VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PERSEKUTIMI I PETRO ZHEJIT NË TIRANËN E DIKTATURËS
Nga ROBERT QAFËZEZI

E Martë, 12.03.2013, 09:55am (GMT1)


 GJERGJ ZHEJI dhe PETRO ZHEJI

Jeta në komunizëm e intelektualit antikonformist, i përndjekur dhe lënë në mjerim e survejim, pse ishte djali i Spiros, antifashistit që përfundoi në burgjet e Italisë  

Tek një apartament në katin e parë tek kryqezimi i 21 dhjetorit në Tirane do të jetonte Petro Zheji në atë kohë, një nga koloset e intelektit shqiptar, në të cilin do të mbruheshin ndriçimi qiellor me horizontet e gjëra e me atdhedashurinë që vlonte në dejet e tij në mënyrën më vullkanike. Në atë apartament një dhomë, guzhinë e aneks, në një varfëri të thellë materiale, (një divan standart të epokës, një post i vogël radio e vjetër si e vetmja relike e shpëtuar nga sekuestrimi i shtëpisë nga diktatura (vilave tek blloku ku do të jetonte vetë diktatori), një radio standart kineze e blerë më vonë, një faqe muri e shndërruar në një dërrase të zezë, një raft të vogël me libra të ndaluar, një makinë shkrimi "Olivetti", një dollap rrobash dhe njer krevat me suster prer tre fjetur si edhe katerr penxhere me kangjella hekuri), do tre prerktheheshin kryeveprat e botres si "Don Kishoti" i Servantesit","Etje perr tre jetuar" (Soif de vivre) etj. dhe do të hidheshin idetë më të fuqishme për vertikalitetin e simbolikës së gjuhës dhe në mënyrë të veçantë ato të gjuhës shqipe. Në ato mure të lagësht të katit të parë të ketij apartamenti të rëndomtë do të bëheshin "oazi" i vërtetë i lirisë sonë në ato vite tepër të zymte e të rënduar nga mungesa e lirisë dhe pesha e rëndë e propagandës së diktaturës.

Spiro Zheji, i ati

Petro Zheji ky intelektual antikonformist totalisht i lirë që dinte t'i shpëtonte makthit të diktaturës megjithëse ishte pushuar nga puna shtatë herë dhe vazhdonte të ishte në survejim të veçantë nga partia edhe si i biri i Spiro Ballo Zhejit, këtij monumenti të heshtur pa bujë të patriotizmit shqiptar, këtij kuadri të vlefshëm të Shqipërisë që kishte mbaruar "Akademinë Ushtarake" të Modena -s në Itali dhe mbante gradën si major-kolonel i mbretit Zog, i ishte hequr e drejta e punës që në fillimet e çlirimit të vendit, megjithëse ishte burgosur si antifashist në Bari dhe internuar në "Gazoldo degli Ippoliti" për rreth katër vjet nga Italia fashiste që kishte zaptuar vendin.

Përfaqësuesit e Fashizmit italiane që  kishin pushtuar vendin dhe kishin bërë të njëjtat shkolla ushtarake e ftuan në poste qeverisëse, po ai nuk pranoi me gjithëse e kishin paralajmëruar "O me ne, o kundra nesh!". Ai ishte krenar që kishte bërë betimin ndaj flamurit dhe atdheut të tij dhe kjo krenari e pathyeshme e mbajti gjallë gjatë tërë ekzistencës së tij duke ua transmetuar edhe fëmijëve të tij. Me të vetmin shkak si ushtarak i mbretit Zog, megjithëse njihej si një figurë antifashiste, atij iu sekuestruan shtëpitë dhe mbas nje burgimi të shkurtër tek "Burgu i Selvise" në Tiranë u lirua me motivacionin "u gabuam" (shokët e qelisë i pushkatuan si anti-komunistë), iu hoq e drejta e punës, duke e lënë në një mjerim të plotë ekonomik së bashku me familjen e tij. (Kjo ishte si një lloj hakmarje makabër pas refuzimit që bëri për të dalë në mal në dy muajt e fundit të luftës, pasi u kthye nga internimi fashist....Thirrja ju bë nga vetë Spiro Moisiu, miku i tij i të njëjtës kulturë ushtarake italiane, që në atë kohë udhëhiqte shtabin nacional- çlirimtar).

