VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAÇE ZELA - JAM MIRË, NUK DI KUSH E NJOFTOI VDEKJEN

E Hënë, 12.02.2013, 07:23pm (GMT1)


TIRANË - "Nuk kam vdekur. Jam gjallë", janë fjalët e këngëtares së madhe Vaçe Zela pas një lajmi të përhapur në rrjete sociale, se gjigandja e skenës së muzikës shqiptare është shuar.

Nga Zvicra ku jeton prej disa vitesh, Vaçe Zela ka reaguar ndaj lajmit të përhapur si virus në rrjete sociale ku pohohej se këngëtarja ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë.

"Jam mirë", tha shkurt Vaçe Zela nga spitali ku po kurohet. Ndërkohë e bija, Irma dhe i shoqi i këngëtares, Pjetri pohuan se "nuk e dimë nga ka dalë lajmi, e tmerrshme sesi mund të nxjerrin lajme të tilla. Jemi të shokuar".




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.