E Premte, 05.27.2022, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

HISEN MUSLIUT 8 DITË PARABURGIM


E Mërkurë, 11.24.2010, 06:21pm (GMT+1)

Tetë ditë paraburgim për ish-kryeshefin e policisë rajonale Tetovë - Gostivar, Hisen Musliu, kanë vendosur mbrëmë vonë gjykatësit hetues, pas marrjes në pyetje për 24 orë nga një gjykatës hetues i Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Musliu ka pranuar veprën, për të cilën ngarkohet, duke sqaruar, në mënyrë të hapur dhe eksplicite, se "dosjet janë falsifikuar me urdhër të PDSH-së (Partisë Demokratike Shqiptare)".

"Motivi për involvimin e tij, siç ka bërë të ditur në bisedën informative, ka qenë që kjo parti ta kundërshpërblejë atë me pozita të caktuara pas kthimit të saj eventual në pushtet", theksoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

MPB-ja bëri të ditur se pas analizave të bëra dhe bisedës informative në stacionin policor në Shkup, në kompjuterët e tij janë gjetur 4 dosje të fabrikuara, por edhe materiale që gjoja mund të kenë origjinë nga shërbimi sekret gjerman, në të cilat sigurisht do të duhej të bëheshin intervenime.

Pas kësaj, reagoi PDSH-ja e Menduh Thaçit, duke akuzuar MPB-në se "është vënë në mbrojtje të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti", ndërsa njoftoi se, sipas informatave të marra nga familjarët e Musliut, ai as që di të punojë në kompjuterë, e jo më të përpilojë dosje.

"Kyçja e njësive policore maqedonase është edhe një dëshmi se Aleksandar Antiqit alias Ali Ahmetit nuk i ka ngelur më tjetër veçse të vrasë shqiptarë si në rastin e Radushës, apo të kidnapojë pensionistë dhe me dhunë t’i disiplinoje shqiptarët", tha Imer Aliu, nga Partia Demokratike Shqiptare.

Ai porositi Bashkimin Demokratik për Integrim se "nuk mund t’i frikësojë shqiptarët që të heshtin para turpit, tradhtive që u janë bërë po nga kjo parti".


PDSH-ja kërkon urgjentisht që të lirohet Hysen Musliu dhe të ndërmerren masa ligjore ndaj atyre që kanë urdhëruar për këtë veprim, siç thuhet, antiligjor.

Por, BDI-ja tha se nuk ka dorë në arrestimin e Musliut, porse janë organet ligjore që zbardhin të vërtetën e dosjeve.

"Qëndrimi jonë nga fillimi ka qenë që institucionet shtetërore ta ndriçojnë këtë ngjarje dhe ajo të ndiqet nga institucionet shtetërore", tha Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së, i cili mban dhe postin e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Lidhja Social-Demokrate vlerësoi se lustrimi është shndërruar në vegël për hakmarrje mes partive politike, por edhe mes pushtetit dhe institucioneve që shprehin padëgjueshmëri ndaj politikës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

"I gjithë procesi i lustrimit u shndërrua në një mekanizëm apo më saktë vegël konfrontimi mes partive politike. Kohë më parë, kishim konfrontimin e pushtetit përmes kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me këtë institucion. Ne, si LSDM, e mbështetëm procesin e lustrimit, por kjo formë siç realizohet më shumë e dëmton procesin, sesa e ndihmon atë. Andaj, ai patjetër duhet të kthehet sa më parë brenda institucioneve, e jo të realizohet në rrugë", u shpreh deputetja e LSDM-së, Cvetanka Ivanova.

Kryetari i Shoqatës së ish-të burgosurve politikë shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, tha se lustrimi, për qëllime të caktuara të pushtetit, në vend se të vendosë shoqërinë në binarë të shëndoshë të zhvillimit demokratik, sipas tij, shndërrohet në arenë lufte mes partive politike shqiptare.

"Puna e lustrimit shndërrohet në një tragjikomedi. Do të ishte mirë që pos kopjeve, të kishte dhe një origjinal të dosjeve, të verifikuar nga ndonjë institucion ndërkombëtar. Kjo formë e realizimit të lustrimit është shumë e dëmshme, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e vendit".

"Komisioni për lustrim ka dështuar që në fillim. E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë është formimi i një komisioni tjetër për lustrim dhe qasja serioze e Qeverisë Gruevski ndaj punës së atij komisioni, për shkak se me buxhetin me të cilin disponon komisioni, si dhe me kompetencat, me të vërtetë është sjellë në një situatë tragjikomike. Ky komision do të dalë viktima e parë e gjithë kësaj loje politike", tha Pollozhani.

Lexoni edhe këto: Shkup: Debat për lustrimin
Falsifikim dosjesh (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESIQ MERR PENSION NGA SERBIA (11.24.2010)
KQZ: NË RAHOVEC LDK E AAK NË BALOTAZH (11.24.2010)
MË SHUMË POLICË NË VERI TË KOSOVËS PËR ZGJEDHJET (11.24.2010)
DEMOKRACIA NË VEPRIM I PUBLIKOI REZULTATET E RAHOVECIT: NË BALOTAZH LDK DHE AAK? (11.24.2010)
ZGJEDHJET NË KOSOVË ME ÇERTIFIKIM NDËRKOMBËTAR? (11.24.2010)
PRESIDENTI OBAMA MBETET PLOTËSISHT I ANGAZHUAR PËR TË MBROJTUR KORENË E JUGUT (11.23.2010)
ISA MUSTAFA: XHEMËN E VRANË ATA QË NUK E DURUAN DEMOKRACINË (11.23.2010)
POLICIA E KOSOVËS DHE EULEX NË KËRKIM TË AUTORIT TË VRASJES SË POLICIT (11.23.2010)
HISEN MUSLIU THORË SE DOSJET I KA MARRË NGA PDSH-ja (11.23.2010)
TETOVË: ARRESTOHET PËR DOSJET ISH ZYRTARI I SIGURIMIT HISEN MUSLIU (11.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2022  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]