Petro Zheji ishte në atë kohë një disident i hapur pa konpromise, që nuk kishte frikë t'i shpallte idetë e tij kundër diktatit qeveritar-partiak -komunist... Kur ndonjë mik a shok i ngushte shprehej i shqetësuar për të: "Petro ki kujdes se do të të spiunojnë dhe do të të fusin në burg", ai me një qetësi të jashtëzakonshme i përgjigjej: "Ne jemi në burg, në çfarë burgu tjetër do të na i heqin lirinë!" Por ky "oaz" tek udhekryqi i 21 dhjetorit, në qendër të Tiranës, kishte filluar të binte në sy, në atë apartament ku dera e jashtme nuk mbyllej ndonjëherë me çelës, vinin njerëz që i përkisnin shtresave të ndryshme të shoqërisë së asaj kohe si piktorë, regjisorë, përkthyes, daktilografë, muzikantë, studentë, mjekë, fizikantë, njerëz që mernin leksione gjuhe etj, apo njerëz në mjerim e varfëri totale, të cilët ndihmoheshin gjithmonë e asnjëherë nuk dilnin duar bosh...Isha aty një ditë të ftohtë dimri kur ra dera, dhe nje siluetë burri zbathur u shfaq tek dera e më pas u largua i gëzuar, veshur me pallton "gub" të vetme të Petro-s, i cili vetë doli me xhaketë nëpër acarin e asaj dite dimri.

Përgjigjia për Bashkim Shehun: Komunizmi, si fashizmi   


"Oazi" i Petro Zhejit kishte ngjallur kuriozitetin edhe te disa nga bijve "të pakënaqur" të nomenklatures së lartë të "bllokut" si Bashkim Shehu (djali i Mehmet Shehut), ndaj të cilit, pavarësisht sinqeritetit dhe tërheqjes "magnetike" intelektuale që kishte për gjeniun, kishte edhe koifiçientin maksimal të rrezikshmërisë në atë kohë. Bashkimi ishte një djalë tepër i thjeshtë, modern, i ndjeshëm për letërsi dhe kurrë nuk mbahej si i biri i Shehut të "madh". Ishte shumë i etur për dije dhe sigurisht kapaciteti intelektual i kolosit të gjuhës shqipe e tërhiqte pa mase e kufi si të gjithë atyre që kishin pasur fatin t'a njihnin. Një herë kur Bashkimi po shkruante skenarin e filmit "Sketerre 43" e pyet Petron se cili ishte ndryshimi sipas tij midis fashizmit dhe komunizmit...!

Përgjigja e Petros ishte: "Dhune e pajustifikuar si nga fashizmi edhe nga komunizmi...". Në fakt kaq duhej për të të mos t'i gjetur më kockat në atë kohë...po fatmirësisht nuk i ndodhi gjë... "Oazi-t" i kishte ardhur koha të ndërronte vend dhe së pari u zhvendos në Laprakë, në një apartament në katin e tretë të një godine me parafabrikatë. Apartamenti ishte më i madh, me ballkone me dritë, po kjo lëvizje nën trysninë e përgjimeve dhe psikozave të ndjekjeve, nuk e bënte që të ndjehesh mirë Petron, më kujtohet nervozizmi i madh i tij dhe mbas "vetëvrasjes" së Mehmet Shehut gjendja ishte bërë e padurueshme. Ishte "elektrizuar" edhe ajri. Kjo bëri që ai pas pak kohësh të ndërronte përsëri apartamentin, duke mare një tjetër më larg nga krahu tjeter i Tiranës, diku tek rrëpira përballë Shkollës së Bashkuar "Skënderbej".

Në atë kohë nervozizmi ishte në paradoksizmin e tij "Dua te hiki mbrapa botes" thoshte në atë kohë ...Asfiksia kishte aritur kulmin në Tiranë dhe shpresat për ndryshim kishin marrë "goditje". Përsëri megjithëse kishte shkuar larg nga qendra në një vetizolim në një lagje të humbur ku natën nuk kishte as më të voglin ndriçim dhe baltë e pellgje, "oaz'-in " e desidencës së tij e ndiqnin plot piktorë, fizikantë të pasionuar, intelektualë që prisnin me ankth ndryshimin. Petro u largua nga vendi të cilin e donte pa masë në drejtim të Italisë dhe më pas në SHBA, ku jetoi për më shumë se 16 vjet, e sot jeton në një apartament me qira në Tiranë, duke vazhduar punët e tij për gjuhën shqipe, me gjithëse i ka kaluar të tetëdhjetat. Në heshtje, pa zhurmë, pa qenë në asnjë "garë" për përfitime meskine apo medalje qesharake nga nomenklatura e re.  


ROBERT QAFËZEI dhe PETRO ZHEJI
ROBERT QAFËZEZI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.