VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARVIZU 3 VJET NË SHQIPËRI - S'IMAGJINOJ T'I KISHA KALUAR KUND TJETËR, FALEMINDERIT SHQIPTARË!

E Hënë, 12.02.2013, 07:36pm (GMT1)




TIRANË - Tre vjet nga mbërritja e tij në Shqipëri dhe në prag largimi nga ky vend, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu u është drejtuar me një mesazh në Facebook shqiptarëve. Arvizu vë theksin tek mikpritja shqiptare, duke shtuar se, "nuk mund të imagjinoja t'i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar."

MESAZHI I PLOTË I AMBASADORIT ARVIZU

"Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t'i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.