VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GARTH BROOKS SHKAKTON POLEMIKA NË IRLANDË

E Mërkurë, 07.09.2014, 08:40am (GMT1)



Të pesë koncertet e këngëtarit amerikan, Garth Brooks në Irlandë janë anuluar pasi dy nga koncertet, biletat për të cilat ishin shitur në tërësi, nuk kanë marr leje nga Këshilli i Qytetit.

Siç raporton Retuers-i, anulimi i koncerteve është bërë temë debati në tërë vendin duke u debatuar jo vetëm në të gjitha mediat e vendit dhe duke zënë ballinat e revistave, por kjo është debatuar edhe në parlament.

Vendimi për anulim është marrë pasi Këshilli i Qytetit të Dublinit i ka pranuar si të drejta ankesat e banorëve vendës të cilët e kanë kundërshtuar mbajtjen e pesë koncertëve një pas një në stadiumin, “Croke Park” të qytetit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.