizitës që bëri në fundvit në shtëpinë e Fadil Berishës, arriti të bëjë për vete edhe një prej vajzave më të bukura shqiptare, Angela Martinin... Kështu, historia e tyre e dashurisë ka pak më shumë se një muaj që ka nisur, por duhet thënë se ky ka qenë një muaj shumë intensiv dhe, me gjithë angazhimet e shumta që ka pasur Angela si modele, Ledri nuk i është ndarë. Ka vetëm pak ditë që ata janë kthyer në Kosovë, pas një udhëtimi në Meksikë e më tej në Los Angeles, ku Angela ka qenë e preokupuar me punë. Aktualisht të dy janë në Kosovë, prej nga ku Angela ka postuar dje në ‘Instagram’ edhe një ‘Mirëmëngjes’ nga hoteli ku po qëndrojnë. “Bluetooth” uron që kjo lidhje të zgjasë, duke qenë se të dy bashkë bëjnë një çift shumë simpatik.

Ledri i rikthehet muzikës

Këtë fillim shkurti është paralajmëruar edhe rikthimi i Ledrit në muzikë, pas një tërheqjeje 1-vjeçare. Siç duket, reperi simpatik ka gjetur muzën e frymëzimit tek Angela, e cila nga ana tjetër vazhdon të jetë shumë e angazhuar në projektet e saj që kanë lidhje me modelingun. Të dy personazhet simpatike kanë qenë në qendër të medias rozë për historitë e tyre të dashurisë...

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKUZA NDAJ KËNGËTARIT JUSTIN BIEBER NË KANADA (01.30.2014)
ARRESTOHET KËNGËTARI JUSTIN BIEBER (01.23.2014)
PAS NDARJES NGA VANESA - DEPP BËN PUBLIKE LIDHJEN E RE (01.14.2014)
FESTË E TRALLISUR - RITA ORA E PRET VITIN E RI NË LAS VEGAS (Lajm dhe fotogaleri) (01.03.2014)
ISH GRUAJA E RUPERT MURDOCH, WENDY DANG - MË KA ZËNË QYMYRI ME TONY BLAIRIN (12.02.2013)
Daily Star - RITA ORA ËSHTË 7ZËNË (11.24.2013)
AKTORJA QË IU VARDIS ALEC BALDWINIT DËNOHET ME BURG (11.15.2013)
TOM CRUISE E MBRON VETEN - NUK E BRAKTISA SURIN PAS DIVORCIT (11.07.2013)
BERLUSCONI MARTOHET ME 28 VJEÇAREN NË NJË CEREMONI SEKRETE! (11.01.2013)
ORLANDO BLOOM NDAHET NGA MIRANDA KERR (10.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2021  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]