E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRMBUSHJA E NJË ËNDRRE

E Djelë, 02.17.2013, 09:05am (GMT+1)



Pavarësia e Kosovës ka përmbushur një pjesë të ëndrrës së qytetarëve të saj, por ajo nuk ka sjell mrekullinë, thonë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe analistët në përvjetorin e pestë të shtetit më të ri evropian.

Si një shtet që vazhdon konsolidimin e brendshëm dhe që përpiqet të ndërtojë subjektivitetin ndërkombëtar, shteti i Kosovës, megjithatë, konsiderohet se ka krijuar një ambient më paqësor në rajon, ndonëse veriu ende konsiderohet si një njollë me përplot rreziqe e tensione.
"‹"‹
Pesë vjet më parë, kryeministri Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Sot, ai beson se ky shtet është një tregim i suksesit, por ende jo edhe i mrekullive, sidomos nga rrafshi i zhvillimit ekonomik.

"Pavarësia e Kosovës ka sjell konsolidimin dhe forcimin e saj, ka rritur e fuqizuar subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare. Kemi rritur në masë të theksuar mirëqenien sociale të qytetarëve, por nuk i ka sjell mrekullinë ekonomike".

"Prandaj, ne duhet të punojmë edhe më tepër që Kosovën ta bëjmë atdhe të të gjithë qytetarëve, në mënyrë që secili qytetar të ndihet mirë e krenar për të jetuar. Jam optimist se do të ndërtojmë një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe me mirëqenie sociale të qytetarëve, siç e meritojnë", thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Për dallim nga katër përvjetorët e parë, sivjet shteti i Kosovës shënon Ditën e Pavarësisë pa mbikëqyrjen ndërkombëtare. Shtetet mike që e ndihmuan në shpalljen e pavarësisë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian që e njohën Kosovën dhe Turqia, vlerësuan se Kosova kaloi testin e mbikëqyrjes dhe se tash e tutje mund të ecë vetë, ndonëse me një asistencë të theksuar në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit që do t'i japë asaj misioni i BE-së për sundim të Ligjit, EULEX.

"‹"‹Lideri opozitar, Isa Mustafa, thotë ka shumë përparime, por mungesa e zhvillimit ekonomik, ngecjet në sundimin e ligjit dhe dukuritë negative janë të metat që kanë përcjellë ndërtimin e shtetit të Kosovës.

"Natyrisht që kërkesat edhe pritjet tona kanë qenë shumë më të mëdha. Ajo çfarë unë mendoj se kemi ngecur dhe që do të duhej të ishte dashtë të bëhej më shumë dhe, është që të punohet në zhvillimin ekonomik, sepse jemi në një gjendje shumë të keqe ekonomike, me papunësi të madhe, varfëri të madhe dhe, po ashtu, në forcimin e shtetit ligjor, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë".

"Por, ne megjithatë duhet t'i respektojmë të gjithë hapat që janë bërë për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Të gjithë kemi pasur aspiratë që ta bëjmë shtetin tonë, e kemi bërë, prandaj edhe duhet ta respektojmë e ndërtojmë", shprehet Mustafa.

Nga ana tjetër, në analiza politike shteti i Kosovës kryesisht shihet se ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i institutit KIPRED, Ilir Deda, thotë se shteti i Kosovës ka ngecje të shumta, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të ndërtimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

"‹"‹"E shohim se Kosova nuk ka mbërri, as pas pesë vjetësh, që ta rrumbullakojë legjitimitetin e saj të plotë ndërkombëtar. Ende negocion me Serbinë për çështje të brendshme, domethënë për veriun e Kosovës. Për shkak të keqqeverisjes, nuk ka mbërri të tërheqë investitorë të huaj seriozë, domethënë ka stagnim ekonomik, e të mos flasim për përshkallëzimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas përfundimit të procesit me Serbinë, duhet të fillojë edhe procesi i vërtetë i demokratizimit të Kosovës", vlerëson Deda.

Për pesë vjet shtet, Kosovën e kanë njohur afër 100 shtete. Ajo ka arritur të anëtarësohet në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Por, as pas pesë vjetësh, Kosova nuk është afër të sigurojë një ulëse në Kombet e Bashkuara. Ajo ka mungesë të njohjeve nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe mbetet larg proceseve integruese, kurse së fundi i është shtyrë perspektiva e liberalizimit të vizave.

Në pamundësi që të mbrojnë ngjyrat e shtetit më të ri për shkak të mosanëtarësimit në federata e organizata ndërkombëtare, sportistët më të mirë kosovarë kryesisht sigurojnë pasaportën e Shqipërisë dhe futen nën petkun kuq e zi.

Në analiza të instituteve me renome botërore, Kosova renditet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, kurse në kuadër të hartës evropiane, ajo mbetet ende vendi më pak i zhvilluar ekonomikisht.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E DHËNIES SË DEKORATAVE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA (02.16.2013)
BASHKIA E WORCESTER,MA (SHBA) NGRE FLAMURIN E KOSOVES (Fotoreportazh)Nga ARTUR VREKAJ,WORCESTER,MA (SHBA) (02.16.2013)
KOSOVA DEKORON ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE Dr. ELEZ BIBERAJN (02.16.2013)
NIS FESTA E PAVARËSISË (Fotoreportazh) (02.16.2013)
ARTA DOBROSHI E KRITIKON QEVERINË E KOSOVËSDobroshi - Padrejtësitë të cilat janë në realitetin kosovar, duhen denoncuar (02.16.2013)
PULLË POSTARE PËR PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS (02.16.2013)
Shkrim i viti 1935 që përgënjeshtron historianin Oliver Jens SchmittARKEOLOGIJA DHE AUTOKTONITETI I ILYRO-SHQIPTARVETNga Dr. SHYQRI DEMIRI (02.16.2013)
STIPE MESIQ - NUK MUND TË LEJOHET NJË GJENDJE GJYSMË LUFTE NË KOSOVË (02.15.2013)
NË PFAFFENHOFEN U FESTUA 100 VJETORI I PAVARËSISË TË SHQIPËRISËDEKORI I SKENËS SI PASQYRË E HISTORISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.14.2013)
ANALIZË KËNGËS SIME 'DITA E PAVARËSISË'Nga AGIM GASHI (02.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]