E Premte, 04.19.2024, 10:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHOQATA ATDHETARE JETULLAH ISLAMI NË MËNYRË MADHËSHTORE KREMTOI 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga NUE OROSHI

E Mërkurë, 02.20.2013, 11:21am (GMT+1)



Shqiptarët e Gjermanisë së Veriut, pa dallime regjionale, krahinore e fetare, me 17 shkurt 2013, si pikë orjentuese në pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kishin qytetin e Kielit. Në këtë qytet Shoqata me traditë atdhetarie e kulturore, e, që mbanë emrin e heroit të kombit Jetullah Islami, në kuader të planit vjetor të punës së saj, kishte planifikuar që në fillim të vitit 2013 ta kremtojë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë Ditë, shqiptarët nga mbarë Shlesvig Holshtajni, Hamburgu, Bremeni e Nidersachseni ishin drejtuar drejt qytetit të Kielit, qytet ky që tani na është bërë i njohur në botën shqiptare përmes aktivititit që tani e nëntë vite me radhë bën shoqata kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami, e që, shoqatë kjo e cila dalngadalë po përgaditet që ta kremtoj 10 vjetorin e themelimit të saj. Përveç shumë bashkëatdhetarëve në këtë manifestim madhështor morën pjesë edhe Çerkin Peci veprimtar i shquar kombëtar, babë i dëshmorit të kombit Ramadan Peci Dani, si dhe, ish i burgosur politik dhe njëri ndër themelusit e bërthamave të para ushtarake në Kosovë (Fronti për Rrezistencë); pastaj veprimtari kombëtar dhe njëherit anëtari i Kryesisë së Shoqatës "Trojet e Arbrit" Selman Etemi; veprimtari nga Huzumi Haxhi Kurtaj; veprimtari nga Neumünsteri Selajdin Xhemajli dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. Fillimisht, në emër të Shoqatës Jetullah Islami të pranishmit i përshëndeti veprimtari kombëtar dhe njëri ndër më të merituarit që kjo shoqatë po e vazhdon punën me plotë sukses -anëtari i kryesisë së Shoqatës z Avni Bilalli, i cili ndër të tjera tha: sot po festojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke ju falenderuar sakrificës se madhe të shumë gjeneratave të popullit tonë heroik, i cili për shumë shekuj te tërë, punoi dhe luftoi pa u ndalur për të krijuar shtetin e lirë dhe demokratik shqiptar. Mëvarsisht nga rrethanat e kohës dhe politikat gjeostrategjike të shteteve të mëdha të botës edhe populli shqiptar u angazhua për liri, demokraci e pavarsi. Edhe pse padrejtsitë historike të shteteve vendimarrëse shqiptarët dhe tokat e tyre autoktone i ndanë dhe i detyruan ata te jetojnë në pesë shtetet të ndryshme, shqiptarët luftuan dhe punuan për bashkim kombëtar. Mëqenëse një gjë e tillë ishte e pamundur, atëherë shqiptarët e Kosovës shpallen pavarësinë, me 17 Shkurt 2008, me shpresën, se do t'i ndihmojnë stabilizimit te rajonit dhe ndaljes se gjakëderdhjes. Por që me mjete demokratike do të realizojnë amanetin e dëshmorëve për bashkim. Gjaku i dëshmorëve e i martirëve dhe ndihma e SHBA dhe miqëve ndërkombtarë na sollen gjerë tek akti i shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Lavdi e perjetëshme të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për pavarësi e shtetformim, përfundon z Avni Bilalli.

Më pas, në vazhdim dhe me padurim, të pranishmit prisnin që në skenë të dalin dy doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani, Ibrahim Hajzeri dhe Sokol Bisaku. Të dy së bashku, Ibrahimi dhe Sokoli, si dy krahë të një shqiponje dykrenare përcillnin njëri-tjetrin dhe pa bërë asnjë pushim ia thanë këngës burimore shqiptare, ku tek të pranishmit në sallë zgjoheshin ndjenjat dhe emocionit për vendlindjen dhe tokën e Arbrit. Për këtë organizim madhështor kanë merita shumë familje shqiptare, por kësaj radhe vlen të veçohet kontributi i veprimtarëve të palodhur Xhevdet Hakaj, Avni Bilalli, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta, Nue Oroshi, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Bim Qovanaj, dhe shumë e shumë familje tjera, kontributi i të cilëve po bën që të mbahet gjallë edhe pse në kushte jo shumë të favorshme ndjenja e atdhedashurisë për tokën e Arbrit.

Dhe krejt në fund, duke uruar njëri-tjetrin për këtë organizim madhështor, një anëtar i shoqatës, në stilin Fishtjan, aty për aty i recitoi disa vargje që do na mbesin në kujtesë, ku tha, se, kjo shoqatë ka nëntë vite veprimtari kombëtare e atdhetare, si dhe kulturore, pa harruar asnjëherë edhe faktin se është prezantuesja më e madhe e kulturës shqiptare tek institucionet gjermane në Shlesvig Holshtajn, e, më pas vazhdoi me recitimin e vargjeve /Kur Shoqata Jetullah Islami Kremton / Gjermania e Veriut Jehon- / Shkundet dryshku e jehon teli kur këndon Ibrahim Hajzeri/ Ndizet flakë salla/ e jehu i kenges shtrihet përsë gjati/ Kur ja thotë këngës Sokol Bisaku/ Këtu festohet në mënyrë shqiptare/ nuk ka dallime regjionale/ mblidhen shqiptarët pa dallim fisi/ s'feston pacerka/ po feston lisi.


NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FESTA E TROPOJËS, NJË NGJARJE QË DUHET SHËNUAR PËRSËRI…Nga LULZIM LOGU (02.20.2013)
KRIZA E KAUZËS ZGJEDHORE DHE ISH TË PËRNDJEKURITNga AGRON TUFA (02.20.2013)
ZAGREB - ELITA SHTETËRORE E KROACISË NË KREMTIMIN E  5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSMarrin pjesë Presidenti Josipoviç, ish Presidenti Mesiq, ish kryeministrja Kosor etj. (02.19.2013)
JOSEPH DIOGUARDI VIZITON VENDPREHJEN E FISIT ARBERESH ASSELTA NE WORCESTER, MANga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.19.2013)
VITI I KALUAR MË VDEKJEPRURËSI PËR GAZETARËTKomisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në vitin 2012 në botë u vranë 70 gazetarë, 28 prej tyre në Siri (02.19.2013)
 'DIELLI' U BË 104 VJEÇNga DALIP GRECA, Editor i 'Diellit' (02.18.2013)
NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË â€œRRËNJËVE” SHQIPTARE…Nga SHEFQET MEKO (02.18.2013)
SAIMIR PIRGU MIDIS OPERNHAUS-it TË ZÃœRICHUT DHE METROPOLITIAN-it TË NEW YOK-utIntervistoi EDLIRA DEDJA (02.18.2013)
EDHE ÇFARË FAKTESH DUHEN PËR VIJIMËSINË ILIRE-SHQIPTARE?(Përkitazi me disa nga deklarime në intervistën e Oliver Jens Schmitt, të botuar më 14 shkurt 2013 në Gazeta Shqiptare, Koha.Net; Kosova.com)Nga SKËNDER GASHI (02.18.2013)
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT (02.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]