E Enjte, 01.27.2022, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA
E Mërkurë, 11.24.2010, 11:02pm (GMT+1)

Në Shqipëri rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në ultesirën perëndimore, sidomos në rrethin e Shkodrës.

Përmbytje të mëdha ndodhën në Shqipëri disa herë edhe në fillim të këtij viti deri sa u desh edhe ndihmë ndërkombëtare për të përballuar vështiresitë e shumta.

Autoritetet druhen përsëri për situata më të vështira pasi rreshjet pritet të vazhdojnë deri në fund të muajit dhjetor.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli i tha BBC-së se forca të shumta njerëzore janë mobilizuar për të përballuar motin e keq dhe pasojat e tij.

Aleksandër Furxhi e pyet fillimisht zotin Alfred Olli se cilat janë pikat më nevralgjike për emergjencat civile në këto momente në Shqipëri.

Alfred Olli: Sikundër e dini ka rreth 3-4 ditë që territori i vendit tonë është prekur nga shira të furishëm të cilat kanë kaluar në formën e tyre më ekstreme në disa vende.

Do informoj për ju që zonat më të rrezikuara këto ditë ne kemi patur pjesën e ultësirës perëndimore në përgjithësi, pra duke filluar nga Shkodra deri në Vlorë.

Vlora ka patur problematikë, Fieri, Lushnja, Durrësi jo shumë, ndërsa Shkodra ka patur më shumë probleme në pjesët periferike, në disa komuna, ndërsa në qytet nuk kemi problematikë akoma.

BBC: Zoti Olli, nëse rreshjet vazhdojnë në këto ditë, siç parashikojnë meteorologët, si do të përballen emergjencat në lidhje me këto situata që duket se janë realisht të vështira?

Alfred Olli: Ne kemi informacione nga institucionet monitoruese siç janë shërbimet hidrometorologjike dhe deri më datën 29 parashikohet që moti do të jetë i lagësht dhe me rreshje.

Kuptohet që ne punën përgatitore dhe masat parandaluese i kemi marrë prej kohësh, kuptohet që në situata të jashtëzakonshme unë jam dakord me ju që është vështirësi e madhe për t’u përballuar sidomos kur shtrihet në sipërfaqe të mëdha, siç ka qenë rasti janar – shkurt 2010.

Megjithatë nga ana jonë janë marrë të gjitha masat e mundshme për të bërë të mundur që ne t’i kalojmë me sa më pak humbje këto probleme që mund të na dalin.

Janë angazhuar forcat e shtabit të përgjithshëm, pra kemi në dispozicion mjetet logjistike dhe burimet njerëzore, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shërbimi zjarrfikës, shërbimi i urgjencave mjekësore, pra është bërë ai kuadri ligjor i domosdoshëm për t’u hedhur në operacion në momentin e duhur.

BBC: Përveç burimeve njerëzore merret me mend që këto situata të vështira kërkojnë edhe fonde. A i kanë Emergjencat Civile fondet e nevojshme për të përballuar gjendjen e këtyre ditëve?

Alfred Olli: Ne kemi fondin tonë të llogaritur në buxhetin e shtetit, kjo nuk diskutohet, por në raste të caktuara ne operojmë dhe me fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, sidomos kur ka probleme masive, pra burimet financiare ekzistojnë dhe nuk e kemi problem.

BBC: Zoti Olli, ju jeni duke udhëtuar për në Shkodër, në cilën zonë të Shkodrës jeni drejtuar, ku e keni shqetësimin kryesor?

Alfred Olli: Unë jam duke shkuar në komunën e Dajçit, e cila vjet ka qenë një nga komunat më të prekura.

Momentalisht ne në qarkun e Shkodrës kemi dy komuna të prekura, komunën e Anës së Malit kjo konkretisht në fshatin Obot dhe komunën e Dajçit në disa pjesë të saj. Komuna e Dajçit hyn në komunat që janë me risk të lartë.

BBC: Meqënëse në Shkodër situata është përsëritur disa herë, a parashikohet ndonjë ndërhyrje nga ana e qeverisë, ndonjë ndërhyrje më e thellë që këto raste mos të përsëriten? A ka ndonjë strategji të posaçme për zonën e Shkodrës?

Alfred Olli: Absolutisht që po. Gjithë verës aty është punuar nga ana e portave të kullimit që janë pjesë e Ministrise së Bujqësisë të cilat kanë patur dhe fondet përkatëse në dy drejtime kryesore. E para për riparimin e atyre dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e janar-shkurt 2010, si dhe për të marrë masa përforcuese, masa mbrojtëse në pjesën më delikate të lumit të Bunës, në ultësirën e Shkodrës, atë që quhet zona e Nën Shkodrës.

Nga ana tjetër këtu ka një program të madh nga ana e qeverisë shqiptare sepse ne kemi patur ndihmën e mbrojtjes civile italiane, e cila ka bërë një studim të hollësishëm për të gjithë zonën dhe është një projekt i madh i cili ka shumë komponentë që unë mendoj do të ndihmojnë që ne të shmangim sa të mundemi. Sepse përmbytje ndodhin dhe në vende shumë të zhvilluara.

Pjesa tjetër që është me shumë interes për dëgjuesit tuaj është që, duke përfunduar hidrocentrali i Ashtës, ujëmbjellësi i tij na krijon ne shumë lehtësira për të përballuar përmbytjet.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META (11.24.2010)
ALBIN KURTI: ANGAZHOHEM PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (11.24.2010)
"Reuters": I KËRKUARI NGA FBI JETON HAPUR NË KOSOVË (11.24.2010)
TËRMKOLLI: JANË SPEKULLIME ZËRAT PËR KOALICION ME PDK-në (11.24.2010)
HISEN MUSLIUT 8 DITË PARABURGIM (11.24.2010)
MESIQ MERR PENSION NGA SERBIA (11.24.2010)
KQZ: NË RAHOVEC LDK E AAK NË BALOTAZH (11.24.2010)
MË SHUMË POLICË NË VERI TË KOSOVËS PËR ZGJEDHJET (11.24.2010)
DEMOKRACIA NË VEPRIM I PUBLIKOI REZULTATET E RAHOVECIT: NË BALOTAZH LDK DHE AAK? (11.24.2010)
ZGJEDHJET NË KOSOVË ME ÇERTIFIKIM NDËRKOMBËTAR? (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]