ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVE Poezi nga ODHISE GRILLO
E Enjte, 11.28.2013, 06:12pm (GMT+1)
I mora A-në atit, në të ishte dhe nëna, i mora T-në tokës, në të ishte dhe zemra, i mora D-në detit, në të ishte dhe qielli, i mora H-në hënës, në të ishte dhe dielli, i mora E-në erës, në të ishte dhe shiu, i mora U-në ujit, në të ish dhe njeriu... I lidha të gjitha bashkë dhe si ylber shkëlqeu e para kryefjalë e fjalëve : ATDHEU!
ODHISE GRILLO
|