VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZAGREB - ELITA SHTETËRORE E KROACISË NË KREMTIMIN E  5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Marrin pjesë Presidenti Josipoviç, ish Presidenti Mesiq, ish kryeministrja Kosor etj.

E Martë, 02.19.2013, 03:15pm (GMT1)



Në foto: Stipe Mesić, Jadranka Kosor, Shenida Bilalli, Nenad Stazić, Nenad Stazić i Ivo Josipović

ZAGREB Në Kroaci vijojnë kremtimet me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, deri tani e njohur nga 98 vende të botës.

Në axhendën e festimeve të ambasadës së Kosovës ne Kroaci me 18.02.2013 është organizuar pritja solemne për dilpmatët e huaj të akredituar në Kroaci si dhe për mysafirët më të çmuar bota politike, afariste, kulturore, e tjerë.  Në pritjen e dhënë nga ambasadori i Kosovës në Zagreb Valdet Sadiku ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviq, ish preseidenti i Republikës së Kroacisë Stipe Mesiq,ish kryeministre e Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor, dhe parlamentari Nenad Staziq nga SDP, politikanë që e kanë ngritur gjithnjë zërin fuqishëm për Kosovën edhe para shpalljes së pavarësisë.

Në Kroaci janë organizua edhe disa koncerte edhe në ambiente të tjera, ndërsa ka edhe shumë veprimtari festive në gjithë qytetet Pula, Rijeka, Zara, Splite tjerë.


SHENIDE BILALLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.