E Enjte, 01.27.2022, 12:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE
E Enjte, 11.25.2010, 09:02am (GMT+1)

Teknologjitë moderne respektojnë ambjentin

Punimet në Hidrocentralin e Bushatit, në afërsi të Shkodrës vazhdojnë me vrull. Ndërtimi i tij i është dhënë me koncension kompanisë austriake "Verbund". Hidrocentrali do të kushtojë rreth 200 milion euro.

Punimet në Hidrocentralin e Ashtës, që po ndërtohet në Bushat të Shkodrës, po progresojnë në përputhje me afatet e përcaktuara. Hapi i parë i rëndësishëm ishte përfundimi i themeleve të platformës dhe instalimi i turbinave në stacionin Ashta 1. Zbatimin e projektit nëpërmjet teknologjisë moderne " Matrix ", po e kryen firma austriake "Porr ", e cila është kontraktuar nga kompania "Verbund ". "Verbund" fitoi një vit më parë të drejtën e koncensionit për ndërtimin e kësaj vepre madhore. Sipas inxhinierit Karlheinz Struzmann aktualisht po ndërtohen dy stacione të prodhimit të energjisë, që janë Ashta 1 dhe Ashta 2:

"Kemi nisur punën thotë zbatuesi i projektit për të ndërtuar disa basene të mëdha, që do të ulin nivelin e ujërave të lumit Drin ".

Vështirësi për ndërtimin

Hidrocentrali i Bushatit, me një fuqi të instaluar prej 50 megavatësh është i vështirë per t'u ndërtuar, për shkak të kushteve të lumit. Prandaj, për ta realizuar këtë vepër shumë të rëndësishme hidroenergjitike kemi inkuadruar specialistë dhe punëtorë me kombësi të ndryshme:

"Janë njerëz nga e gjithë Europa, por edhe nga Shqipëria", përfundon Struzmann.

Për Kryetarin e Komunës Bushat, Zef Hila, kompania austriake " Verbund " ka gjetur zgjidhjet më optimale brenda kushteve që përcakton ligji, në mënyrë që popullsia lokale të përfitojë sa më shumë nga ky projekt:

"Është një projekt bashkëkohor dhe banorët janë të vetëdijshëm dhe e mbështesin plotësisht atë, pasi kjo vepër nesër do të bëhet pjesë e infrastrukturës e fshatit Ashtë. Ndërtimi i tij zgjidh përfundimisht problemet e energjisë jo vetëm në këtë zonë, por edhe më përtej ".

Impakt pozitiv për ekonominë

Për Prefektin e Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, ndërtimi i hidrocentralit të Bushatit sjell një inpakt pozitiv në zhvillimin e ekonomisë dhe në punësimin e banorëve të zonës. I padëmshëm dhe mbrojtës i mjedisit në Shqipëri dhe Evropë:

"Sigurisht që ndërtimi i hidrocentralit, është një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatohet në Shqipëri. Një vepër kjo që starton projektin e madh që ka qeveria shqiptare për shndërrimin e vendit në një supërfuqi të vogël energjitike në rajon "

Hidrocentrali i Ashtës do të prodhojë rreth 250 milion kilovat orë energji të pastër, duke furnizuar rreth 100 mijë familje shqiptare. Në total projekti shkon në 200 milion euro dhe ka hapur rreth 300 vende pune gjatë fazës së parë të ndërtimit. Kompania "Verbund" e parashikon përfundimin e tij në vitin 2012. Ky është investimi i dytë më i madh austriak në Shqipëri, gjatë këtyre 10-viteve të fundit.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA (11.24.2010)
EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META (11.24.2010)
ALBIN KURTI: ANGAZHOHEM PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (11.24.2010)
"Reuters": I KËRKUARI NGA FBI JETON HAPUR NË KOSOVË (11.24.2010)
TËRMKOLLI: JANË SPEKULLIME ZËRAT PËR KOALICION ME PDK-në (11.24.2010)
HISEN MUSLIUT 8 DITË PARABURGIM (11.24.2010)
MESIQ MERR PENSION NGA SERBIA (11.24.2010)
KQZ: NË RAHOVEC LDK E AAK NË BALOTAZH (11.24.2010)
MË SHUMË POLICË NË VERI TË KOSOVËS PËR ZGJEDHJET (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]