E Mërkurë, 04.14.2021, 01:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TAKIMI TRADICIONAL POETIK 'PAVARËSIA' NË KOBLENZ TË GJERMANISË
RUAJENI GJAKUN TIM QË TË SHKRUHET ME TË GJUHA SHQIPE
Nga SEVËME FETIQI

E Mërkurë, 04.03.2013, 09:00am (GMT+1)




Të shtunën e kaluar, në Koblenz u mbajt Takimi Poetik Tradicional „ PAVARËSIA“ për nder të 5 - vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë . Ky manifestim u organizua nga LSHAKSH në Gjermani dhe kishte karakterin garues dhe prezantues, ku ishin edhe shumë mysafirë, miqë dhe adhurues të fjalës së bukur artistike. Në mesin e tyre ishte Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli, sekretarja e Ambasades së Repulikës së Kosovës në Berlin, znj.Fatmire Musliu, konsuli i Republikës së Kosovës z. Astrit Zemaj, në Frankfurt, këshilltari i konsulit në Vjenë dhe poeti Anton Marku, znj. Donika Gërvalla, z. Hafiz Gagica, Shoqata kulurore „Aleksandër Moisiu“ nga Vjena, Shoqata e Shkrimtarëve nga Zvicra, Shoqata e Shkrimtarëve „Naim Frashëri“ nga Fushë Kosova, Shoqata e Gruas shqiptare „ Nënë Tereza“ nga Heidelbergu, poetja e piktorja znj. Miradije Ramiqi, poeti e gazetari Demir Reshiti nga Kosova, mediat televizive të RTK-së dhe të Radio Kosovës (emisionit „MË AFËR“), e të tjerë.



Mysafirët i përshëndeti kryetari i LSHAKSH z. Hasan Qyqalla ku mes tjerash tha: “ Ruane gjakun tim që të shkruhet gjuha shqipe” – Petro Nini Luarasi.

Arti është çiltërsi shpirtërore, ndjenjë emocionale, strukturë univerzale, pararendëse e imagjinatës, epokë e së kaluarës, vizuel i shumanshëm dhe kompleks. Shikuar nga kjo premisë e arsyeshme, logjike dhe e qëndrueshme, i vëmë vetes këtë detyrë, të organizohemi rreth një bërthame fisnike siç është ARTI (muzikor,letrar, pamor, i shkruar ) që identifikohet ndryshe si “magji” krijuese shpirtërore. Andaj jemi së bashku këtu, poet, shkrimtar, artist, këngëtarë e dashamirë të kulturës shqiptare për të madhështuar Manifestimin tonë poetik tradicional , për t`i dhënë gjak e gjallëri fjalës së bukur poetike shqipe, me poezitë tuaja, me vlerat tuaja që i keni sjellë këtu për t`u dhuruar e për t`u fal ngrohtësi shpirtërore bashkatdhetarëve.

Veç shpalosjes së vlerave poetike dhe konsumimit, forcohet fuqishëm koncepti i intensifikimit mendor, shpirtëror e kombëtar, i migëruar nga të gjitha trojet tona etnike. Ne synojmë drejt integrimeve e strukturimeve, përmes artit në mjediset e shteteve ku jetojmë e veprojmë. Mbase, ma thotë mendja, se nuk ka si të jetë ndryshe, kur kemi një alfabet, një abetare, një gjak, një gjuhë. Nocioni i kulturës artistiko – poetike, e karakterizon jeten kulturore nga pikëpamja cilësore duke shprehur shkallën më të lartë të zhvillimit artistik dhe tiparet themelore të shoqërisë njerëzore. Këtu s’do harruar fatin nopran të popullit tonë, etapat e vështira, historit e dhembjes e gjakut, të palcës e ashtit, të tretjes e varrit, të kullës e flamurit. Të gjitha këto për një Liri...! Pikërisht nga këto trysni politike, detyrimisht morëm rrugën e mërgimit, që sot jemi bërë komunitet. Mërgata ishte, është dhe do të mbetet gjenerator, jo vetëm i jetës instiucionale e sociale, por edhe bazë e fuqishme për zhvillimin ekonomik, politik, intelektual e diplomatik të shtetit. Mbase, qëndrojmë brenda kuotës së shenjtë “Atdheu është Atdhe bile edhe atëherë kur të vret”- Mitrush KUTELI!

Takimin e udhëhoqën dy nënkryetarët e Lidhjes, poetët Mentor Thaqi dhe Fran Tanushi, si dhe zëdhënësja e kësaj Lidhjeje poetja Sevëme Fetiqi.

Me këtë rast, mysafirët i përshendetën Ministri i diasporës, z.Makolli, sekretarja e Ambasadës së Kosovës në Berlin znj. Musliu, konsuli i Repubikës së Kosovës në Frankfurt, z. Zemaj si dhe përfaqsuesit e Shoqatave të Shkrimtarëve, Besim Xhelili, Brahim Avdyli, dhe Asllan Qyqalla. Nënkryetari i Lidhjes, poeti Neki Lulaj pasqyroi aktivitetet njëvjeqare, që pati LSHAKSH në Gjermani.
Në orën letrare, u lexuan njëzet e pesë poezi nga poetët e pranishëm: Martin Çuni, Agim Gashi, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Besim Xhelili, Dan Kosumi, Asllan Qyqalla, Lulzim Bunjaku, Shaip Ademaj, Ragip Dragusha, Miradije Ramiqi, Anton Marku, Nexhat Sadullahu, Gonxhe Letmi – Begisholli, Ali Berisha, Pal Sokoli, Fran Tanushi, e shumë të tjerë. Juria e përbërë nga poeti Shaban Cakolli, sekretar i Lidhjes sonë, Pal Sokoli, anëtar i Kryesisë si dhe Miradije Ramiqi, mysafire nderi e këtij Takimi kishin një detyrë të rëndë, sepse të gjitha poezitë ishin të nje niveli të lartë artistiko - letrar. Çmimi i parë i takoi poetit Brahim Avdyli nga Zvicra. Çmimin i dytë i takoi poetit Dan Kosumit nga Vjena dhe çmimi i tretë, poetit Nexhat Sadullahu nga Fushë Kosova. Çmimi i publikut, për performansën e mrekullueshme të recitimit, i takoi poetit shkodran nga Vjena, Ragip Dragusha.






Natyrisht që në këtë Takim poetiko-letrar u ndanë edhe mirënjohje dhe falënderime për kontributin e dhënë mërgatës dhe Lidhjes sonë. LSHAKSH në Gjermani, ndau shpërblimin vjetor tradicional z.Martin Çunit, kryetarit të nderit të kësaj Lidhjeje dhe poetit e piktorit Dan Gashit. Që nga ky vit LSHAKSH në bashkpunim me familjen e dëshmorit Adrian Krasniqi ndan shpërblimin “ HEROI I LIRISË ADRIAN KRASNIQI (PORTRETI I DESHMORIT )”, personaliteteve. Kete vit ky shpërblim iu nda Ministrit të diaspores z.Makolli, për kontributin e tij dhënë mërgatës shqiptare, e në veçanti për përkrahjen e Lidhjes sonë.

Në pjesën e dytë u bënë tri përurime librash. U përurua Antologjia „ NJË SHEKULL DRITË“ e cila u botua vitin e kaluar, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, poezitë e së cilës antologji i përmbledhi dhe i redaktoi poeti Hasan Qyqalla, reçensionin e lexoi Mentor Thaqi. Pastaj, u përuruan edhe vëllimi me poezi „ BALADA E HESHTJES “ e poetit Neki Lulaj, reçensionin e të cilit e lexoi publicisti dhe gazetari z. Magjun Smajli si dhe vëlllimi me poezi „ LABIRINTI “ i poetit Selajdin Gashi, reçensionin e të cilit libër e lexoi poetja znj.Gonxhe Letmi-Begisholli.

Para se të mbarojë ky manifestim, me mirënjohje të shumta u nderuan edhe z.Hafiz Gagica, z.Xhafer Leci, znj. Miradije Ramiqi, përfaqsuesit e Shoqatave kulturore- letrare, etj. Edhe LSHAKSH, për kontributin e saj në ruajtjen e vlerave të mirëfillta artistike dhe kombëtare si dhe në lëminë e bashkëpunimit me Shoqata të tjera morri mirënjohje prej Shoqatës së Gruas shqiptare „Nëna Terezë“ në Heidelberg të Gjermanisë si dhe Shoqatat mysafire.

Në fund të programit, nën përcjellje të AVI „MINATORI“ nga Kosova, në skenë u paraqit këngëtarja veterane znj. Selvete Tërstena. Ajo me zërin e saj të ëmbël dhe melodik këndoi këngë shkodrane. LSHAKSH falënderon të gjithë mysafirët, pjesëmarrësit dhe adhuruesit e fjalës së bukur artistike që me praninë e tyre e madhështuan këtë Takim Poetik, falënderon Ministrinë e Diasporës, edhe sponzorin z. Ramiz Muharremin e sponzorët tjerë si dhe z.Sami Hysenin, pronarin e Hotel CONTINENTAL që me mikpritjen e bujarinë e tij shqiptare sponzoroi mediat dhe darkën e pasur për mysafirët e ftuar.

Edhe njëherë poetët dhe artistët mërgimtar dëshmuan se dojnë dhe munden të bashkohen të gjithë së bashku rreth fjalës së bukur artistike, per t´i dërguar atdheut mesazhe malli dhe dashurie.


SEVËME FETIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRINIA E POST-BLLOKUTEsé nga VISAR ZHITI (04.02.2013)
E RËNDËSISHME ËSHTË TË HUMBËSH NGJASHMËRINË ME QËNIEN TËNDECikël poetik nga QERIM UJKANI (04.01.2013)
ÇAMËRISËNga NAMIK MANE (04.01.2013)
NUK SHKOJ KURRË MA NË MITINGJET E TYNENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.31.2013)
FAIK KONICANga GIJOM APOLINERI (03.31.2013)
KËSHILLA NJË GAZETARINga FAIK KONICA (03.31.2013)
FLAMURINga FAIK KONICA (03.31.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Tregime nga ADEM ZAPLLUZHA (03.31.2013)
JU RRUGAÇA SALLAHANA Nga AT GJERGJ FISHTA (03.30.2013)
MIK, NË ÇASTIN E SHKATËRRIMITPoezi nga ERIK JOHAN STAGNELIUS (1793-1823)E shqipëroi: ULLMAR QVICK (03.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2021  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30  
 

 
VOAL
[Shko lart]