VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZBULOHET RINIA E ERRËT E ANGELINA JOLIE

E Premte, 07.04.2014, 08:03am (GMT1)


Ndonëse njihet nga të gjithë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë disi problematike.

Revista e njohur amerikane ‘National Enquirer’ në numrin më të ri sjell historinë e Jolie në kohën e rinisë, ndërsa publikon disa fotografi të pa publikuara të aktores Angelina Jolie. Sipas kësaj reviste këto foto janë bërë kur Jolie ishte njëzet vjeçare, ndërsa thuhet se në atë kohë ka qenë e varur nga droga.

Përpos fotografive kjo revistë sjell edhe bisedën me ish shitësin e drogës, i cili tregon se ia ka shitur shpesh herë drogën aktores. Ndër të tjera ai ka theksuar se Angelina përdorte droga të rënda si heroinë e kokainë. Krahas kësaj shitësi ka folur edhe për dëshirat e egra seksuale që aktorja ka pasur në atë kohë.

68-vjeçari Franklin Mayer, ka nënvizuar se aktorja në shumicën e rasteve ka ardhur tek ai në banesë për ta marrë drogën, por ka pasur raste kur edhe ai ka shkuar deri tek vendi ku ka qenë Jolie.

Tani vetëm mbetet të shohim se si do të reagojë bashkëshorti i saj, aktori i njohur Brad Pitt, kur të marrë vesh të kaluarën problematike të Angelina Jolie.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.