E Premte, 05.27.2022, 05:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA: XHEMËN E VRANË ATA QË NUK E DURUAN DEMOKRACINË
E Martë, 11.23.2010, 08:45pm (GMT+1)

Sot janë mbushur dhjet vjet, që kur u vra veprimtari dhe publicisti i shquar Xhemail Mustafa. Atdhetari i shquar është vrarë me 23 nëntor 2000, gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasditës, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.

Me këtë rast, zyrtarë të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe pranë bustit të Xhemail Mustafës, në oborrin e shkollës fillore "Xhemail Mustafa" në Prishtinë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se Xhemail Mustafa ishte një njeri që tërë jetën e tij ia përkushtoi demokracisë, lirisë dhe tolerancës.

"Për fat të keq u vra mu për këto arsye, sepse kishte të tillë që nuk e duronin këtë, ne do të përpiqemi edhe më tutje që t’ia bëjmë nderin të gjithë atyre që punuan për Kosovë, të gjithë atyre që punuan për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, të gjithë atyre që me sjelljet e tyre u treguan shumë tolerantë, të kulturuar dhe e kultivuan këtë, pa marrë parasysh se çfarë ndodhi pas luftës, në ato ditë që ishin ditë të dhimbjes edhe për familjen dhe për ne, ditë që nuk dëshirojmë të përsëriten më në Kosovë", ka thënë Mustafa.

Në shkollën që mban emrin e veprimtarit Xhemail Mustafa, e që është shpallur një ndër shkollat më cilësore të kryeqytetit, vijojnë mësimet 1 mijë e 200 nxënës. Drejtori i shkollës, Qazim Çeta është krenarë që udhëheq një shkollë me emrin e Xhemail Mustafës.

"Është një ndjenjë dhe është një përgjegjësi, z. Mustafa ka qenë banorë i kësaj lagjeje dhe si person e kam njohur atë njeri, është një mburrje dhe shkolla jonë është krenare që e ka një emër të tillë", tha Çeta.

Xhemail Mustafa ka qenë njëri ndër nismëtarët dhe themeluesit e LDK së, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Kryetarit të LDK së dhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Dhjetë vjet ka qenë këshilltar për informim i Ibrahim Rugovës dhe ka punuar në Zyrën e Presidentit të Republikës. Ndonëse kanë kaluar dhjetë vrasja e Xhemail Mustafës ende nuk është zbardhur.

Zyrtarë të LDK-së, të kuvendit komunal të Prishtinës dhe të Podujevës, si dhe familjarë bënë homazhe edhe të varri i Xhemajl Mustafës në fshatin Gllamnik.

(Majlinda Doda)

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA E KOSOVËS DHE EULEX NË KËRKIM TË AUTORIT TË VRASJES SË POLICIT (11.23.2010)
HISEN MUSLIU THORË SE DOSJET I KA MARRË NGA PDSH-ja (11.23.2010)
TETOVË: ARRESTOHET PËR DOSJET ISH ZYRTARI I SIGURIMIT HISEN MUSLIU (11.23.2010)
FYLE: SERBIA NË BE PËRMES HAGËS DHE PRISHTINËS (11.23.2010)
VRITET NË KLINË OFICERI I POLICISË (11.23.2010)
SULMOHET AUTOMJETI I EULEX-it (11.23.2010)
AAK KUNDËRSHTON REZULTATIN E RAHOVECIT (11.23.2010)
ÇKA NDIKON TEK ELEKTORATI? (11.23.2010)
XHEMAIL MUSTAFA, INTELEKTUALI TRIM QË PUNOI PËR SHTETINNga IBRAHIM RUGOVA (11.23.2010)
BEOGRAD: MANJAK U TAKUA ME MINISTRIN DAÇIQ (11.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2022  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]