VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ROBERT PATTINSON KA RËNË NË DASHURI ME KATY PERRYN

E Martë, 06.17.2014, 11:51am (GMT1)



Aktori Robert Pattinson është dashuruar në shoqen e tij Katy Perry kanë raportuar mediet amerikane.

Në “afterpartyn” që u organizua për filmin e tij më të ri “The Rover” në Los Angeles, dyshja ishte parë duke flirtuar para se Pattinson t’i thoshte një shokut se Katy është shumë “hot”, ka njoftuar “Page Six”.

Një burim ka thënë se ata kanë biseduar mes vete. “Roberti iu afrua Katyt. Ata kanë flirtuar shumë. Pas pak minutave, ai shkoi te banaku dhe i tha një shokut, ‘Ajo është shumë tërheqëse’, derisa bënte me sy kah Katy’”.

Muajin e kaluar ishte spekuluar se Pattinson është në lidhje me modelen 22-vjeçare, Imogen Ker, derisa Perry së fundmi ka shijuar një pushim romantik me producentin Diplo.

Nëse Roberti është duke menduar që të fillojë një lidhje me Katyn, ai mund të zhgënjehet pasi vitin e kaluar ajo kishte pohuar se e sheh atë si një vëlla të vogël.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.