E Enjte, 01.27.2022, 12:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI
E Enjte, 11.25.2010, 12:08pm (GMT+1)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte kundërshtuar ashpër rezultatet preliminare të KQZ-së dhe "Demokracisë në Veprim", sipas të cilave në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Rahovecit do të dilnin kandidatët e LDK-së dhe PDK-së.

Rregullim "të lajthitjes së mëhershme" e ka cilësuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendimin e së mërkurës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në balotazh për kreun e komunës së Rahovecit do të jenë kandidati i Lidhjes Demokratike me atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Rahovec.

"Tani, këto janë rezultatet. Ne jemi parti me përgjegjësi dhe një parti e përgjegjshme. Normalisht që i pranojmë rezultatet", tha për Radion Evropa e Lirë Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në fillimjavë, KQZ-ja, por dhe rrjeti i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim", kishin vlerësuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Rahovecit do të dilnin kandidatët e LDK-së dhe PDK-së. Vendimi ishte kundërshtuar menjëherë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e të dyja partive, si PDK-së dhe AAK-së, ndajnë mendimin se nga rasti i Rahovecit duhen nxjerrë mësime para zgjedhjeve të përgjithshme.

Rasti i Rahovecit duhet të shërbejë si shembull për të mos lejuar keqpërdorimin e votës më 12 dhjetor, tha mëngjesin e sotëm për Radion Evropa e Lirë Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

"Ne besojmë se KQZ-ja do të ketë shumë kujdes sa u përket zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Shembulli i Rahovecit është treguesi më i mirë se nuk guxon të ketë manipulime në vendvotime, e sidomos në raportimin në bazë të të dhënave nga terreni".

"Gjithashtu duhet një vëzhgim më i madh i përfaqësuesve, edhe ndërkombëtarë, edhe vendorë, që duhet të mbikëqyrin zgjedhjet. Ky është një mësim i mirë për KQZ-në, por edhe për partitë politike që mund të tentojnë të manipulojnë", tha Ahmet Isufi.

Për Memli Krasniqin i rëndësishëm është procesi, i cili ka qenë i hapur dhe në dobi të qytetarëve.

"Është një shembull i mirë se si duhet të zhvillohen edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ka treguar edhe kapacitetet, edhe ndonjë dobësi eventuale të KQZ-së, që duhet të përmirësohet para datës 12 dhjetor", pohoi Krasniqi.

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke u nisur nga mënyra se si ka qeverisur deri tani PDK-ja, përpjekjet për manipulim nga kjo parti nuk do ishin të papritura.

"Një parti në pushtet që ka abuzuar me të gjitha institucionet e Kosovës, me buxhetin e Kosovës, me mënyrën se si ka qeverisur, nuk është çudi që në Rahovec, por edhe në zgjedhjet e 12 dhjetorit, të jetë krijuese e një klime të tillë që nuk i shkon në favor demokracisë në Kosovë", theksoi Isufi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 19 dhjetorin si datë kur do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Rahovecit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA NUK MENDON PËR GARË ME SARAH PELIN (11.25.2010)
FER NUK DO TË BËJË KOALICIONE JOPARIMORE (11.25.2010)
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE (11.25.2010)
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA (11.24.2010)
EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META (11.24.2010)
ALBIN KURTI: ANGAZHOHEM PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (11.24.2010)
"Reuters": I KËRKUARI NGA FBI JETON HAPUR NË KOSOVË (11.24.2010)
TËRMKOLLI: JANË SPEKULLIME ZËRAT PËR KOALICION ME PDK-në (11.24.2010)
HISEN MUSLIUT 8 DITË PARABURGIM (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]