E Premte, 05.17.2024, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Washington Post: Zgjedhjet në Iran as të lira e as të drejta
E Hënë, 06.15.2009, 02:36pm (GMT+1)



 

Askush jashtë rrethit të brendshëm të strukturës së pushtetit në Iran nuk mund të dijë se kush i fitoi zgjedhjet presidenciale.

Është e mundur që shumica votuan për Mahmud Ahmadinexhadin, siç pohon ai. Gjithashtu është e mundur, siç besojnë shumica e kundërshtarëve të tij, që zgjedhjet u vodhën.

Por, ajo që mund të thuhet me siguri, është se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të drejta.

Kur një regjim paraprakisht i zgjedh kandidatët që do të garojnë, i mbyll gazetat, ueb-faqet dhe byrotë e televizioneve, i hesht mesazhet e celularëve dhe kritikët i hedh në burg, atëherë një regjim i tillë nuk duhet të presë që deklarimet e tij për zgjedhjet të fitojnë ndonjë respekt.

Si hap të parë, administrata Obama duhet të ketë kujdes që të mos shfaqë më tepër respekt, sesa meritojnë rezultatet.

Zyrtarët e administratës kanë të drejtë kur përgjigjen me kujdes dhe e lënë procesin të rrjedhë. Por, ka edhe parime, të cilat administrata duhet t'i mbrojë edhe në këtë kohë, duke e mbështetur sundimin e ligjit dhe shprehjes demokratike në Iran.

Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë të qartë se nëse një qeveri do që të merret seriozisht nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë nuk duhet të përdorë forcën kundër protestuesve paqësorë, t'i arrestojë liderët e opozitës dhe ithtarët e tyre, t'i mbyllë transmetimet radiofonike apo të bllokojë internetin.

Në qoftë se Ahmadinexhad e konsolidon fitoren e pretenduar, do të ketë mjaft kohë për të ndërtuar strategji.

Presidenti Barak Obama e ka bërë të qartë se janë të papranueshme ambiciet e Iranit për armë bërthamore.

Ai, gjithashtu, me të drejtë e ka bërë të qartë se Perëndimi duhet t'i eksplorojë të gjitha mundësitë diplomatike përpara se të ndjekë rrugën e shtrëngimit të sanksioneve apo eksionin ushtarak.

Një është e vërtetë: Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të bisedojnë për kontrollin e armëve dhe fushat tjera me interes kombëtar me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatolah Ali Hamnei, dhe cilindo që flet për politikën e jashtme të vendit.

Por, gjithashtu është e pamohueshme se shumë, shumë iranianë brenda dhe jashtë vendit, e hedhin poshtë regjimin e Ahmadinexhadit dhe atë për të cilën ai qëndron.

Fushata presidenciale zbuloi një mospajtim të thellë për politikat sociale, ekonomike dhe të jashtme të Iranit, përfshirë dhe shtypjen e gruas.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vështirë se do të mund të lulëzojnë nëse kaq shumë zëra mbeten të shtypur.

Por, siç e tha edhe presidenti Obama në fjalimin e tij në Kajro, Shtetet e Bashkuara duhet ta gjejnë mënyrën për të folur me popullin iranian dhe me udhëheqësit, të cilët pretendojnë se e përfaqësojnë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Wall Street Journal: Rizgjedhja e Ahmadinexhadit - goditje për aleatët arabë amerikanë (06.15.2009)
Reportazh: Ëndërrat kthehen në hi përgjatë bulevardit të famshëm të TeheranitNga Frederik Dahl (06.14.2009)
Alber Rohan: Kosova ka Kushtetutë moderne dhe em standarde plotësisht evropiane (06.12.2009)
Financial Times: Ngjitja e madhe e së djathtësNga John LLOYD (06.12.2009)
Rast precedent, po apo jo? Ndikimi i luftës së Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtareNga Fabian Schmidt, Deutsche Welle (06.11.2009)
Dhjetë vjet pas hyrjes të NATO-s në KosovëGjenerali Mike Jackson: KFOR-i ende i nevojshëm në Kosovë (06.11.2009)
Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit Nga Mujo BUÇPAPAJ (06.10.2009)
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]