VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHOQATA ATDHETARE JETULLAH ISLAMI NË MËNYRË MADHËSHTORE KREMTOI 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS Nga NUE OROSHI E Mërkurë, 02.20.2013, 11:21am (GMT1)
Në këtë Ditë, shqiptarët nga mbarë Shlesvig Holshtajni, Hamburgu, Bremeni e Nidersachseni
ishin drejtuar drejt qytetit të Kielit, qytet ky që tani na është bërë i njohur
në botën shqiptare përmes aktivititit që tani e nëntë vite me radhë bën shoqata
kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami, e që, shoqatë kjo e cila dalngadalë po
përgaditet që ta kremtoj 10 vjetorin e themelimit të saj. Përveç shumë
bashkëatdhetarëve në këtë manifestim madhështor morën pjesë edhe Çerkin Peci
veprimtar i shquar kombëtar, babë i dëshmorit të kombit Ramadan Peci Dani, si
dhe, ish i burgosur politik dhe njëri ndër themelusit e bërthamave të para
ushtarake në Kosovë (Fronti për Rrezistencë); pastaj veprimtari kombëtar dhe
njëherit anëtari i Kryesisë së Shoqatës "Trojet e Arbrit" Selman Etemi;
veprimtari nga Huzumi Haxhi Kurtaj; veprimtari nga Neumünsteri Selajdin
Xhemajli dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. Fillimisht, në emër të Shoqatës
Jetullah Islami të pranishmit i përshëndeti veprimtari kombëtar dhe njëri ndër
më të merituarit që kjo shoqatë po e vazhdon punën me plotë sukses -anëtari i
kryesisë së Shoqatës z Avni Bilalli, i cili ndër të tjera tha: sot po festojmë
pesë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke ju falenderuar
sakrificës se madhe të shumë gjeneratave të popullit tonë heroik, i cili për
shumë shekuj te tërë, punoi dhe luftoi pa u ndalur për të krijuar shtetin e
lirë dhe demokratik shqiptar. Mëvarsisht nga rrethanat e kohës dhe politikat
gjeostrategjike të shteteve të mëdha të botës edhe populli shqiptar u angazhua
për liri, demokraci e pavarsi. Edhe pse padrejtsitë historike të shteteve
vendimarrëse shqiptarët dhe tokat e tyre autoktone i ndanë dhe i detyruan ata
te jetojnë në pesë shtetet të ndryshme, shqiptarët luftuan dhe punuan për
bashkim kombëtar. Mëqenëse një gjë e tillë ishte e pamundur, atëherë shqiptarët
e Kosovës shpallen pavarësinë, me 17 Shkurt 2008, me shpresën, se do t'i
ndihmojnë stabilizimit te rajonit dhe ndaljes se gjakëderdhjes. Por që me mjete
demokratike do të realizojnë amanetin e dëshmorëve për bashkim. Gjaku i
dëshmorëve e i martirëve dhe ndihma e SHBA dhe miqëve ndërkombtarë na sollen
gjerë tek akti i shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Lavdi e
perjetëshme të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për pavarësi e shtetformim,
përfundon z Avni Bilalli.
Më pas, në vazhdim dhe me padurim, të pranishmit prisnin që në skenë të dalin
dy doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani, Ibrahim Hajzeri dhe Sokol Bisaku.
Të dy së bashku, Ibrahimi dhe Sokoli, si dy krahë të një shqiponje dykrenare
përcillnin njëri-tjetrin dhe pa bërë asnjë pushim ia thanë këngës burimore
shqiptare, ku tek të pranishmit në sallë zgjoheshin ndjenjat dhe emocionit për
vendlindjen dhe tokën e Arbrit. Për këtë organizim madhështor kanë merita shumë
familje shqiptare, por kësaj radhe vlen të veçohet kontributi i veprimtarëve të
palodhur Xhevdet Hakaj, Avni Bilalli, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta, Nue
Oroshi, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Bim Qovanaj, dhe shumë e shumë familje tjera,
kontributi i të cilëve po bën që të mbahet gjallë edhe pse në kushte jo shumë
të favorshme ndjenja e atdhedashurisë për tokën e Arbrit. Dhe krejt në fund, duke uruar njëri-tjetrin për këtë organizim madhështor, një anëtar i shoqatës, në stilin Fishtjan, aty për aty i recitoi disa vargje që do na mbesin në kujtesë, ku tha, se, kjo shoqatë ka nëntë vite veprimtari kombëtare e atdhetare, si dhe kulturore, pa harruar asnjëherë edhe faktin se është prezantuesja më e madhe e kulturës shqiptare tek institucionet gjermane në Shlesvig Holshtajn, e, më pas vazhdoi me recitimin e vargjeve /Kur Shoqata Jetullah Islami Kremton / Gjermania e Veriut Jehon- / Shkundet dryshku e jehon teli kur këndon Ibrahim Hajzeri/ Ndizet flakë salla/ e jehu i kenges shtrihet përsë gjati/ Kur ja thotë këngës Sokol Bisaku/ Këtu festohet në mënyrë shqiptare/ nuk ka dallime regjionale/ mblidhen shqiptarët pa dallim fisi/ s'feston pacerka/ po feston lisi. NUE OROSHI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |