E Shtunë, 07.02.2022, 03:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

HISEN MUSLIU THORË SE DOSJET I KA MARRË NGA PDSH-ja


E Martë, 11.23.2010, 07:25pm (GMT+1)

23.11.2010- Radio Evropa e Lirë -"Ish-zyrtari i sigurimit shtetëror të Maqedonisë, Hisen Musliu, ka pranuar se i ka pasur materialet për dosjet kontestuese nga shërbimet sekrete para se të bëhen publike, dhe se i kishte pranuar nga udhëheqësia më e ngushtë e Partisë Demokratike Shqiptare", tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.

Sipas Kotevskit, gjatë bisedës në stacionin e policisë, Musliu ka thënë se e kishte bërë këtë për t’iu shpaguar partisë dhe për shkak të premtimeve për post zyrtar në qoftë se partia kthehej në pushtet.

Në komunikatën e Ministrisë thuhet se gjatë bastisjes janë konfiskuar dy kompjuterë, dy kartela USB, disa telefona celularë dhe dy fletëpagesa, me të cilat përmes kompanisë "Western Union" janë paguar mjete financiare në emër të personit Bozhidar Spasiq.

Ministria thotë se nga analiza e materialeve të konfiskuara, në kompjuterët janë gjetur katër dosjet e fabrikuara, por edhe materiale që pretendohet se janë nga shërbimi gjerman DND.

Gjithashtu, është gjetur edhe një fotografi, në të cilën është bërë përpjekje për fotomontazh të liderit të BDI-së me personin Bozhidar Spasiq.

Në komunikatë thuhet se i paraburgosuri ka theksuar se personin, të cilit i janë paguar paratë, e ka njohur në vitin 1979, ndërsa kontaktet i ka ripërtërirë para disa viteve.

Dyshohet se në periudhën maj-tetor, katër herë janë paguar rreth 4.500 euro.

Kotevski tha se po shqyrtohen disa baza për kallëzim penal ndaj Musliut.(v.p.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TETOVË: ARRESTOHET PËR DOSJET ISH ZYRTARI I SIGURIMIT HISEN MUSLIU (11.23.2010)
FYLE: SERBIA NË BE PËRMES HAGËS DHE PRISHTINËS (11.23.2010)
VRITET NË KLINË OFICERI I POLICISË (11.23.2010)
SULMOHET AUTOMJETI I EULEX-it (11.23.2010)
AAK KUNDËRSHTON REZULTATIN E RAHOVECIT (11.23.2010)
ÇKA NDIKON TEK ELEKTORATI? (11.23.2010)
XHEMAIL MUSTAFA, INTELEKTUALI TRIM QË PUNOI PËR SHTETINNga IBRAHIM RUGOVA (11.23.2010)
BEOGRAD: MANJAK U TAKUA ME MINISTRIN DAÇIQ (11.23.2010)
RAMA LETËR BERISHËS: OPOZITA ËSHTË TËRHEQUR NGA KËRKESA PËR HETIMIN E FLETËVE TË VOTIMIT (11.23.2010)
IES: BE-KOSOVË SA MË PARË DIALOG PËR VIZAT (11.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2022  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]